• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëveshja e delimitimit të hapësirave detare, vijojnë dizinformimet

by Myslim Pashaj
10/02/2018 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Myslim Pasha

Prej mediumeve greke, prestigjozja “Huffingtonpost” kumton se marrëveshja midis të dy vendeve është realizuar. Po mbështetemi tek publikimi i  një mediumi të specializuar për probleme energjitike, e i cituar nga revista Huffingtonpost  botuar sot në TemA.

Sipas saj është arritur një marrëveshje e re. Vetëm kaq do të duhet që të mos besosh asnjë informacion tjetër që vjen më poshtë. Marrëveshjet kanë standartet e tyre ligjore shtetërore diplomatike dhe të kornizave të së Drejtës Detare Ndërkombëtare.

Brenda tyre funksionojnë.

Në Shqipëri nuk ka një vendim të Qeverisë, nuk ka një Plotfuqi të presidentit, nuk ka një grup negociator të miratuar.

Askund!

Opinioni është njohur dhe ka pasur ndjeshmëri të ndryshme për këto arritje diplomatike, por që në përgjithësi emëruesi i përbashkët i arritur në Kretë dhe Korçë është, se ka një pranim që Negociatat do të fillojnë. Ka një konfirmim se është folur për parime , metoda, standarte të Ligjit të Detit, për një rinisje në rindarje të këtyre hapësirave.

Artikulli i cituar duket se i është përafruar asaj çështje nga më të ndjeshmet dhe nga më të debatueshmet që lidhet me Hapësirat Ekonomike Ekskluzive të të dy vendeve. Kjo hapësirë është në Otranto dhe mediumi i cituar më sipër, i specializuar për probleme Energjitike shtrin interesin e tij në Blloqet e Hulumtimeve detare të Hidrokarbureve, të cilët ndodhen në Veriperëndim të Arkipelagut të Korfuzit.

Të bën përshtypje një siguri informative që përcillet nga kjo revistë, që të dy palët kanë rënë në përkim me njëratjetrën se ‘ është përdorur një teknologji e gabuar”

Sipas një hulumtimi ligjor fare të përciptë, e gjithë kjo që është thënë, nuk qëndron, duket se ka një panjohje të këtillë,  shumë larg  njohurive për Ligjin e Detit sa i përket argumentit gati të sajuar lidhur me llogaritjen “e distancave nga gjiret detare “çka është i pavërteë nga realiteti hapësinor detar në fjalë.

E gjithë hapësira detare që i është nënështruar ndarjes nga qëndra e Ngushticës së Otrantos e deri në gjirin e Ftelias nuk e ka defektin nga distancat prej gjireve detare, mbasi Shqipëria në Paktin e rrëzuar tanimë e ka pasur humbjen fatale të saj në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive në Otranto. Sa i përket “gjireve” atëbotë, të dy palët kanë rënë në përkim me njëratjetrën se Gjiri i Sarandës “përjashtohet nga termi Gji i Mbyllur” sepse nuk i plotëson kushet gjeometrike.

Me ato çka janë përcjellë nga të dy palët nga Ministri i Jashtëm Grek , Kotzias dhe Kryeministri i Shqipërisë nuk është thënë kërrkund se është arritur një marrëveshje Përfundimtare.

Përcaktimi i HEE është në fakt Nyja Gordiane…që nuk është zgjidhur e që do të dojë shumë përgatitje për negociata të reja. HEE ndodhet vetëm në Otranto midis tre shteteve Itali, Greqi, Shqipëri. Kjo zonë duhet të përfytyrohet tej Deteve Territorilë të cilët janë pranuar tanimë nga Greqia dhe Shqipëria, duke u mbështetur në (UNCLOS-Montago Bay) Për të sqaruar gjithë opinionin shqiptar, sipas Ligjit të Detit, të dy vendet kanë pranuar, tanimë (12 milje detare = 22,22 km ) si Det Territorial i cili ka të njëjtin status ashtu si dhe Haëpësira Tokësore në Integritetin Territorial. Pra aq Det sa merr Karaburuni Kontinetal aq merr edhe Othonoi ishullor.

