• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mark Frroku: Më ekstradoni në Belgjikë!

by
03/07/2015 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i arrestuar, Mark Frroku, refuzon të flasë për prokurorinë në lidhje me akuzat e drejtësisë belge, që e akuzojnë për vrasje në vitin 1999. Disa prokurorë të akuzës qendrore i kanë shkuar në qeli, në Spitalin e Burgut ku dhe po kurohet për probleme me zemrën, për t’i marrë deklarimet, pas mbërritjes dhe përkthimit të dosjes belge. Në prani edhe të avokatëve mbrojtës, Frroku ka refuzuar të dëshmojë për ngjarjen në fjalë.

Burime konfidenciale nga akuza qendrore kanë thanë se “i pandehuri Mark Frroku deklaroi se do të japë sqarime vetëm para gjykatës në Bruksel”.

Mësohet se çështja ndaj tij është rihapur vetëm pak muaj më parë, ndërsa më parë Frroku ishte dënuar me 10 vite burg. Por, mungesa e mbrojtësve ligjorë në procesin e themelit solli rishqyrtimin e çështjes nga Gjykata e Krimeve të Rënda në Bruksel, ndërsa pas kërkesës për arrestim, deputeti Mark Frroku u prangos në Tiranë, fillimisht për komplotin ndaj Tom Doshit dhe më pas për vrasjen e Aleksandër Kurtit. Burimet shtojnë se Frroku ka lënë të kuptohet se kërkon të transferohet në Belgjikë, ku në muajin tetor do të shqyrtohet çështja, megjithëse akuza qendrore ka hapur një hetim paralel. Por, mungesa e një marrëveshjeje ekstradimi me shtetin belg ka sjellë të tjera probleme, teksa akuza qendrore thotë se ende nuk ka marrë një vendim për kërkesën e të pandehurit.

Burimet nga prokuroria pohojnë se është regjistruar procedimi penal nr. 2 me akuzën e vrasjes me paramendim, kundër Mark Frrokut (alias Besnik Morina). Ai dyshohet se ka vrarë Aleksandër Kurtin, ngjarje e ndodhur në Bruksel, në datën 5 mars 1999. Për këtë ngjarje, autoritetet belge akuzojnë katër shtetas shqiptarë, ndër të cilët edhe shtetasin Mark Frroku, aktualisht deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Mësohet se kryetari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda të Brukselit, në datën 31 janar 2014, ka vendosur fillimisht që shqyrtimi i kësaj çështjeje të fillojë në shkurt 2015, por pak javë më parë, gjyqtari ka vendosur që ky proces të fillojë në muajin tetor 2015.

Next Post

Nisin punimet për TAP, Rama: Rritet 160 mln euro/vit prodhimi bruto

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

Meta në gjyq për dëmtimin e fëmijëve, aksionet bien 3.5% në Wall Street

August 18, 2026
Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

Fruthi rikthehet në alarm! ISHP: Rrezik përhapjeje, prindërit po vonojnë vaksinimin e fëmijëve

August 18, 2026
Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

Përshkallëzohet përplasja Francë-Iran! Parisi dëbon dy diplomatë iranianë

August 18, 2026
Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

Londër/ Zjarr masiv përfshin qendrën e riciklimit, re të dendura tymi mbulojnë qiellin

August 18, 2026
Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

Analiza e REL: Çfarë ndodh nëse Kosova mbetet pa president pas 4 tetorit?

August 18, 2026
90 mijë shtetas në vetëm dy javë/ Fluks i lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, autoritetet kanë shtuar sportelet

Fluks i lartë në Morinë! Mijëra kosovarë drejt bregdetit shqiptar, krijohet trafik në kufi

August 18, 2026
Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Përmirësohet situata, 4 vatra vijojnë të jenë aktive

August 18, 2026
“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

“Gjithçka është antikushtetuese”, shpërthen ish-kryeministri: Kurti e katandisi Kosovën në kaos!

August 18, 2026
Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

Alarm në Emirate! Aktivizohen sistemet e mbrojtjes ajrore pas kërcënimit raketor

August 18, 2026
Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

Ura e Ibrit ende e mbyllur për makina, BE-ja kërkon koordinim mes Kosovës dhe komunave

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com