Meghan Markle ka thyer sërish protokollin e familjes mbretërore duke punësuar një person që ti mbajë dorën kur të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në prill.
Dukesha e Sussex, 37 vjece, e cila është rreth gjashtë muaj shtatzënë ka kërkuar ndihmën e një kompanie për ditën e saj të lumtur.
“Meghan është e fokusuar në qetësi dhe energji pozitive rreth lindjes”, thotë një person pranë familjes mbretërore për US Ëeekly.
Duket se java e angazhimeve mbretërore nuk është e vetmja gjë që e mban të zënë gjatë ditës. Thuhet se gruaja që ka punësuar për ti dhënë mbështetje morale para lindjes bën vizita të shpeshta në shtëpinë e saj në Oxfordshire si dhe në Pallatin Kesington.