• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mark Marku na konfirmoi se PD ka vendosur të hajë bar!

by Alfred Peza
27/08/2021 15:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Dorëheqja e Mark Markut nga mandati i deputetit të PD, shënon aktin më të lartë opozitar të pranimit të drejtësisë së vendimit të SHBA për ta shpallur Sali Berishën dhe familjarët e tij “non grata”, për “akte korrupsioni që minojnë demokracinë”! Përmes letrës së bërë publike sot, ai konfirmoi seriozitetin e krizës së thellë ekzistenciale, në të cilën është zhytur partia më e madhe e opozitës shqiptare.

Vlera e aktit të Mark Markut, qëndron tek demaskimi nga brenda që ai i bëri farsës më të madhe politike të postkomunizmit, duke na vërtetuar se “Lulzim Basha është Kryetari i partisë së Sali Berishës”. Ky është fjalëkalimi që na hap portën për të kuptuar atë që po ndodh brenda minorancës. Fakti që Sali Berisha është pronari i PD dhe lideri “de facto” i opozitës, i vendos emrin e përveçëm burimit të krizës së tyre, duke vërtetuar botërisht edhe përse nuk mund të rikthehen dot në pushtet.

“Duartrokitjet e delegatëve ishin harxhuar në fillim të fillimit, pra, kur në sallë u shfaq kryetari i vërtetë i PD-së, Sali Berisha, i cili kishte zgjedhur këtë moment për t’u treguar të gjithëve se kush kishte qenë kryetari real i PD-së për 8 vitet e shkuara në opozitë dhe se cili do të ishte në katër vitet e ardhshme, po në opozitë”,- shkruan Mark Marku, për Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut në PD. Pra Sali Berisha nuk na qenka ai “pensionisti politik”, siç ka gënjyer propaganda e tij pas 2013, por gozhda e ndryshkur e ngulur tinëzisht në ndërgjegjen e opozitarëve.

Kjo e bën më të qartë, aktin e largimit të Mark Markut jo vetëm nga Grupi Parlamentar, por edhe nga strukturat e tjera drejtuese të PD. Vendim i tij ka ardhur pak orë përpara se Lulzim Basha të mbledhë Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike më 30 gusht. Një takim ku prapa disa vendimeve rutinë, po tentohet të fshihet e vërteta e madhe përvëluese, që do shënjojë të ardhmen e opozitës.

Mark Marku me përvojën e tij politike, por edhe me informacionin e brendshëm që zotëron me sa duket, e kuptoi këtë. Ndaj vrapoi i pari, duke u distancuar qartë e prerë dhe duke e demaskuar publikisht gjëmën e madhe që pritet të ndodhë. E ajo është fatale: PD ndryshe nga sa i ka kërkuar ambasadorja e SHBA publikisht, nuk do të distancohet dhe nuk do ta largojë dot Sali Berishën, nga grupi i saj përlamentar në shtator.

PD dhe opozita shqiptare kanë vendosur kësisoj, të futen zyrtarisht në luftë me SHBA, duke u shndërruar në një bunker politik për të strehuar Sali Berishën dhe familjen e tij. Ky është fillimi i fundit të PD. Sepse për herë të parë në historinë e këtyre 30 viteve në Shqipëri, një parti dhe grupim politik sfidon për interesat personale të një politikani të saj, partnerin historik e strategjik të Shqipërisë e të shqiptarëve.

SHBA e ka ditur shumë mirë, sesa i pafuqishëm dhe krejt formal është pozicioni i Lulzim Bashës në gjithë këtë histori, ndaj më shumë se atij veti i bëri thirrje publike ndërgjegjes opozitare: “Do të ishte një ironi historike por edhe një tragjedi për vendin, jo vetëm për Partinë (Demokratike), nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”,- deklaroi Yuri Kim më 30 korrik në oborrin e SHQUP.

Propoganda e Sali Berishës nxitoi që ta quante këtë, një fyerje për opozitarët, duke dashur që të mos kuptohej se e kundërta në fakt ishte e vërtetë. Nuk ka fyrje më të madhe për aspiratën demokratike të shqiptarëve, sesa “të djegësh jorganin” e popullit opozitar, për “pleshtin” e liderit të saj. Akti i Mark Makut parë edhe nga kjo dritë, bëhet akoma më i rëndësishëm dhe mer një vlerë të madhe reale, përtej simbolikës së saj të lartë.

Fatkeqësisht, ajo që para një muaji dukej e largët dhe e pabesueshme, po ndodh. PD dhe opozita shqiptare, për hir të hallit personal të Sali Berishës, ka vendosur të “hajë bar”. E sigurtë është tashmë se nuk do ta marin parasysh vendimin e DASH, nuk do të dëgjojnë ambasadoren e SHBA, nuk do ta zbatojnë frymën dhe gërmën e ligjit “Për dekriminalizimin” që e inicuan vetë dhe nuk do aplikojnë për Sali Berishën kërkesën që dërguan me vulën e PD në KQZ, për Tom Doshin.

Nga djepi, Sali Berisha ka vendosur që të shndërrohet në varrin e partisë që udhëhoqi nga dhjetori 1990, nën moton për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa. Duke e katandisur atë në pluralizëm dhe 30 vjet liri, nën standardet e PPSH të Enver Hoxhës në monizëm dhe 45 vite diktaturë komuniste. Edhe pretendojnë pastaj, se Vaclav Havel nuk kishte të drejtë kur thoshte, se “nuk ka komunist më të keq se komunisti antikomunist”!

Next Post
Pleqtë rrezik i madh për të miturit/ 67-vjeçari në Vlorë arrestohet nga policia për ngacmim seksual

‘Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë’/ Denoncimi i vajzës që çoi në pranga 31-vjeçarin në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ILD kërkon masë disiplinore ndaj gjyqtarit të Sarandës: Ti ulet rroga!

Zbatimi i amnistisë penale, ILD inspektim tematik te Gjykatat dhe Prokuroritë për përfitim të drejtë

February 6, 2026
Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

Hapet aksi Librazhd – Prrenjas, ARRSH: Nuk ka rrezik për rrëshqitje në rrugë!

February 6, 2026
Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

Bashkëprodhimi kinematografik, arrihet marrëveshja mes Francës dhe Shqipërisë

February 6, 2026
Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Trump publikon videon që ngjall reagime të shumta: Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

February 6, 2026
Vajza 11 vjeç bën pyetje për rritjen e pagave

“As ‘Salizoti’ nuk mund ta bëjë më PD, është e dëmtuar në mënyrë të tmerrshme”, Çupi: Filozofia e Berishës është dhuna

February 6, 2026
Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

Punonjësit e huajt kërcënim për punësimin vendas? Sondazhi SecuriMeter: 41% e shqiptarëve ndihen të rrezikuar!

February 6, 2026
Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

Fshihte në banesë kallashnikov dhe municion luftarak, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë

February 6, 2026
“Fokusi im letërsia”, Ben Blushi: Nuk besoj se kthehem më në politikë

Si vidhen shkrimtarët nga botuesit prej silikoni

February 6, 2026
“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

“Balluku”, n/Kryetarja e Kuvendit: Presim që GJK të vendosë një vijë ndarëse mes pushteteve

February 6, 2026
Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë. Kundërshtarët e mundshëm

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In