• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e detit me Greqinë/ Mustafaj i del në krah ish-ministres greke: Zonjë serioze, nuk flet kot. Ndërsa Rama…

by Ardit Rada
17/09/2020 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anetari io komisionit per perzgjedhjen e kandidateve [er de[utete ne PD dhe ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka folur në studion e News24, në rubrikën “Opinion” për vizitën e kryeministrit Edi Rama në Greqi, çështjen e negociatave për detin dhe deklaratat e ish-ministres së Jashtme greke Dora Bakojanis.

Sa i përket ndërhyrjes së supozuar të Turqisë në prishjen e marrëveshjes së parë me Greqinë, siç tha Bakojanis Mustafaj tha se nuk është e konfirmuar por nga ana tjetër shprehur konsideratë të lartë për ish-ministren greke që ishte nënshkruesja e saj, duke theksuar se nuk flet kot.

“Bakojanis ka qenë ministre e jashtme kur u nënshkrua marrëveshja e parë dhe normalisht nuk do ishte e kënaqur. Ajo nuk thotë ndonjë gjë të re, gjëra që janë folur por nuk janë konfirmuar për asistimin e Turqisë.

Nuk ka të dhëna zyrtare, këto do dalin shumë më vonë kur të hapen arkivat. Është një gjeneral turk që ka shkruar, por mbetet për t’u konfirmuar. Nuk them se ka ndodhur sepse nuk kam fakte por nuk e përjashtoj dot.

Me Dora Bakojanis kemi kaluar shumë momente bisedash, është një zonjë shumë serioze. Nuk është një njeri që bën blof, nuk provokon, një diplomate shumë klasike, e një stature që duhet marrë seriozisht.Kam bindjen të them se Dora Bakojanis nuk flet kot. Nuk them se gënjen Edi Rama, por edhe nëse gënjen nuk do ishte hera e parë. Rama nuk ka asnjë koherencë karakteri”, deklaroi Mustafaj.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit për një palë të tretë për zgjidhjen e çështjes së detit, Mustafaj tha se do ishte dështim i bisedimeve.

“Nuk do ishte hera e parë që mosmarrëveshjet mes dy vendeve të shkohet në gjykatën ndërkombëtare. Por shkohet kur dështojnë bisedimet. Në nderin e dy vendeve do ishte të arrihej një marrëveshje.

Edi Rama me atë deklaratë ose e sheh se nuk ka ekipin që i duhet për të negociuar një marrëveshje të tillë ose nuk përballon opinionin publik, gjë që nuk e ka problem ose ka diçka që nuk e dimë. Kjo do të thotë që kryeministri ynë për një arsye që nuk e dimë ka kapitulluar”, deklaroi ai.

Por ai ishim afër një marrëveshjeje kur ishte Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm? Mustafaj mohon. “E para nuk mendoj se kemi qenë shumë afër. Ka qenë një mënyrë për ta ushqyer opinionin publik.

Në atë kohë kemi pasur debate mes z.Bushati dhe Presidentit Meta për arsye të mosinformimit dhe mospajisja e ekipit me mandat nga presidenti. Z.Bushati takohej shpesh me ministrin grek. Kur thotë shumë afër do të thotë që nuk ka pengesë parimore”, tha ai.

Por Mustafaj thekson se i beson Gjykatës Kushtetuese sa i përket anulimit të marrëveshjes së parë. “I pari që e sulmoi marrëveshjen e detit është një sharlatan, një ish-kolonel i xhenios që më linte të qartë që mllefet ndaj Berishës i përkthente në këtë. Unë kam tendencën t’i besoj gjykatës Kushtetuese”, tha Mustafaj.

/e.rr

Next Post
Reforma Zgjedhore/ Kusht dakordësimi deri në fund të majit, palët takohen nesër “ballë për ballë” dhe jo online

Këshilli Politik drejt dështimit? Eksperti i PD: Opozita nuk do të bëjë draftin për ndryshimet kushtetuese, ja çfarë kërkojmë nesër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

September 17, 2026
“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

September 17, 2026
Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

September 17, 2026
I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

I maskuar si grua dhe me fëmijë në krahë: Arrestohet vrasësi serial në Brazil. Ka rrëfyer 80 vrasje

September 17, 2026

Kishte shkuar në Velipojë për pushime, humb jetën i moshuari nga Kosova

September 17, 2026
Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

Aeroporti i Vlorës, MIE fiton përballjen e parë me Pacollin: Hyn në fuqi zgjidhja e Kontratës së Koncesionit

September 17, 2026
Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

Plas Në Francë! Peshkatarët bllokojnë depot e naftës pas rritjes së çmimeve

September 17, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Ibrahimaj: Vihet në funksion platforma e automatizuar për aplikimin e bizneseve

September 17, 2026
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Edi Rama më riktheu dinjitetin”, Dash Sula: Jam kërcënuar, por nuk kam frikë!

September 17, 2026
Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

Protesta para kuvendit, 11 të shoqëruar/ Tensione dhe përplasje me policinë në disa zona të Tiranës

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com