• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Mark Rutte largohet nga politika pas 13 vitesh kryeministër, zgjedh të punojë si mësues

by Java News
11/07/2023 20:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Trembëdhjetë vjet pasi mori detyrën, kryeministri më jetëgjatë në Holandë, do të lërë karrigen e kreut të qeverisë, për atë të mësimdhënësit. Mark Rutte njoftoi tërheqjen nga politika, pasi qeveria e tij ra të premten.

Në krye të Partisë së Popullit për Liri dhe Demokraci (VVD) prej 17 vjetësh, Rutte do të jetë tashmë një mësues i studimeve sociale, në një shkollë lokale në Hagë.

“Nuk është krejt pa emocion ky vendim“, u tha ai gazetarëve pasi njoftoi dorëheqjen. “Por është mirë kur e kalon stafetën.”

Por para se të nisë detyrën e re, Rutte do ta drejtojë qeverinë deri në zgjedhjet e 15 nëntorit.

Si shumë bashkëkombës të tij, Rutte mbahet mend për udhëtimin me biçikletë për në zyrën e kryeministrit, refuzimin e luksit dhe mbulimin e shpenzimeve të veta, deri te kafeja.

Pavarësisht profilit të ulët, ai e ngriti veten dhe vendin e tij relativisht të vogël në nivelet më të larta të dinamikës së pushtetit evropian.

Largimi i tij i papritur nga politika holandeze ngre pikëpyetje për Holandën, si dhe për Bashkimin Evropian, ku Rutte gjeti terren për të çuar përpara axhendën e vendit të tij: tregtinë e lirë dhe të bazuar në rregulla, kujdesin fiscal dhe vlerat sociale liberale.

Rutte njihet për aftësinë e tij për t’u mbijetuar krizave politike. Miqtë e përshkruajnë më shumë si menaxher të aftë sesa si lider vizionar. Ai ia ka dalë t’i ulë rivalët në tryezën e bisedimeve dhe të gjejë kompromisin me ta. me fjalë të tjera, është mishërimi i kulturës holandeze të konsensusit: pragmatik, fleksibël dhe pa vizion.

Aftësia e Rutte për të arritur te konsensusi në koalicionin qeveritar me katër parti është vënë në pikëpyetje kohët e fundit. Ndërsa punonte për një plan qeveritar për imigracionin, ai spekuloi hapur për një ndarje brenda koalicionit, gjatë kohës që negociatat ishin në vazhdim e sipër.

Sistemi holandez i azilit nuk ka kapacitete të mjaftueshme pritëse për të ardhurit e rinj, ndërsa fluksi është relativisht i lartë. Megjithatë, kriza e kësaj vere nuk është aq intensive sa ishte vitin e kaluar, kur për muaj të tërë qindra azilkërkues flinin shpesh jashtë me pak ose aspak akses në ujë të pijshëm, objekte sanitare apo kujdes shëndetësor.

Politikanë nga D66, CDA dhe ChristenUnie – partnerët e koalicionit të Rutte – kanë folur për tensionim të panevojshëm të marrëdhënieve midis partnerëve qeverisës.

Qëndrimi i Rutte ka bërë që disa të sugjerojnë se rënia e qeverisë është një zgjedhje e qëllimshme për të shkuar të zgjedhje të reja. Sondazhet tregojnë se VVD e Rutte do të bëhet sërish partia më e madhe, pavarësisht se një parti rurale që përfaqëson interesat e fermerëve arriti një fitore të papritur në zgjedhjet provinciale të këtij viti.

“Duket se ka qenë një lëvizje shumë strategjike,” thotë për Politico.eu Simon Otjes, asistent profesor i politikës holandeze në Universitetin Leiden. “Ndërsa dosjet e tjera, si planet për të reduktuar emetimet e azotit, janë shumë më komplekse, migrimi është një temë më e favorshme për t’u përdorur”.

Rutte është përballur me presion nga krahu i djathtë i partisë së tij për të mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj emigracionit. Në të njëjtën kohë, dy të tretat e holandezëve besojnë se rregullat e migracionit duhet të jenë më të rrepta, çka e bën tërheqëse për VVD-në t’i “bëjë zgjedhjet e ardhshme një referendum mbi migracionin“, shtoi Otjes.

Sfida tjetër për partinë e Rutte-s do të jetë gjetja e një lideri të ri, i cili do ta drejtojë partinë në zgjedhjet e vjeshtës.

/f.stafa

Next Post
Dhunimi i kushërinjve Maja, administratori i gurores në Borizanë: U bëj ftesë të ulemi në diskutime

Dhunimi i kushërinjve Maja, administratori i gurores në Borizanë: U bëj ftesë të ulemi në diskutime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Berisha ka nevojë për psikiatër”, deklarata e fortë e Salianjit: E shpallën non-grata për shkak të lidhjeve me krimin

April 15, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Kallëzimi nga ‘Nasta Pëllumbi’, Ndreca: Hetimi ndaj Veliajt s’kishte si qëllim të ‘peshkonte’ të vërtetën

April 15, 2026
Zjarri tek “Arlis”, inxhinieri flet për sabotazh: Vetëm kaliumi mund ta djegë fasadën! Ka shenja se….

Zjarri tek “Arlis”, inxhinieri flet për sabotazh: Vetëm kaliumi mund ta djegë fasadën! Ka shenja se….

April 15, 2026
“Shan si i dehur dhe nxit rrëmuja”, Meta vijon replikat me Ramën: Ku do sqarohemi ballë për ballë, o trendi buburrec

Avokati Cakrani: Do kërkojmë që Rama të thirret dëshmitar edhe në gjyqin e Ilir Metës

April 15, 2026
Motori përplaset me murin rrethues, plagoset pasagjerja shtatzënë

Motori përplaset me murin rrethues, plagoset pasagjerja shtatzënë

April 15, 2026
“Materiale ndërtimi që BE nuk i përdor”, Bici: Me sigurinë nuk duhet ceduar fare!

“Materiale ndërtimi që BE nuk i përdor”, Bici: Me sigurinë nuk duhet ceduar fare!

April 15, 2026
Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

Salianji: Berisha në kushtet e Bashës në 2021, demokratët në dëshpërim të thellë

April 15, 2026
Këmbanat politike të gjeneralit VIP që Trump solli në Tiranë

Këmbanat politike të gjeneralit VIP që Trump solli në Tiranë

April 15, 2026
“Ndërtuesit përdorin materiale të lira”, Bozo për zjarrin tek “Arlis”: Tek ne çalon hallka e kontrollit

“Ndërtuesit përdorin materiale të lira”, Bozo për zjarrin tek “Arlis”: Tek ne çalon hallka e kontrollit

April 15, 2026
“Makinë propagande”/ Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore

“Makinë propagande”/ Kryeministri i ri i Hungarisë premton pezullimin e mediave shtetërore

April 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In