Ky Det Territorial  është pranuar i barabartë për hapësira tokësore aq shumë të ndryshme në sipërfaqe. Kësilloj  kemi mbëritur tek HEE që përkon me:  “Contingnues Zone=Det i Zonës Vijimore ,12 milje= 22, 22 km) Për këtë zonë bëhet fjalë që duhet ndarë sipas parimit “Equitable Solution = Zgjidhje e Dejtë dhe e Ndershme”

Në Kretë dhe Korçë, palët Diplomatike siç duket kanë bërë qasjet parimore dhe për këto është folur. Kjo është një arritje. Nëse pala greke ka pranuar se ‘ përcaktimi i HEE ka qënë i gabuar” kjo sërish përcillet tek opinioni i të dy palëve si një rezultat tjetër me shumë rëndësi.

Në artikullin e cituar më sipër, kumtohet edhe një panjohje e madhe terminologjike e ligjore e së Drejtës Detare, të cilën ne po e  quajmë edhe “nonsense” se “Gjiret e brendshme duhet të konsiderohen si të mbyllura, për të aplikuar dispozitat e ligjit të Detit “ Një terminologji e tillë nuk është dëgjuar nga zëdhënsit e gjersotëm diplomatikë, e kjo është vetëm një lajthitje e tymnajë së cilës nuk duhet t’i kushtohet rëndësi sepse del nga sajesat e Gazetës në fjalë.

I po së njëjtës natyrë të pasaktë e të pambështetur në standarte ligjore është poashtulloj informacion i rremë sipas të cilit “ Shqipëria ka hequr dorë nga Pretendimet dhe ankesat në lidhje me shelfin kontinental të Othonoit dhe Erikoussas .

(Shelf Kontinental është  masa dhe shtresa e Dheut Kontinental që shtrihet poshtë ujrave detarë, e vijon prej buzës së ujit në fillim  me cektësi… Ky është një shtratdet)  çka kuptohet se është shtrati i Detit në HEE të Otrantos.

Ja dhe lajthitja tjetër: Erikoussa nuk ka HEE, sepse Kanali i Korfuzit është i tëri Det Territorail midis të dy vendeve dhe largësia është më e vogël se 24 milje detare…

Nëse pala shqiptare paska hequr dorë nga Shtrat Deti i këtueshëm, kuptohet se ka hequr dorë  edhe nga pretendimet e HEE gjë e cila nuk është thënë nga askush.

Revista Huffingtonpost, pas kësaj vjen tek kryefjala e hulumtimeve të saj: Energjia dhe Hidrokarburet që gjenden në këtë HEE, e për këto ajo sjell pozicionimet e blloqeve Gjeologjikë naftë/gazmbajtës, “1’ dhe “2” në veri të detit Jon ,të tenderuara nga Qeveria greke që në korrik të vitit 2015. Blloku ‘2’ është tenderuar nga TOTAL-HEP-EDISON.

Këtu pra është interesi.

Fundmbyllja e mediumit të cituar më sipër është përcjellja e një “happy end” mrekullues se çështja deter midis Shqipërisë dhe Greqisë  qënka mbyllur një herë e përgjithmonë.

Që është e pavërteë!/Dita

Next Post
FOTO/ Një kafaz hekuri për të lënë cigaren, çelësin e mban gruaja…

FOTO/ Një kafaz hekuri për të lënë cigaren, çelësin e mban gruaja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

Eksplozivët pranë tubacionit në Serbi, ekspertët: Mund të jetë provokim rus para zgjedhjeve në Hungari

April 11, 2026
Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

Këlliçi: Kryeministrisë duhet t’i ishte vënë zjarri

April 11, 2026
“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

“Smart City në qershor”, Koçiu në Shkodër prezanton prioritetet në arsim

April 11, 2026
Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

Tregjet botërore me sytë nga Pakistani, a do ta ulin bisedimet çmimin e naftës?

April 11, 2026
U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

U arrestua në Kolumbi për vrasje, publikohet momenti kur Florind Rama bie në pranga

April 11, 2026
Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

Skema e pensioneve/ Berisha për Ramën: Cinik, u tall me pensionistët

April 11, 2026
Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

Kanosën babë e bir, arrestohen tre persona në Shkodër, zbulohet biznesi i kundërligjshëm

April 11, 2026
“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

“Askush nuk ka bërë më shumë se ai për kombin shqiptar”, Berisha 1 minutë heshtje për Engel

April 11, 2026
“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

“Nuk tolerohet asnjë shkelje!”, Hita porosi të prera drejtuesve të DVP-ve: Punë parandaluese dhe hetime cilësore

April 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 12 prill 2026

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In