• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mark Marku kundër hapjes së Universiteteve: Duhet çuar në gjykata ndërkombëtare kush e propozoi këtë

by A R
30/04/2020 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profesori i njohur Mark Marku, ka komentuar vendimin e ministres së Arsimit Besa Shahini, për kthimin në auditore të studentëve të vitit të tretë bachelor dhe vitit të dytë master, me qëllim kryerjen e mësimit të prapambetur dhe provimeve, në qershor.

Shefi i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin Filologjik të Tiranës, tha se bashkohet me mendimin e kolegut të tij Artan Fuga, se rikthimi i studentëve në auditore, pa u bërë një studim i duhur mbi gjendjen e pandemisë, është një bombë me sahat.

Marku tha se në vendimin e ministres thuhej se do duhej të merren masat mbrojtëse nga departamentet përkatëse, gjë që nuk është e mundur sipas tij, pasi nuk mund të shpjegohet mësimi me maska në fytyrë dhe as mund të dezinfektohen fletët e testimit..

“Thirrja e studentëve për të bërë mësim dhe provime në qershor, është kriminale. Edhe nëse do të kishte vetëm një person të infektuar, përsëri nuk do duhet që studentët të grumbullohen në klasa. Ne në universitet kemi pak më shumë se 4000 studentë, 1 mijë e ca janë të vitit të tretë bachelor dhe viti i dytë master. Janë shumë, edhe pse ne si universitet kemi një numër të vogël studentësh. Ministrja tha të merren masa nga departamentet, çcfarë masash? Si do bëjnë profesorët mësim me maska, si do shpjegojnë? Si do bëhen provimet, a do kalojnë këto testime nga duart e profesorëve të studentët e anasjelltas, si do dezinfektohen fletat e provimit? Për çdo nxënës që ulet e ngrihet në tavolinë, do duhet të bëhet dezinfektimi i bankave. Ne a na është thënë që jemi në luftë? Si t’i thërrasim studentët në luftë? T’i themi hajdeni rrezikoni jetën thuaj? Unë si shef departamenti, si t’i thërras kolegët e mi në punë, a jemi në luftë? A është shtyrë gjendja e jashtëzakonshme deri në 23 qershor, si të vijnë studentët e të grumbullohen në klasa në fillim të qershorit? Është pa sens. Nuk e di cila mendje e ka prodhuar këtë. Por po them që nëse nuk rishikohet do të ishte kriminale, do të ishte krim ndaj njerëzimit, do duhet të çohet pastaj në gjykata ndërkombëtare”, tha profesori Mark Marku për News 24.

/a.r

Next Post
Studimi që nxjerr blof OBSH: 100% e pacientëve të infektuar me COVID-19 prodhojnë antitrupa

Studimi që nxjerr blof OBSH: 100% e pacientëve të infektuar me COVID-19 prodhojnë antitrupa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Disa letra me ‘substancë të panjohur’ u dërgohen zyrtarëve amerikanë, FBI nis hetimet

Postoi informacione të klasifikuara në rrjetet sociale, FBI arreston 37-vjeçarin

October 31, 2026
Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

Trump e quajti Norvegjinë “një vend haleje”, nordikët i përgjigjen me tualetet më të bukura në botë!

October 31, 2026
VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

VIDEO/ Vetëm 18 vjeç, kush është shqiptari që po “magjeps” te Interi! Sulmuesi që po ‘hipnotizon’ edhe UEFA-n

October 31, 2026
U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive!

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon sërish nga spitali në Itali: Po përballem me një sfidë tjetër për shikimin, faleminderit që…

October 31, 2026
Tentoi të trafikonte drogë drejt Shqipërisë, arrestohet në Morinë i riu

Gjermania i kishte dënuar me nga 15 vite burgim për grabitje, kapen në Morinë 2 kosovarët e kërkuar! Interpoli do i ekstradojë

October 31, 2026
Zelensky për fitoren e “Listës së Studentëve” në Serbi: Kapitull i ri në historinë e vendit

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Ukrainë, Zelensky paralajmëron për vonesa

October 31, 2026
Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

Hakerimi i shekullit/ Si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë, që janë kthyer në hajdutë kibernetikë elitarë dhe fundosën “Binance”

October 31, 2026
“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

“Nuk do të jeni kurrë Manchester United!”- Komentet fyese të Jamie Carragher, ish-futbollisti paditet nga klubi i Premier League

October 31, 2026
EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

EMRI/ Grabiti katër biznese në dhjetë ditë, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim, ishte me precedentë për vjedhje! (VIDEO)

October 31, 2026
Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

Tre aeroplanë me banorë të evakuuar nga Oleshky mbërrijnë në Bjellorusi

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In