• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Marku për dosjet e bujshme: Vetëm 339 në Durrës ka 700 CD me përgjime. Prokurori zvarriti hetimet

by Java News
09/05/2019 21:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeprokurorja Arta Marku thotë se dosja 338 në Durrës, ajo për blerjen e votave ka rreth 700 CD, të cilat sipas saj nuk janë zbardhur dhe janë lënë të pa ndjekura nga prokurori i çështjes.

Zonja Marku dhe Prokurori i Përgjithshëm nuk ndjek çështje të caktuara dhe nuk ka ndikim tek to.

Arta Marku: Para se të jap një përgjigje, do më duhet t’ju prezantoj mënyrën se si funksionon sistemi i prokurorisë. Në ndryshimet e fundit kushtetuese ka ndryshuar e gjithë linja e funksionimit të prokurorisë. Prokuroria nuk është një sistem piramidal. Është një sistem i decentralizuar. Prokurori është zot i çështjes. Prokurori i Përgjithshëm ka të drejtë të kërkojë informacion për çështjet. Dijeni për këtë dosje, kam në kufijtë që më lejon ligji. Informacioni është i karakterit statistikor ose lidhur me procedurat, afate, pra pa detaje në lidhje me hetimin. Këtyre dy dosjeve nuk ka njeri që nuk ua di numrin. Kam marrë informacion janë mbajtur për një kohë të gjatë bazuar mbi përgjimet dhe asnjë prej tyre nuk janë zbardhur në letër. Në momentin që prokurori dorëzoi dosjen, kishte një numër të madh disqesh. Vetëm për dosjen 339 kishte 700 CD. Vetëm një CD-s mund të ketë qindra biseda. Këto dosje nuk mund t’i hetoj unë. Nuk ma lejon ligji. Mbase po t’i kisha do ta kisha zgjidhur. Nuk janë shoqëruar përgjimet me veprime. Prokurori që e ka pasur nuk i ka ndjekur. Preferoj të them se ka qenë i ndikuar. Di që është mbajtur si dosje për një kohë shumë të gjatë. Dhe çdo mendje e shëndosh e kupton që 700 CD nuk mund të harrohen për një kohë kaq të gjatë.

-A është mbrojtur politikisht Vangjush Dako?

Arta Marku: Unë nuk kam informacion. Unë preferoj të pres përfundimin e çështjes. Nuk kam një informacion që është lëshuar një urdhër-arresti për Dakon.

Zonja Marku foli edhe për dosjen 184 për blerjen e votave në Dibër.

“Ka shumë CD të pa zbardhura aty me qindra numra të përgjuar. Nuk ka volumin e dosjes 339 por ka një numër të lartë. Të dyja dosjet janë në hetim. Prokurorët janë të inkurajuar nga unë dhe të përfundojnë hetimin pa dëmtuar cilësinë”, tha ajo.

Kryeprokurorja e përkohshme u shpreh se zvarritja e kësaj dosjeje u zbulua rastësisht.

“Zbulimi i gjithë kësaj zvarritje ishte rastësi. Prokurori në momentin që dorëzoi dosjet u konstatua një dosje e tij. në momentin që kjo dosje është marrë nga prokurorët e tjerë nuk po zvarriten. Unë shpresoj që të mbyllen”, tha ajo.

g.kosovari

Next Post
Turistët në jahtin austriak japin alarmin në Durrës: Po mbytemi!

Turistët në jahtin austriak japin alarmin në Durrës: Po mbytemi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In