• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e Serbisë me Rusinë/ Berisha: Kërcënim për Ballkanin Perëndimor! Vuçiç është një Putin i vogël

by
25/09/2022 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka reaguar për marrëveshjen e ndërlidhur mes Serbisë dhe Rusisë e cila u nënshkrua dy ditë më parë nga ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov. Ish kryeministri shprehet se kjo marrëveshje është një dëshmi e qartë e sjelljes së Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç e ngjashme me homologun e tij rus, Lavrov.

Ndër të tjera Berisha thekson se kjo lidhje mes Moskës dhe Beogradit, fakton gjithashtu se kryeministri ynë është një vasal i Presidentit serb, Vuçiç me mbështetjen e Ballkanit Perëndimor dhe se dënon këtë akt i cili sipas tij është kundër interesave të shqiptarëve.

‘Marreveshja Serbo- Ruse ne Neë York, nje kercenim i ri per Ballkanin Perendimor!

Te dashur miq, ministri i jashtem i Putin, Sergei Lavrov pasi deshtoi ne udhetimin e tij drejt Beogradit ne fillim te qershorit te ketij viti, vizite ne te cilen, siç deklaroi vete, do te shprehte mbeshtetjen per Ballkanin e Hapur, u takua dy dite me pare ne Seline e OKB dhe firmosi me ministrin e jashtem te Serbise, Nikolla Selakoviç, Marreveshjen per Bashkepunimin ne Politiken e Jashtme midis Moskes dhe Beogradit.

Kjo marreveshje deshmon qarte dhe perfundimisht se Serbia po sillet si Rusi e vogel dhe presidenti i saj Vuçiç eshte nje Putin i vogel ne Rajonin tone.

Marreveshja e Beogradit me Mosken pas agresionit rus ne zemer te Europes ndaj nje vendi te lire, Ukraines, fakton se sa iluzive jane perpjekjet per te shkeputur Putinin e vogel te Serbise nga Putini i Madh i Rusise.

Duke denuar me force kete si nje kercenim per paqen ne rajonin tone, shtoj se marreveshja per bashkepunim ne politiken e jashtme midis Moskes dhe Beogradit provon gjithshtu se Edi Rama, ky vasal i Vuçiçit me mbeshtetjen e Ballkanit te Hapur po punon me perkushtim per hegjemonine ruso – serbe dhe destabilizimin e rajonit dhe kunder interesave kombetare te shqiptareve.’– shkroi Berisha.

Në mes të një luftë më zemër të Evropës në një shtet sovran, Serbia ka zgjedhur të nënshkruajë njëmarrëveshje me Rusinë duke nxitur kështu reagime të forta.

Lidhur me këtë reagoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, përveç që nuk njeh shtetin e Kosovës dhe krimet e bëra nga regjimi i Millosheviçit, mban edhe lidhje shumë të ngushta me federatën ruse, siç ishte edhe marrëveshja e bashkëpunimit që nënshkroi ministri i jashtëm serb me atë rus, e cila duhet t’i alarmojë kryeqendrat perëndimore-demokratike.

Ministri i Jashtëm serb, Nikola Selakoviç nënshkroi marrëveshjen të premten së bashku me ministrin e jashtëm rus Sergej Lavrov në margjinat e takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, ku shumica e delegacioneve perëndimore shmangën kryediplomatin rus lidhur me pushtimin e vendit në Ukrainë.

/e.d

Next Post
Jo më gomone! Britania e Madhe jep lajmin e mirë për shqiptarët, lehtëson rregullat për…

Jo më gomone! Britania e Madhe jep lajmin e mirë për shqiptarët, lehtëson rregullat për...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In