• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëdhëniet me Ramën? Flet Haradinaj: E kemi lënë pas të shkuarën. Sot po punojnë për të mirën e kombit

by Java News
06/04/2022 08:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë të dhënë për gazetaren Linda Karadaku, e transmetuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, foli për takimin me kryeministrin Edi Rama dhe marrëdhëniet mes tyre, që dikur ishin mjaft të acaruara.

Haradinaj tha se si ai si Rama e kanë lënë pas të shkuarën dhe sot po punojnë për të mirën e kombit, por dhe për interesa të forta që lidhin Shqipërinë me Kosovën, siç është dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Pjesë nga Intervista:

Karadaku: Zoti Haradinaj u takuat me kryeministrin Rama, duket sikur ka një shkrirje akujsh, dhe po rikthehet ajo koha para problemeve që patët me njëri-tjetrin, kaloi ajo kohë?

Haradinaj: Besoj se janë tejkaluar shumë situata që i kemi patur në të kaluarën, tani jemi në një situatë krejt të re, është punë bashkëpunimi në interes të Shqipërisë, Kosovës. Këto ditë është një moment shumë i vështirë në Kosovë, rritja e çmimeve, probleme me energjinë, ishte e mirë kur Shqipëria na ndihmoi për Vitin e Ri, por kemi edhe momente të tjera. Ne nuk gazojmë të mbetemi peng i situatave në të kaluarën dhe të mos dimë të ecim përpara për interesin e vendit, për interesin e Kombit në këtë rast.

Karadaku: Dy temat kryesore që keni diskutuar me kryeministrin e Shqipërisë kanë të bëjnë më aëntarësimin e Kosovës në NATO dhe me çështjen e hekurudhës që është praktikisht Tiranë-Prishtinë, pavarësisht se ëhstë Durrës-Prishtinë, por realisht është Tiranë-Prishtinë. Do të keni mbështetje të hapur dhe të fortë për këto të dyja?

Haradinaj: Besoj se përpos asaj pjesë që është diplomaci publike, që i bie që në këtë rast është sensitive, puna mund të bëhet me kanalet serioze që të përshpejtohet ky proces. Shqipëria mund të jetë sponsorizuesi i kësaj çështjeje, për shkak se edhe gjeografikisht e ka këtë mundësi, por edhe për shumë arsye të tjera. Si faktor stabiliteti në rajon, Shqipëria ka dhënë prova tani në përkrahje të çështjeve që është e interesuar NATO, si rasti i Afganistanit, me refugjatët tani, me rastin e Ukrainës, me rreshtimin e drejtë. Pra ka krijuar mjaft përparësi të cilat e ndihmojnë Shqipërinë të ketë një fokusim të madh për Kosovën në NATO.

Karadaku: Edhe ta ndihmojë më shumë?

Haradinaj: Edhe Kosova ka bërë një rreshtim të drejtë edhe në çështjen e të shpërngulurve nga Afganistani, por edhe të luftës në Ukrainë ne jemi të rreshtuar qartë dënojmë luftën. Atje po ndodhin krime lufte,. Mendojmë se kriminelët duhet të sillen para drejtësisë. Por ne kemi qenë të gatshëm gjithmonë që të vazhdojmë paqen dhe sigurinë me aleatët tanë, duke dislokuar ushtrinë tonë në vende të niveleve të dyta në bashkëpunim me forcat amerikane./ abcnews

g.kosovari

Next Post
U mbyt në lumin Fan! Polumbarët rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

U mbyt në lumin Fan! Polumbarët rinisin kërkimet për gjetjen e trupit të 10-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com