• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e targave Kosovë – Serbi, Paskal Milo: Një kompromis i detyruar!

by A R
24/11/2022 23:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një kompromis të imponuar e cilëson ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, marrëveshje e targave të arritur sot në nivel teknik mes Serbisë dhe Kosovës.

Milo tha në studion e MCN se palët u rikthyen në tavolinë pas ndërhyrjes së SHBA. Sipas tij, Serbia do të vijojë të ndjekë të njëjtën taktikë, me qëllim që të fitojë kohë.

Është një kompromis i imponuar. 48 orë më parë, aktorët kryesorë të kësaj marrëveshjeje nuk ranë dakord. Por ndërhyrja e SHBA bëri që palët të riktheheshin në tavolinë.

Është një marrëveshje e përkohshme, nuk është substanciale. Të dy palët kërkojnë në fitojnë kohë, në mënyrë të veçantë Serbia. Ajo do të luajë me kohën, do të manovrojë me negociatat që mund të fillojnë në pranverë të vitit të ardhshëm.

Milo tha se nacionalizmi serb është pengesa kryesore për negociata efektive.

Të dy palët shkojnë në negociata me qasje të ndryshme. Kosova kërkon marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe njohje të ndërsjellë. Objektivi i Serbisë është e kundërta. Vuçiç edhe sot ka deklaruar se nuk do ta njohë Kosovën dhe nuk do ta lejojë të anëtarësohet në OKB. Ai e quajti marrëveshjen e sotme një fitore e vogël taktike. Kemi të bëjmë me një politikë që për hir të egos nacionaliste nuk pyet as për BE dhe as për SHBA. Nuk do të jenë negociata të lehta.

Megjithatë sipas tij, edhe Kosova duhet të jetë e kujdesshme në hapat që hedh me politikën e jashtme.

Kosova nuk ka forcë të imponojë dhe këtë duhet ta pranojmë. Duhet ta pranojnë shqiptarët e Kosovës. Kosova është shtet i vogël, ende nën njëfarë kujdestarie. Ka forcë të prishë punë, por jo të ndreqë punë. Duhet të bëjë kujdes sepse mund të ndodhë si në rastin e targave që bëri shumë zhurmë, për t’u kthyer sërish në pikën zero.

/a.r

Next Post
Protesta në ditën e Samitit / Mediu, këshilla opozitës: Jo konflikt me ndërkombëtarët!; Minxhozi: Protestë personale!

Protesta në ditën e Samitit / Mediu, këshilla opozitës: Jo konflikt me ndërkombëtarët!; Minxhozi: Protestë personale!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

Lajm i mirë nga lufta! Libani pranon bisedime me Izraelin, ja kushti

April 10, 2026
Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

Zbardhet raporti i PD për funksionimin e Kuvendit, ja çfarë thuhet në dokumentin e dërguar drejt selive diplomatike

April 10, 2026
Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

Situatë alarmante! Aeroportet e BE-së në rrezik për mungesë karburanti nëse Hormuzi nuk rihapet brenda tre javësh

April 10, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

April 10, 2026
Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

Ish-kryebashkiaku i New Yorkut merr shtetësi shqiptare

April 10, 2026
Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

Rolling Hills Liqeni, vlerat unike që po përcaktojnë një standard të ri në treg

April 10, 2026
1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In