• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e Uashingtonit duhet riaktivizuar!

by Mentor Nazarko
06/01/2025 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Është krejtësisht e qartë se dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ka hyrë në një rrugë pa krye. Ardhja e drejtuesve të rinj në krye të Unionit, përfundimi i mandatit të Lajcakut dhe zëvendësimi eventual i tij, zgjedhjet në Gjermani, ato të 9 shkurtit në Kosovë- nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Serbi,- e bëjnë të paqartë se kur do të kemi sërish dialog të nivelit të lartë.

Brenda frontit europian vijnë megjithatë propozime  të reja të ndrojtura. Deputeti I CDU gjermane Knut Abraham, që është konsideruar mik i Kosovës, thotë se BE duhet të zhvillojë dialog më vete me të dy shtetet, duke i shndërruar detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit si detyrime për integrim ndaj BE. Kësaj teze i është përmbajtur dhe kryeministri Rama, I cili e propozoi një gjë të tillë në Parlamentin e Kosovës duke marrë mbi vete rrufetë e deputetëve të VV.

Mirëpo si u arrit këtu? Ndërmjetësimi europian është imponuar nga një rezolutë e Asamblesë së Përgjithshme të OKB të shtatorit 2010. Ama duket bukur mirë se Bashkimi Europian nuk ka fuqi imponuese për jetësimin tërësor të marrëveshjeve të negociuara deri më tani. Kjo është drama. Marrëveshjet jetësohen nëse midis dy shteteve, dy shoqërive, nisin procese reale normalizimi marrëdhëniesh, nëse ka garantë fuqiplotë dhe jo ndërsa palët nxisin armiqësi që kulmojnë me akte agresioni si ai i Banjskës.

Zgjidhja amerikane mbetet zgjidhja më e mirë…

Katër vjet më parë midis presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Avdulla Hoti u nënshkrua marrëveshja e Uashingtonit e cila ishte kapërcim i rezolutës në fjalë. Në shumë aspekte ishte kërcim cilësor: ndërmjetës ishte Shtëpia e Bardhë, garante ishte ajo dhe jo një Komisioner Europian apo i dërguar i KOmisionerit. Teksti i marrëveshjes që mund të ketë ndryshuar si pasojë e rezistencës së palëve, kufizohej nga letrat që Presidenti Trump i dërgonte negociatorëve-njohje reciproke në qendër. Në tekstin përfundimtar aq të detajuar-të zhvendosurit, Ujmani në interes të përbashkët, njohja e diplomave, hekurudha, etj parashikohej një karotë e fuqishme ekonomike. Bëhej fjalë për një fond investimesh amerikane me qendër në Beograd, për të financuar projektet infrastrukturore që ndërlidhnin krejt vendet e Ballkanit, si alternativë e projektit kinez One road one belt, madje dhe e vetë procesit të Berlinit financuar nga BE. Por mbi të gjitha-element diferencial ky- ndërmjetësimi amerikan, ngjante i toleruar prej Rusisë, ose i marrë vesh me të, si duket nga fakti që nuk pati kundërshtime publike  ruse. Madje Presidenti Putin e takoi shkurt Hashim Thacin në këmbë në ceremonitë e organizuara në Francë dhe foton e komentoi shefi i tij i PR, Dimitri Peskov. Media serioze flisnin se Rusia e kishte toleruar një përfshirje amerikane dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në emër të legalizimit të pushtimit të Krimesë.

Cila është rruga për t’u rikthyer tek ajo?

Në nenin 15 të saj, Marrëveshja parashikonte moratorium njëvjeçar kur të dy palët do hiqnin dorë nga përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, apo fushata për çnjohje. Duket qartë se ky nen e ngrinte pretendimin e Kosovës për njohje reciproke nga Serbia, si pasojë e lutjeve serbe, deri në një afat të dytë- kur logjikisht palët duhet të takoheshin sërish. Ky nen ishte realist dhe pse pandemia praktikisht ngriu veprimtarinë ndërkombëtare shumëpalëshe.

Kanë kaluar 4 vjet prej atëherë.  Kryeministri Kurti e kritikoi marrëveshjen, bëri thirrje për të votuar Biden dhe mandati i tij kaloi  pa përparime reale nën ndërmjetësimin europian dhe mbështetjen e dobët të Uashingtonit. Sot do ishte ideale që palët të mblidheshin përsëri nën ndërmjetësimin e presidentit Trump, apo ekipit të tij, ku ngjan se Richard Grenell vazhdon të ketë vëmendje për një temë si kjo.  Në mënyrë miope, asokohe me nxitjen e VV, me heshtjen e opozitës të mbetur pa kokë me arrestimin e Thaçit, u sulmua Grenell, presidenti Trump, familja e tij. Nga kritikët e Grenell në Kosovë  madje përmendet dekorimi i tij nga Vuçiq, duke harruar që ai e kishte marrë më herët medaljen e Lirisë nga Thaçi.

