• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marrëdhënia e re mes Ramës dhe Metës, Veliaj: Sjellje normale në kohë lufte dhe asgjë më shumë

by Java News
25/04/2020 12:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Marrëdhënien e re mes Presidentit dhe mazhorandës, kreu i Bashkisë Erion Veliaj e ka cilësuar një lajm të mirë. Në një intervistë për “Provokacia”, Veliaj theksoi se kjo është një sjellje normale që do të duhet të bënte politike në këtë situatë, ndaj tha se është një veprim që duhet duartrokitur edhe nga Presidenti.

“Shumë prej aktorëve të përfshirë në krizë politike harrojnë betejat aktuale, unë besoj se ky është një kontrast i bukur për ndryshim. Ne tipikisht jemi shquar për konflikte, pavarësisht kontekstit. Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, në një vend që gjithmonë mbjell konflikte dhe gjithmonë ndasitë politike janë mbi çdo kauzë tjetër, për herë të parë en kemi bërë një paqe, kemi ulur shpatat për të fituar një betejë me një armik me të cilin spajtohemi dot kurrë, siç është epidemia. Për të rifilluar debatet, diferencat që kemi mes nesh, pikëpamjet e ndryshme në njëj moment të dytë. Kështu që një Shqipëri normale, është në vetvete anormale, por unë them që është një lajm i mirë, krahasuar fjala vjen me vëllezërit tanë në Kosovë, ku kacafytjet politike menjëherë devijojnë komplet vëmendjen ndaj një problemi shumë të madh siç është epidemia. Kështu që për herë të parë një sjellje normale, që unë besoj se duhet duartrokitur edhe nga presidenti”, tha Veliaj.

Veliaj thekson se marrëdhënien e tij me Kreun e Shtetit kanë pasur ulje-ngritje si pasojë e ndërhyrjes në punët komunale, por theksoi se këtë periudhë, Presidenca, 61 bashkitë, kryeministri, dhe qeveria, janë të gjithë bashkë në këtë rrugë.

“Unë besoj që ajo që duket tepër, është që po lexojmë më shumë seç duhet, para aq shumë na habit sjellja normale e dikujt, saqë fillojmë teori konspiracioni. Unë kam pasur vetë një marrëdhnënie me ulje-ngritje me presindentin. Si drejtues i Bashkisë së Tiranës, nuk më pëlqen të fus hundët në institucionet e tjera, dhe sigurisht që nuk më pëlqen kur institucionet e tjera që s’kanë lidhje me bashkinë, fusin hundët në punët e bashkisë, për të cilën ëhstë zgjedhur një administratë që t’i kryejë. Siç mund të jenë punët publike, siç mund të jetë zgjerimi i Lanës, siç mund të jetë unaza. Pra e kam pasur jo të lehtë marrëdhënien me presidentin kur Presidenca është marrë me punët komunale, siç më vjen shumë mirë që sot Presidenca, 61 bashkitë, kryeministri, qeveria janë të gjithë bashkë në këtë rrugë. Kështu që e shoh vetëm si një sjellje normale në kohë lufte dhe asgjë më shumë”, nënvizoi Veliaj. /e.s/

Next Post
“Ndaloi një xhip i zi dhe na ftoi të hipnim”, si u dhunuan dy vajza në mes të ditës tek “Ali Demi”. Një në kërkim

"Ndaloi një xhip i zi dhe na ftoi të hipnim”, si u dhunuan dy vajza në mes të ditës tek "Ali Demi". Një në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

Paralajmërohen protesta në dhjetëra qytete gjermane për ditën e nesërme!

October 30, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

Barra fiskale 2025: Shqipëri vs. Mali i Zi

October 30, 2026
“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

“Nuk e japim dorëheqjen”- Vrasja e Arlinda Zekajt, ministrat Gërvalla dhe Svelça nuk dorëzohen: Na lejoni të bëjmë punën tonë!

October 30, 2026
Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

Familja merr vendimin e vështirë, aktori Bruce Willis do të ndihmojë shkencën edhe pas vdekjes! Trurin do ta dhurojnë për kërkime

October 30, 2026
Qeveria Meloni planifikon rregulla të reja për nxënësit e huaj në shkollat italiane

“Nuk i lejoj…!”- Meloni i mbyll derën politikanit të ekstremit të djathtë: Do t’u kërkoj italianëve që të qeverisim pa shantazhe!

October 30, 2026
SPAK dërgon në gjyq 11 persona për trafik droge drejt Finlandës! Si funksiononte skema

Ndërpritet Bojkoti i Avokatëve në GJKKO! Dhoma e Avokatisë vendos zbatimin e vendimit të Gjykatës Administrative

October 30, 2026
Transferimi i çuditshëm, kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në paraburgimin e Fierit!

“Jemi të shqetësuar”- Veliaj në paraburgim, zyrtari europian: Të garantohet proces i rregullt ligjor!

October 30, 2026
Ku do të kandidojë Vangjel Dule? Kreu i PBDNJ: Java që vjen do të jetë java e lajmeve…

“Duhet reflektim”- Dule: Ish-aleatët e Ramës kanë dalë në protestë! Moment kritik për Shqipërinë

October 30, 2026
“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

“Institucionet të adresojnë shqetësimet e qytetarëve”, Ambasadorja e BE thirrje për uljen e tensioneve

October 30, 2026
1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

1,2 miliardë euro investim, Inter dhe Milan zbulojnë projektin e stadiumit të ri

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In