• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marr shumë gjoba për parkim, rrëfehet “veterani” Orges Shehi si shofer

by Java News
13/08/2017 11:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Portieri dhe kapiteni i Skënderbeut, Orges Shehi, në një rrëfim unik për “Panorama Sport”, ka treguar detaje nga jeta e tij e përditshme teksa ka zbuluar që gjobitet shpeshherë për parkim të gabuar. Ai gjithashtu ka komentuar të ardhmen e tij. Të cilën e sheh sërish në botën e futbollit.

Cili është ushqimi i preferuar?

Kur jam jashtë futbollit, jam i pasionuar pas gjërave të detit. Por në futboll jam i fiksuar pas ushqimeve që kanë vlera ushqyese për një futbollist. U vë shumë rëndësi detajeve.

Cila është makina e preferuar?

Nuk jam i pasionuar pas makinave dhe shpejtësive, madje gjithmonë kur kthehemi nga Durrësi me shokët vij i fundit. Por dua që gjithçka të jetë perfekte në makinë. Nuk duroj dot zhurmat në makinë dhe dua gjithmonë të jetë e larë.

Sa herë keni marrë gjoba nga policia?

Shumë herë dhe gjithmonë për parkim të gabuar.

Po muzika?

Muzika luan rol të rëndësishëm, pavarësisht se nuk jam fans i muzikave të forta. Mendoj që është shumë qetësuese.

Plaku ka kritikuar Dajën. Si mendoni, ka gabuar apo ka të drejtë lojtari?

Unë nuk dua ta personifikoj këtë çështje, por jam i mendimit që nëse dikush ka një gjë për të thënë, nuk duhet ta bëjë në media, por në dhomat e zhveshjes dhe brenda familjes.

 

A mund të quheni diktator kur jeni i vetmi që luani në portë?

Nuk besoj se është në rastin tim, sepse po të pyesësh ata që janë me mua, unë jam munduar t’u jap një dorë të gjithëve. Nuk e kam mbajtur me forcë atë vend që të quhem diktator.

Cili është çelësi i suksesit i karrierës suaj?

Çdo njeri që do të bëjë sport, duhet të ketë përkushtim, sakrificë. Dhe, mbi të gjitha, punë dhe vetëm punë. Duhet ta dashurosh këtë punë dhe të sakrifikosh.

Koliçi tashmë rinovon me Kukësin, ju bën të rimendoni të ardhmen?

Tërheqja ime nga futbolli s’ka lidhje as me Koliçin, as me asnjë portier tjetër. Po them diçka për herë të parë: momenti kur jam prekur shumë ka qenë kur Salihi u dënua që nuk do të luante në dy takimet e fundit. U kam thënë punëtorëve të fushës “Më ikën të gjithë shokët”. M’u duk sikur ngela vetëm, pavarësisht se aty janë të gjithë shumë çuna të mirë.

Mendoj se kam fituar shumë nga futbolli dhe kam marrë shumë. Mendova ta lija futbollin në fund të sezonit, por ishte këmbëngulja e presidentit Takaj, i cili më ka thënë “Të dua në skuadër, pasi dua praninë tënde në fushë”. Në anën tjetër, kur më kanë pyetur për pasuesin tim dhe kanë dhënë emrin e Koliçit e kam aprovuar, por i kam thënë që edhe klubi i ka dy portierë shumë të talentuar si Teqja dhe Dajsinani.

Si e mendoni të ardhmen tuaj pas mbylljes së karrierës?

E mendoj sërish në sport, sepse nuk jetoj dot pa futbollin. Nuk po e lë futbollin se po më lë futbolli mua, por po e lë unë pa më lënë ai mua. Dua që të përkushtohem sërish te futbolli. Dua adrenalinë, kam marrë dy licencat e trajningut B dhe A.

Flitet që është gati një vend te Skënderbeu për ju si drejtues…

Ndihem i vlerësuar, pasi kur një njeri lë futbollin e sheh sa e duan. Më janë hapur shumë dyer, por besoj se Skënderbeu qëndron mbi të gjithë. Jam si i familjes këtu, është shtëpia ime. Presidenti ma ka thënë që dera është e hapur për çdo pozicion në klub dhe e falënderoj.

Si u ndjetë kur humbët titullin në Kukës?

Ne shkonim atje pas një faze të katërt perfekte, pavarësisht se kishim gabimet tona. Ishim edhe pa fat në disa momente. Atje luajtëm dhe dhamë më të mirën. Si shkoi situata e panë të gjithë që ne nuk mund të bënim më shumë. Na dhëmbi shumë, por ishte diçka që iku dhe gjetëm forcën të shihnim përpara. Reaguam mirë më pas, duke bërë paraqitje të mira për Europa Ligën dhe arritur deri këtu ku jemi tani.

Next Post
Deputeti i LSI Tavo akuzon: Zjarrvënësit e Dropullit po i lirojnë deputetët e PS

Deputeti i LSI Tavo akuzon: Zjarrvënësit e Dropullit po i lirojnë deputetët e PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In