• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Marrëveshja e pensioneve Shqipëri-Itali, Zignani: E vonuar, në pranverë merr dritën jeshile

by A R
19/02/2025 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i ITAL-UIL Giuliano Zignani dhe Sekretari i Përgjithshëm Carmelo Barbagallo ndodhen në një vizitë në Shqipëri kudo të zhvillojnë një sërë takimesh, përfshi ambasadorin e ri italian në Shqipëri, Kryebashkiakun e Vlorës,  Kryebashkiaken e Durrësit si dhe përfaqësinë e italo-shqiptarëve.

Të ftuar në studion e RTSH 24, Zignani e Barbagallo kanë bërë me dije se qëllimi i kësaj vizite në Shqipëri lidhet me prezantimin e shërbimeve për shqiptarët që kthehen në vend pas viteve të punës në emigracion dhe atyre që vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë në Itali, por dhe qytetarëve italianë që punojnë në Shqipëri.

Ata theksuan se hapja e zyrës së përfaqësimit në Tiranë, UIM Albania, shërben si një ndërlidhje mes marrëdhënieve italo-shqiptare.

“Kemi filluar që sot në mëngjes me një takim me universitetin “Zonja e Këshillit të Mirë”, kemi takuar Konfindustrinë italiane në Shqipëri, më pas do takojnë ambasadorin e ri italian në Shqipëri e do vijojmë në Vlorë se ka prezencë të madh italo-shqiptarësh.

Kemi takime edhe me kryetarë bashkish, Vlorë e Durrës dhe me përfaqësinë e italianëve e italo-shqiptarëve.

Ndërlidhja mes këtyre marrëdhënieve, është qëllimi ynë”, tha Zignani.

Nga ana e tij, Sekretar i Përgjithshëm i sindikatës Uil për pensionistët,  Carmelo Barbagallo bëri me dije se përmes ata mundësojnë të gjitha shërbimet për personat që janë në prag pensioni.

“Kemi një platformë të mirëfilltë për ti dhënë përgjigje pensionistëve e atyre që do jenë pensionistë. Kemi shumë mijëra pensionistë ende aktivë që kanë potencial për të punuar e duhet të kontribuojmë për mbarëvajtjen e punëve të shtetit italian e jo vetëm.

Ndaj ne jemi në dispozicion të tyre me këtë platformë që e kemi biseduar me qeverinë italiane. I bëjmë gjithë shërbimet që kanë nevojë për ti përgatitur për periudhën e pensionit.

Pensionistët janë kontribut i rëndësishëm dhe qytetarët aktivë, punëtorët në fusha të ndryshme, janë resurs shumë i rëndësishëm dhe ne mbrojmë  të drejtat e tyre në të gjitha fushat e aktivitetit dhe të vlerësojmë rolin e tyre duke i shoqëruar edhe në moshën e pensionit e duam ta bëjmë këtë edhe në Shqipëri”, tha ai.

Ndalur më tej te marrëveshja e pensionit mes dy vendeve Itali-Shqipëri, Zignani u shpreh se është evonuar,por shpreson që të marrë dritën jeshile gjatë pranverës. Ai u shpreh se shkak për vonesën janë bërë burokracitë në Itali.

“Pensionistët kanë probleme të jenë në lartësinë e politikave të shtetit. Uroj që kjo marrëveshje të përfundojë sa më shpejt se jemi shumë kohë që jemi në pritje ndërkohë parlamenti italian ende s’ka përfunduar ratifikimin.

Koha e punimeve në Itali është më e gjatë se në Shqipëri dhe burokracia e gjatë e jona ndikon në proces. Shpresoj që në pranverë kjo marrëveshje të marrë dritën jeshile.

 Sa i përket asaj që njohim ne si sindikatë është e vonuar kjo marrëveshje. Kemi shumë punonjës shqiptarë që kanë derdhur kontributet në Itali dhe pas shumë vitesh duhet të kenë të drejtën të kthehen në vendin e tyre duke pasur të drejtën e pensionit. Tashmë jemi në momentin përfundimtar të mbylljes së marrëveshjes”, tha ai.

Next Post
“Thinking Machines Lab”, Mira Murati me projekt të ri, lançon rivalin e OpenAI

“Thinking Machines Lab”, Mira Murati me projekt të ri, lançon rivalin e OpenAI

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

Përshkallëzohen tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Huthi sulmojnë me raketa aeroportet saudite! Të paktën 3 të vrarë dhe 36 të plagosur

October 8, 2026
Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

Dosja “Partizani”/ Berisha kërkon heqjen e masës “detyrim paraqitjeje” të GJKKO-së, Kushtetuesja e shqyrton sot! Ja ora kur mbahet seanca

October 8, 2026
Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

Rrezikoi të mbytej duke kaluar lumin e Devollit në mesnatë, zjarrfikësit shpëtojnë të riun në Gramsh!

October 8, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Kujt pritet t’ia japin votat zgjedhësit në bashkitë që do të zgjerohen

October 8, 2026
“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

“Hapësira ku historia takon teknologjinë”- “Muzeu Arkivor”, Rama ndan pamje nga “Tempulli i Dokumenteve”: Zbulohet e shkuara nëpërmjet dokumenteve

October 8, 2026
Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

Pas tentativës të dështuar ndaj Christa Pike, ekzekutohet në burg 46-vjeçari i dënuari për vrasje në Teksas

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com