• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëdhënia me LSI dhe zgjedhjet vendore, ja kërkesat e aleatëve për Bashën

by Java News
08/01/2018 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin e gjatë me aleatët e tij në selinë blu, ka prekur disa tema, të cilët nuk ishin pjesë e deklaratës së tij për mediat. Report Tv zbardh diskutimet e Bashës me aleatët e tij, ku është mësuar se fokusi kryesor është vendosur tek fati i reformës zgjedhore dhe kërkesat që ka opozita lidhur me kodin.

Aleatët i kanë kërkuar Bashës ndryshimin e sistemit zgjedhor, një sistem që do të maksimizonte votën e tyre. Po të njëjtat burime kanë theksuar se tema e reformës zgjedhore nuk duhet të anashkalohet dhe pjesë e diskutimeve të jetë sërish implementimi i teknologjisë. Në këtë pikë, siç është mësuar, Basha u ka thënë aleatëve, se do të kërkohet një sistem që do të përfaqësojë më mirë qytetarët shqiptarë.

Një temë e dytë e rëndësishme që kanë prekur aleatët ka të bëjë me zgjedhjet vendore që do të mbahen vitin e ardhshëm. Aleatët i kanë kërkuar kreut të opozitës ndryshimin e hartës territoriale, duke rishikuar ndarjen aktuale me 61 njësi bashkiake.

Një shqetësim të tretë që kanë ngritur aleatët e Bashës janë raportet e PD me LSI-së. Lidhur më këtë, nga burime është mësuar se aleatët e kanë pyetur Bashës se deri ku shkon bashkëpunimi i PD me LSI-së.

Kryedemorkati Basha nuk e ka anashkaluar këtë çështje, duke dhënë sqarime përkatëse. Basha u ka thënë aleatëve të pranishëm në tryezë se, PD do të bashkëpunojë me çdo forcë politike që kundërshton qeverisjen e Ramës dhe kërkon rrëzimin e saj në një afat kohor më të afërt.

Ndërkohë, Basha ka shtuar se aleatët politikë të PD janë ata që ishin në tryezë me të. Në tryezën e thirrur sot nga Basha ishte i pranishëm kreu i PR, Fatmir Mediu, ai i LZHK-së, Dashamir Shehi, kreu i PAA, Agron Duka, kreu i Partisë Demoristiane, Nard Ndoka. Takimi mes aleatëve dhe Bashës zgjati plotë 90 minuta.

Next Post
A do të jetë ky viti i ministrit të Brendshëm?

A do të jetë ky viti i ministrit të Brendshëm?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

Komisioni Zgjedhor i Izraelit hedh poshtë pretendimet e Netanyahut: Nuk ka prova për mashtrim në votime

November 4, 2026
Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

Moti i qëndrueshëm të mërkurën, alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë vendin

November 4, 2026
Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

Makina përplaset me bordurën anësore! Ndërron jetë pasagjeri, arratiset shoferi në Durrës

November 4, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Trump u kërkoi amerikanëve të votonin sikur ai të ishte në fletën e votimit. Ata e dëgjuan!

November 4, 2026
Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

Virxhinia do të miratojë një amendament kushtetues për mbrojtjen e martesave mes personave të të njëjtës gjini

November 4, 2026
Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

Obama pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA: Votuesit dërguan një mesazh të qartë, demokratët duhet të përveshin mëngët

November 4, 2026
Pas rekordit historik, kriza e Hormuzit prek edhe tregun e makinave në Shqipëri. Bien regjistrimet në prill

Detyrimi i ri për taksën vjetore të makinave me naftë dhe benzinë, rritje deri në 2.7 herë

November 4, 2026
Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

Demokratët në Merilend synojnë të ndryshojnë hartën zgjedhore për të marrë një tjetër vend në Kongres

November 4, 2026
Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

Pas humbjes në zgjedhjet e mes-mandatit, Trump ndryshon sloganin MAGA në VETO

November 4, 2026
Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

Nata që përmbysi Donald Trump, demokratët fitojnë dy dhomat e Kongresit

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In