• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëdhëniet me Ramën janë ftohur? Kodheli: Kemi 20 vite që punojmë bashkë. Ja çfarë biseduam për listën e deputetëve

by Java News
20/03/2023 21:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtarja e kryesisë së PS, Mimi Kodheli beson se forca e saj politike do t’i fitojë zgjedhjet, sepse di të rinovojë veten me ide, me njerëz dhe programe.

Me 20 vite eksperiencë në PS dhe një nga zërat e respektuar të saj, ajo beson se kryesia do të marrë vendime të drejta për kandidatët e bashkive.

“Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë gjatë në pushtet, sepse jemi të duhurit dhe më të mirët në treg”, tha ajo gjatë intervistës për emisionin “Pa Censurë”.

Kur u pyet për Tiranën, Kodheli tha: “E shoh Tiranën shumë pozitive në raport me qeverisjen qoftë qendrore, qoftë lokale, shumë larg kundërshtarit tjetër politik. Kjo për shkak se mbështetet nga qeveria dhe drejtohet nga Veliaj. Janë të dy faktorë të rendësishëm.”

Ajo bëri edhe një vlerësim për kundërshtarin e përçarë përballë.

“Nuk fërkoj barkun dhe them shyqyr që janë këta në këtë derexhe dhe ne të vazhdojmë të qeverisim pavarësisht sesi qeverisim. Një opozitë e përçarë nuk i bën mirë vendit. Shpresoj të jetë një periudhë tranzitore për forcën e djathtë”- u shpreh Mimi Kodheli.

 

 

Ajo iu përgjigj edhe pyetjes nëse është ftohur me Edi Ramën, pasi nuk u vendos në listë fituese në zgjedhjet e fundit.

“Kemi 20 vite që punojmë bashkë. Disa periudha më pranë, disa më larg, por jemi aty e ndiejmë dhe e shikojmë që jemi e gjithmonë bashkëpunëtorë. Në kohën e hartimit të listave ka pasur një diskutim. Po jua them siç ia thashë kryeministrit Rama: Kam qenë në krye të listës ose në 3-shen e parë te listës.

E kam për nder të jem edhe në fund të listës së PS. Unë i shërbej vendit pavarësisht nëse jam nr. 1 apo 35, për sa kohë jam zgjedhur ta bëj këtë punë. Do ta bëj edhe kur të jem 35-a dhe do ta bëj sot, kur jam akoma në piacë, në krye të punëve të politikës”, u shpreh Mimi Kodheli./m.j

Next Post
VIDEO/ Armando Broja surprizon Luiz Ejllin, i dërgon mesazh në “shtëpi”

VIDEO/ Armando Broja surprizon Luiz Ejllin, i dërgon mesazh në "shtëpi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria, rezultate kundër korrupsionit”, raporti i KE: Objektiv, mbyllja e negociatave deri në 2027

Procesi i integrimit, Shqipëria pret mbylljen e grupkapitujve të parë në vitin 2026

January 2, 2026
Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

Emrat/ Përplasën për vdekje një 80-vjeçar dhe u larguan, arrestohen dy shqiptarët në Britani

January 2, 2026
Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

Reshje shiu dhe bore në Qarkun e Kukësit, ulje e ndjeshme e temperaturave

January 2, 2026
“Ne nuk jemi noterë të SPAK”, Rama për Ballukun: 16 mijë faqe s’janë prova, por arkiv! USB-në s’e ka tërhequr askush

Rama jep lajmin: Lura magjike do mund të vizitohet me rrugën e re turistike

January 2, 2026
Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

Tragjedisë në Zvicër nuk i shpëton as futbollisti francez, dërgohet me plagë të rënda në spital

January 2, 2026
Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

Ngricat dhe shirat/ Tri aksidente në Rrugën e Kombit, përfshihen 15 automjete, lëndohen 6 persona

January 2, 2026
Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën. Shkak, mungesa e reshjeve

Mungesa e gjatë e reshjeve, Liqeni i Fierzës shënon sërish rënie

January 2, 2026
Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

Fluks i shtuar në Muriqan, emigrantët rikthehen drejt vendeve të punës, punohet me 4 sportele

January 2, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 3 Janar 2026

January 2, 2026
Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

Gjendet e pajetë natën e ndërrimit të viteve vajza e aktorit Tommy Lee Jones

January 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com