• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëdhëniet Ankara-Tiranë/ Dendias nga Shqipëria: Greqia nuk e ka problem askënd që bashkëpunon me Turqinë

by Java News
21/12/2022 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vizitës së tij në Shqipëri, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, në një prononcim për mediat helene tha se Greqia nuk ka asnjë problem me shtetet që bashkëpunojnë me Turqinë, kur u pyet për bashkëpunimin e Tiranës me Ankaranë.

Dendias theksoi se Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj drejt Bashkimit Europian dhe se shteti grek nuk ka asnjë problem me Turqinë në vetvete, por me revizionizmin turk.

“Shqipëria të bëjë atë që është e kuptueshme, të vendoset në thelbin e fortë të familjes europiane. Dhe ne besojmë se është aty. Kjo nënkupton edhe një sërë parametrash. Këto parametra, të cilat duhet të vendosë pala shqiptare, duhet t’i shërbejnë narrativës së saj kryesore. Greqia nuk ka asnjë problem me Turqinë në vetvete, as nuk ka asnjë problem me bashkëpunimin me Turqinë.

Megjithatë, ai ka një problem të madh me revizionizmin turk, si me çdo revizionizëm. Rrjedhimisht, çdo parametër duhet që nga njëra anë t’i shërbejë idesë evropiane, nga ana tjetër të mos lejojë shfaqjen e revizionizmit në rajon”, theksoi Dendias.

Ai deklaroi po ashtu se përmes takimeve të tij në Tiranë pati mundësinë të analizojë situatën në Ballkanin Perëndimor, problemet që ekzistojnë në veri të Kosovës, por edhe marrëdhëniet dypalëshe./m.j

Next Post
Batutat e Ramës me mësuesit: Kur jam unë në mbrëmje askush nuk ha e kërcen, s’jam aq i frikshëm! Sa iki, plas vallja

Batutat e Ramës me mësuesit: Kur jam unë në mbrëmje askush nuk ha e kërcen, s’jam aq i frikshëm! Sa iki, plas vallja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com