 Ndërlidhja me konfliktin Rusi Ukrainë

A pengon fakti që bota, pra dhe SHBA e kanë mendjen te konflikti Rusi-Ukrainë? Edhe po, por dhe jo. Presidenti Trump vjen me autoritet të shtuar në krye të SHBA-ve, dhe suksesi tek mbyllja e njerit konflikt do të ndikonte pozitivisht tek arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Jo sepse Kurti thotë në mënyrë autolezioniste se Kosova është si Ukraina!! Por sepse në zgjidhjen e njerit apo tjetrit konflikt është përdorur si precedent ndryshimi i kufijve: me forcë në 1999, konsensualisht mes dy palëve (marrëveshja e Uashingtonit),  apo me referendum (pakica ruse). Rusia krejt ndryshe nga sa thuhet e mendohet në Prishtinë, është shumë e dëshiruar ta pranojë precedentin e Kosovës, si e ka pohuar vetë Putini në një dalje publike me kreun e OKB Gutierrez në 2022. Kosova mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit vetëm me votën pro të Rusisë.Rusia nuk mund të ndjekë përjetësisht fatin e Serbisë.

 Koha është tani. Po për Gjykatën speciale?

 Koha pra ka ardhur sërish që Marrëveshja e Uashingtonit  të riaktivizohet nisur pikërisht nga neni 15. Kur Kosova të ketë qeveri të re, me autoritet të ri mund të krijohet baza dhe për rishikimin apo shfuqizimin e Gjykatës speciale, me votë konsensuale në parlamentin e Prishtinës, përfshirë ndonjë nen  në Marrëveshjen e re të plotësuar të Uashingtonit, diçka që Grenell ka lënë të kuptohet se do ta dëshironte: si shuplakë ndaj prokurorit Smith, por dhe si mirënjohje për ish presidentin Thaçi, bashkëbisedues i arsyeshëm i tij që po kalon 4 vjet në burg pa një vendim gjyqësor.

Kur Presidenti Trump imponoi firmosjen e asaj marrëveshjeje, një deputet suedez e propozoi si laureat të çmimit Nobel atë dhe dy presidentët. Të nesërmen në fushatë Trump thoshte: negociova një marrëveshje midis dy kombeve në luftë prej 150 vjetësh. Naivisht kritikët tanë thoshin-ç lidhje ka kjo me Kosovën e pavarur? Harronin se Marrëveshja e para 4 vjetëve, parashikonte indirekt një normalizim total mes dy kombeve, pra përfshi dhe Shqipërinë. Askund s’flitej për shkëmbim të territoreve, por për një vizion amerikan të ri për Ballkanin nëpërmjet tryezës së Minishengenit që do shpërndante fonde infastrukturore për gjithë vendet. Atëherë pse ishim kundër, e pse duhet të jemi akoma kundër 4 vjet më pas?

Next Post
Deklarimi i të ardhurave, ulet pragu në 1,2 milionë lekë, afati deri në 31 mars

Deklarimi i të ardhurave, ulet pragu në 1,2 milionë lekë, afati deri në 31 mars

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me tre të vdekur në Manzë! Policia: Makina doli nga rruga dhe u përplas me bordurën

Zbardhet dinamika e aksidentit tragjik të Durrësit me tre viktima, makina me 114 km/orë, drejtuesi nën efektin e alkoolit!

August 19, 2026
Ministria e Mbrojtjes përditëson situatën e zjarreve: 10 vatra ditën e sotme, 5 ende aktive! 125 forca dhe 2 helikopterë në aksion

Normalizohet situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 4 vatra aktive, nuk ka rrezik për banesat! Ja zonat ku vijon aksioni

August 19, 2026
Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

Hapet Konferenca Botërore e Robotikës 2026 në Pekin

August 19, 2026
Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

Turizmi shënon rekord të ri, 5 milionë të huaj hynë në 6-mujorin e parë në Shqipëri! Rritet numri i turistëve nga Azia dhe Italia

August 19, 2026
“Udhëtoni me jetën në mendje! Familja ka nevojë për ty”/ Policia apel për kujdes me shpejtësinë: Intensifikojmë kontrollet me radarë e dronë!

Shpejtësia po vret më shumë, mbi 1500 patenta pezullohen në një javë! Ekspertët kërkojnë siguri dhe hetime të thelluara

August 19, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

August 19, 2026
U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

U ndalua në Aeroportin e Prishtinës, shtetasi iranian kërkon azil në Kosovë: Ndihem i kërcënuar

August 19, 2026
Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani humb kontrollin e Hormuzit? 80% e anijeve kalojnë në korridorin e Omanit, SHBA fiton terren

August 19, 2026
“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

“Të vrasim 40 persona çdo natë në Gaza”, Merz dënon deklaratën tronditëse të ministrit izraelit

August 19, 2026
Vrasja e turistit/ Pezullohen dy efektivë, s‘ndërhynë dhe s’njoftuan për konfliktin

Vrasja e turistit/ Pezullohen dy efektivë, s‘ndërhynë dhe s’njoftuan për konfliktin

August 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com