• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Marrëdhëniet seksuale, a ka rëndësi përmasa?

by A R
26/10/2015 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmasa e organit seksual mashkullor është ndër temat më të diskutuara që lidhen me seksin. Ka shumë studime që dalin në përfundimin se përmasa nuk ndikon në mendimin që kanë femrat për performancën seksuale të partnerit.

Thënë ndryshe, gjatësia e ‘shokut’ nuk e dëmton jetën tuaj seksuale. ‘Mund të shfaqen probleme në rastet kur meshkujt përqendrohen së tepërmi tek përmasa organit të tyre në vend që të shijojnë seksin, të kënaqen dhe të gjejnë mënyra për të kënaqur të dashurën e tyre’, thotë David Frederick, professor në Champman University. Ai do të na rrëfejë disa fakte lidhur me përmasën e penisit që do t’ju ndihmojnë të çliroheni nga ‘mallkimi’ i këtij miti.

Gjatësia mesatare e një penisi gjatë ereksionit është 13.1 cm

Së fundmi, kërkues nga Britania e Madhe kanë kombinuar të dhënat mbi përmasat e organeve gjenitale mashkullore të nxjerra nga 20 studime për meshkujt mbi 17 vjeç. Mesataret që u nxorën ishin ato të 9.1 centimetrave për penisin e lëshuar dhe 13.1 centimetra në gjendje ereksioni. Asnjë lidhje e dukshme nuk u gjet mes madhësisë së organit gjenital me madhësinë e testikujve, moshën apo madhësinë e këmbës.

 

Meshkujt gënjejnë shumë lidhur me përmasën e vërtetë

Ka patur shumë studime për përmasat e një organi gjenital mashkullor. Përveçse na kanë dhënë një ide se sa mund të jetë përmasa mesatare, studiuesit kanë kuptuar se meshkujt nuk janë edhe aq të besueshëm kur vjen fjala për të treguar përmasën e vërtetë të organit të tyre. ‘Nëse e pyet një mashkull, ka shumë mundësi që ai ta rrisë atë me 2 centimetra’, thotë dr. Frederick.

 

Përmasa nuk e ndihmon një femër të kalojë në orgazëm

Ka shumë faktorë që ndikojnë tek orgazma femërore, por vetëm 1/5-at e femrave e kalojnë atë vetëm në sajë të fërkimit vaginal. Shumica e femrave ndikohen nga faktorë si marrëdhënia me partnerin, gjendja shpirtërore dhe të tjera që nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me kontaktin e organeve gjenitale.

 

Pesha e mashkullit është më e rëndësishme tek femra sesa madhësia e organit

Një organ i vogël mund të ndikojë në tërheqjen fizike deri në gjatësinë e 7.2 centimetrave (në gjendje të lëshuar), sipas një studimi të vitit 2012. 7.2 centimetra e më tej, nuk ndikonte më në tërheqjen fizike që kishin femrat për meshkuj të caktuar. Ato vlerësuan më tepër meshkujt e gjatë, me shpatulla të gjera, të mirëformuar fizikisht, pavarësisht se disa prej tyre mund të kishin një penis më të vogël se të tjerë meshkuj që ishin më të imët.

 

Shumica e meshkujve janë të pakënaqur nga përmasa e organit të tyre

Këtë e tregojnë shumë studime të viteve të fundit. Kanë të drejtë apo jo, këto pakënaqësi nuk duhen nënvlerësuar, shkruan Anabel. Meshkujt ndikohen nga mendimi që kanë për penisin e tyre për të patur ose jo një jetë të kënaqshme seksuale.

 

Ekziston një sindromë shumë e përhapur që quhet ‘Sindroma e Penisit të vogël’

Kjo sindromë është një gjendje në të cilën një mashkull me një penis të përmasës mesatare shqetësohet se mos organi i tij është tepër i vogël. Ky është një problem i cili mund të trajtohet dhe duhet trajtuar, në mënyrë që frika që një mashkull ka për përmasën e organit të tij të mos kthehet në një obsesion. Mjekët dhe studiuesit përsërisin: Për femrat gjatësia nuk është e rëndësishme. Kur vjen fjala për një jetë të kënaqshme seksuale, është marrëdhënia që keni dhe ndjenjat që ushqeni për njëri-tjetrin ato që vërtet ndikojnë. /Telegrafi/

Next Post

Në pranga katër policë të Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In