• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëdhëniet Basha-Kryemadhi janë “krisur”. Kë do “joshë” Rama nëse s’merr 71 mandate?!

by Java News
26/03/2021 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte paralajmëruar përçarja e opozitës që në momentin kur PD dhe LSI dolën me dy lista më vete, për zgjedhjet e 25 prillit.

Ishte vetëm çështje kohe, ndërsa ishte përllogaritur që një përplasje e tillë mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit të reflektohej gjatë fushatës, kur kandidatët e PD dhe të LSI të luftonin ndaj njëri tjetrit për të thithur apo mbajtur të njejtin elektoral.

Ndërsa Basha do përpiqet për të rikthyer votat e humbura më 2017, nuk janë pak por 240 mijë të tilla, një pjesë kishin kaluar tek LSI, Kryemadhi po tenton t’i mbajë sa mundet mbështetësit pragmatikë.

Por përplasja ka ndodhur pikërisht në ditën e hapjes zyrtare të fushatës elektorale për Partinë Demokratike, duke e përshpejtuar “cirkuitin” e përballjes mes tyre.

Ndërsa Kryemadhi nuk organizoi asnjë tubim apo takim hapës ditën e djeshme, priste një ftesë nga ana e Lulzim Bashës për të qënë në mitingun hapës të fushatës së PD.

Ishte e udhës për një opozitë të konsoliduar që ndonëse kanë dalë me lista më vete, për hir të marrëveshjes paszgjedhore dhe objektivit për të larguar Edi Ramën nga pushteti, të reflektonin frymë bashkëpunimi.

Të përkthyer për sytë e mbështetësve dhe elektoratit gri si frymë fitoreje e opozitës më 25 prill.

Rasti ishte. Kryemadhi nuk organizoi miting përmbyllës, ndoshta nuk e pa të udhës të nxirrte në shesh Petrit Vasilin mes kalamajve kandidatë për deputetë të LSI. E kurseu me një fjalë!

Por nga selia blu nuk mbërriti asnjë ftesë, pavarësisht se kryetarja e LSI ishte në pritje të saj.

E pranoi dhe vetë që nuk do ta refuzonte një gjë të tillë, për të qënë në tribunën e PD bashkë me Bashën, për të dhënë mesazhin e një opozite vërtetë të bashkuar, sikurse cilësohet rëndom në ligjërimin politik dhe në mediat afër opozitës.

Por nuk mund të frymojë diçka që nuk ka frymë. PD dhe LSI janë në një ngërç bashkëpunimi. Por dhe në një ngërç mosbesimi, pasi Meta e Kryemadhi nuk besojnë tek Basha dhe i tremben një skenari aleance mes tij dhe Ramës për të “çuar LSI-në për skrap”.

E kanë përmendur disa herë një gjë të tillë, si Meta ashtu dhe Kryemadhi, përmes deklaratave e simbolikave, për t’i tërhequr vëmendjen Bashës që të mos e çojë në mendje tradhëtinë ndaj LSI.

Por dhe dalja e LSI me listë më vete e çliron atë nga detyrimi për të qëndruar në opozitë në një humbje eventuale më 25 prill, dhe i ka duart e lira për të pasur koalicion me PS-në, nëse Rama ia kërkon një gjë të tillë,

Nuk ka “tabu” në Shqipëri, pasi në kulmin e akuzave ndaj njëri tjetrit, për të qënë në pushtet, i kanë “gëlltitur” ato dhe liderët politikë e kanë gjetur gjuhën. Berisha me Metën në zgjedhjet e vitit 2009 dhe Rama me Metën në zgjedhjet e vitit 2013.

Sërish në aleancë në katër vite opozitë PD me LSI, pas akuzave të paprecendenta që Berisha dhe Meta kanë bërë ndaj njëri tjetrit. Madje dhe për vrasje me pagesë!

Mbrëmë Monika Kryemadhi pranoi publikisht në një emision televiziv se ftesën për të qënë në tribunë bashkë me Bashën e kishte në dorë selia blu. E cila sipas saj nuk e bëri.

Madje zbuloi dhe detaje të tjera, duke nënvizuar faktin se ndoshta kanë qënë strategët izraelitë të fushatës së PD ata që nuk ia sygjeruan Bashës një ftesë për kreun e LSI.

“S’më takon mua ta them, s’më takon të isha aty sepse ishte dita e tij, unë kandidatët e mi i prezantoj përditë.

Dasma është me 25 prill, sot(dje) ishte si dita e enjte, darka e dajave. Vijnë dajat me viçin me tollumbacet. Ka ditë plot deri në 25 prill, bashkë do dalim, janë 12 qarqe. Ne mund të bëjmë mbylljen bashkë. Nuk është e duhur që ne të dalim të bëjmë harxhime për “show”.

Unë nuk ndërhyj te PD-ja, të bëjë Basha çfarë të dojë apo ata çifutët që ka ai nëse i thonë apo jo të ftojë Monikën”, deklaroi Kryemadhi, në përgjigjie të ngacmimit të moderatorit të emisionit.

