• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Marrëveshja e borxhit me BE shkon në Kuvend: 657 mln euro kredi dhe 256 milionë euro grante për reformat

by A R
06/03/2025 10:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa muaj pasi nga Tirana, Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen tha se Shqipëria është gati të përfitojë nga ndihma financiare e BE-së për thellimin e reformave, Plani i Rritjes ka mbërritur në Kuvend.

Qeveria ka depozituar në Kuvend “marrëveshjen e huasë mes Bankës së Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian për lehtësinë e reformave dhe zgjerimit për Ballkanin Perëndimor” e cila parashikon ndihmë financiare 657 milionë euro në formë kredie dhe 256 milionë euro grante me fokusin në 5 objektiva kryesore: rritjen e konkurrueshmërisë, kualifikimin e kapitalit njerëzor, konsolidimin e qëndrueshmërisë energjetike, transformimin digjital si dhe konsolidimin e shtetit të së drejtës.

“Objektivi i i këtij programi është çlirimi i potencialit ekonomik të vendit, përmes stimulimit të transformimit ekonomik dhe përmirësimit të klimës së biznesit për të hyrë gradualisht dhe i përgatitur në tregun e vetëm të BE-së, përmes forcimit të shtetit të së drejtës, me progres të vazhdueshëm në integrimin e përshpejtuar, konsolidimin e efikasitetin e reformave, dhe ecjes së qëndrueshme përpara në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.

Në marrëveshjen që shoqëron projektligjin sqarohet se huatë do të jepen në disa këste, sipas plotësimit të kushteve.

Mbështetja me hua do të vijojë deri në vitin 2027, dhe shlyerja e këtyre kredive nga Shqipëria do të nisë në vitin 2034, dhe koha për t’i shlyer të gjitha fondet e marra si kredi nga BE do të jetë 40 vite.

Në tetor, kur vizitoi Shqipërinë, von Der Leyen tha se vendi ynë është gati për të marrë këstin e parë prej 64 milionë eurosh nga Plani i Rritjes i BE-së, nga 920 milionë euro të parashikuara për Shqipërinë që do të merren në një periudhë 3-vjeçare.

Në total BE ka parashikuar për vendet e Ballkanit Perëndimor 6 miliardë euro mbështetje financiare për thellimin e reformave që do të shpërndahen si kredi dhe grante. Nga ky plan, Serbia do të marrë 1.58 miliardë euro, Bosnja dhe Hercegovina 969 milionë, , Kosova 888 milionë, Maqedonia e Veriut 807 milionë dhe Mali i Zi 383.5 milionë.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë

Next Post
Groenlanda, “Eldorado i bardhë” që Trumpi dëshiron t’ua rrëmbejë inuitëve

Groenlanda, "Eldorado i bardhë" që Trumpi dëshiron t’ua rrëmbejë inuitëve

Comments 1

  1. Lili says:
    1 year ago

    Po Krimministri…tha që patëm 10.000.000 turistë…që jemi shumë mirë ekonomikisht,dhe pse faqja e OKB-SË shkruante se 1)3 e popullit shqiptar vuan për bukën e gojës (verifikoje i,datë 5.3.2025).Ky gënjeshtar i paturp… vetëm për këto gënjeshtra SPAK duhet t’a marrë të pandehur.Turp…Kur do zhdukesh moj kolerë?! Je simbol i turpit dhe i Tradhtisë kombëtare

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

Trump i zgjat afatet Iranit për ngushticën e Hormuzit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In