• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e detit/ Milo: Grekët optimist, pse hesht qeveria shqiptare?

by Java News
13/06/2018 21:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, shprehet optimist se marrëveshja e Shqipërisë me Greqinë për delimitimin e kufirit detar do të arrihet së shpejti. Nisur nga deklarata e sotme e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kocias, i cili tha se “nuk shkon me pushime pa u zgjidhur çështja me Shqipërinë”, Milo shprehet se Greqia duket optimiste në arritjen e një marrëveshje.

Milo tha se stafet teknike të dy vendeve po punojnë për përcaktimin e detajeve të karakterit teknik të marrëveshjes. Ai tha se kjo është edhe pjesa më e vështirë, pasi duhet të arrihet në një marrëveshje të pranueshme nga të dyja vendet. Nisur nga fakti se Shqipëria pret qëndrimin e vendeve të BE për hapjen e negociatave për anëtarësim, Milo tha se marrëveshja me Greqinë mund të ndikojë në këtë drejtim.

“Mund të kemi edhe një ‘Po’ të kushtëzuar”, tha ai.

PJESË NGA INTERVISTA

Maqedonia dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për emrin. Gati tre dekada për të rënë dakord për një emër. A është normale një gjë e tillë?
Nëse do të ishte për një rajon tjetër do të ishte ndryshe, por për Ballkanin është normale. Ballkani ka trashëguar një mentalitet të tillë, ndaj është quajtur “fuçi baruti”, dhe marrëdhëniet mes kombeve kanë patur çështje të pazgjidhura. Është për t’u përshëndetur arritja e kësaj marrëveshje. Kontribuon në stabilitetin në rajon, dhe në radhë të parë të vetë Maqedonisë. Zgjidhet një ngërç që e ka penguar Maqedoninë të integrohet në NATO dhe më tej. Kjo çështja ka qenë një ‘patate e nxehtë’ për politikën e brendshme në Maqedoni. Presidenti maqedonas Ivanov, është zgjedhur nga partia që ka refuzuar zgjidhjen. Edhe në Greqi ka patur pak a shumë një reagim refuzues, por nuk besoj si në Maqedoni. Çështja e Maqedonisë së Veriut ka qenë në tryezën e bisedimeve si propozim prej shumë vitesh. Kjo është një marrëveshje që pas kaq shumë vitesh zgjidhet, dhe është meritë e atyre që qeverisin tani të dy vendet. Presidentit të Republikës i takon ta dekretojë pasi është një marrëveshje ndërkombëtare. Besoj se në këtë pikë do të ndërhyjë edhe Parlamenti i Maqedonisë.

Tani vëmendja shkon tek ajo se çfarë do të bëjë Tirana me Athinën. Nuk e dimë në cilën pikë janë diskutimet…
Ka patur pritshmëri për arritje më të shpejtë të marrëveshjeve të përfolura. Janë caktuar disa afate të cilat janë kaluar, si prilli, maji, dhe ende nuk duket se ka së afërmi ndonjë gjasë që të mund të zgjidhjet përfundimisht e gjithë paketa e negociuar mes palëve. Problemi me sa duket qëndron tek marrëveshja për delimitimin e kufijve detarë. Është një marrëveshje me probleme, dhe është në të mirë të dy vendeve që të negociohet me detaje. Grupi shqiptar ka shkuar në negociata për të mbrojtur interesat kombëtare, dhe e rëndësishme është që në fund të arrihet një marrëveshje në interes të dy vendeve.

Mendoni se tani janë stafet teknike që po punojnë për këtë?
Mendoj se janë stafet teknike që tashmë janë fokusuar tek detajet. Presidenti ka vendosur vijat e kuqe, ndaj tani mendoj se më shumë ka vështirësi të karakterit teknik për të përcaktuar detajet e marrëveshjes. Negocimi në detaje është i vështirë. Mendoj se në detaje po haset në vështirësi të cilat interpretohen nga palët në mënyra të ndryshme. Dhe derisa të lëmohet fraza dhe të përcaktohet qartë gjithçka, duhet punë. Lexova sot që ministri Kocias është shprehur se ‘nuk do shkoj me pushime pa u zgjidhur çështja me palën shqiptare’, këto tregojnë se ata janë optimistë se mund të arrihet marrëveshj. Pala shqiptare është pak e kursyer në deklarata, për shkak edhe të eksperiencës negative që kemi patur nga marrëveshja e parë. Rëndësi ka të arrihet një marrëveshje e mirë. Një marrëveshje e tillë mund të ndikojë edhe në hapjen e negociatave. news24

ma.me

 

Next Post
‘Fshesa’ greke, dëbohen 668 shqiptarë gjatë marsit

Informaliteti, transport ilegal drejt Greqisë, dëmi 400 mijë Euro!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In