E shprehur në mënyrë më të detajuar, fillimi i fushatës elektorale shënoi dhe fillimin e përplasjes mes PD dhe LSI, e cila pritet të reflektohet thellë në 30 ditët e ardhshme.

Sinjalet e para u dhanë në Elbasan, ku ish zyrtarë të LSI u përplasën fort, madje dhe fizikisht me ata të PD pikërisht në ditën e verës, duke treguar qartë se situata në bazë nuk është e mirë.

Mesazhi i dhënë një natë më parë nga ana e Bashës, i cili refuzoi ta kishte në krah Kryemadhin në momentin e hapjes së fushatës elektorale, tregoi qartë se opozita nuk ka frymë për të ardhur në pushtet. Por dhe se Basha e sheh LSI-në si një “havale” votash e pushteti.

Madje secila parti po bën përllogaritjet e veta, për të pasur sa më shumë deputetë në Kuvend dhe për t’u përgatitur për një opozitë të fortë në 4 vitet e ardhshme përballë Ramës, të cilin të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues. Përpos atyre të kontraktuar nga familja Berisha në televizionin e vet.

Por po përgatiten dhe për të qënë në pushtet, përmes një koalicioni të madh PS-PD apo mes PS dhe LSI, nëse Edi Rama nuk fiton 71 votat e nevojshme për të qeverisur i vetëm.

Mbetet për t’u parë se kë do të “joshë” të parin Rama, Lulzim Bashën të cilin e quan kukull në duart e Berishës dhe Metës, apo Kryemadhin që është vartësja direkte e Ilir Metës.

Dalja më vete e PD dhe LSI në zgjedhjet e 25 prillit dhe përplasja mes Bashës dhe Kryemadhit që arriti kulminacionin mbrëmjen e djeshme tregon se ata kanë hapur “markatën” politike e janë në pritje të ofertave nga Rama.

Justifikimin për ftohjen mes krerëve të opozitës e kanë gjetur tashmë, e tha Kryemadhi i cila nënvizoi se “të bëjë Basha çfarë të dojë apo ata çifutët që ka ai nëse i thonë apo jo të ftojë Monikën”! Pra e kanë fajin strategët e fushatës.

Ndërsa justifikimin për një koalicion të mundshëm qeverisës me Ramën, kanë atë të përhershmin: “Për hir të interesave të larta të vendit, për të mos e lënë pa qeverisje në këto kohë të vështira, pandemie dhe përballimit të pasojave të tërmetit, hapjes së rrugës së integrimit, po bashkëqeverisim”.

Mbetet të presim se si do të shkojë fushata dhe urojmë të mos degjenerojë në përplasje me armë mes mbështetësve të PD dhe atyre të LSI siç ndodhi në Laç 8 vite më parë, apo dhe në Elbasan dhe zona të tjera.

Të presim dhe rezultatin për të verifikuar vërtetësinë e asaj që ne po paralajmërojmë: Kahjen e koalicionit qeverisës nëse PS e Ramës nuk merr 71 mandate. Deri atëherë do të përcjellim raste të tjera përplasjesh. Në mes janë votat që LSI i mori PD-së në dy palë zgjedhje!(M.N-TemA)

Next Post
Babai i Klodian Rashës përballet në gjykatë me ish-policin që i vrau të birin

Babai i Klodian Rashës përballet në gjykatë me ish-policin që i vrau të birin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

Kriza politike, analisti amerikan: Po dëmtohet imazhi i Kosovës! Kush e dëgjon një vend që nuk gjen president?

March 15, 2026
U zunë në rrjete sociale, si degradoi sherri në gjimnaz, u përleshën 8 adoleshentë

Sherr mes dy të rinjve në Durrës, plagoset me thikë 26-vjeçari! Policia në kërkim të autorit

March 15, 2026
Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

Infektohen me norovirus mbi 150 persona në një anije turistike që udhëtonte nëpër Karaibe

March 15, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

Emiratet e Bashkuara Arabe kapin 4 raketa balistike dhe 6 dronë, raketa edhe në Tel Aviv

March 15, 2026
Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

Deklaratat e Vuçiç, Bushati: Rajoni nuk ka nevojë për narrativa lufte, Shqipëria të mos ia lërë inercisë prioritetet

March 15, 2026
Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

Dyshohet se spiunonin tek Izraeli forcat iraniane të sigurisë, 20 të arrestuar rrezikojnë dënimin me vdekje

March 15, 2026
E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

E vlefshme për play Off-in e Botërorit, të hënën nis procesi i aplikimit për biletat e ndeshjes Poloni-Shqipëri

March 15, 2026
PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

PD mbledh Kryesinë të hënën, priten ndryshime në statut! Në pikëpyetje “neni Basha” pas lëvizjes së Salianjit

March 15, 2026
Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

Teherani i përgjigjet Trump: Khamenei është mirë dhe qeveris Iranin

March 15, 2026
Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

Nga ndihmë në makth: Pse AI po e rrit ngarkesën në vend që ta lehtësojë atë?

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In