• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Frroku, betim sipas Kanunit në varrin e të ndjerit Kurti para zgjedhjes deputet

by A R
20/12/2015 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-deputeti Mark Frroku, në kohën kur shpalli kandidaturën për t’u zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë, në mars 2013, është betuar para varrit të Aleksandër Kurtit për pafajësinë e tij në lidhje me akuzat për vrasjen e këtij të fundit në Belgjikë. Gazeta Shqiptare shkruan sot se Frroku, kandidat i kristiandemokratëve, ndjeu më shumë se kurrë nevojën të “shfajësohej” sipas Kanunit për dyshimet që sa vinin e shtoheshin se ai kishte vrarë Aleksandër Kurtin.

Sipas Kanunit, ai vendosi të organizonte një ceremoni, për t’i bërë “be” familjes së viktimës, çka, nëse realizohej, bënte që Frroku, të paktën moralisht dhe sipas të drejtës zakonore, të dilte i “larë” jo vetëm përballë familjes së të ndjerit, por edhe votuesve, të cilëve u kërkoi besim për t’u ulur në karrigen e deputetit. Kështu, ceremonia është organizuar varrezat e vjetra katolike të qytetit të Shkodrës, të quajtura Rrmajet.

Në këtë ceremoni ku sipas së drejtës zakonore, kanë qenë të pranishëm edhe dy priftërinj, është mbajtur një akt i shkruar, që tashmë ndodhet në dosjen e prokurorisë e do të përdoret si provë fajësie ndaj ish­deputetit Frroku. Zyrtarisht ky i fundit është vënë nën akuzën e vrasjes së Aleksandër Kurtit, në 1999 në një stacion treni në Bruksel. Ja çfarë thuhet në dosjen e prokurorisë lidhur me ceremoninë e organizuar në varreza, ku në fakt nuk ka qenë i pranishëm asnjë prej

familjarëve të viktimës.

“Nga hetimet ka rezultuar se në vitin 2013, i pandehuri Mark Frroku, gjatë kohës që kishte shpallur kandidaturën si deputet për Kuvendin e Shqipërisë, ka organizuar në varrezat e vjetra katolike të qytetit të Shkodrës, të quajtura Rrmajet, një ceremoni në formën e bërjes së ‘Be’­së, bazuar në të drejtën zakonore.

Në këto varreza është varri i të ndjerit Aleksandër Kurti, për të cilin akuzohet Frroku dhe 3 persona të tjerë”, thuhet në dosjen e prokurorisë. Mandej theksohet se i pandehuri Mark Frroku ka kërkuar që në ceremoninë e “Be”­së” të merrnin pjesë edhe të afërm të viktimës dhe për këtë arsye i ka kërkuar xhaxhait të viktimës që të jetë pjesëmarrës. Por, në këtë ceremoni nuk ka marrë pjesë asnjë nga të afërmit e të ndjerit Aleksandër Kurti.

GSH

Next Post

Alarmi i PPNEA-s, prerje masive në pyje para moratoriumit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

Proda dekoron inspektorin e policisë/ I shpëtoi jetën qytetarit pas shpërthimit të bombës molotov në protestën e opozitës

December 27, 2025
“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

“Kokainë, ar dhe mish: si Amazona kolumbiane u shndërrua në një biznes fitimprurës për rrjetet kriminale”

December 27, 2025
Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

Liderët evropianë dhe Von der Leyen sot në një telefonatë me Zelenskyn dhe Trumpin

December 27, 2025
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Rezoluta kopile që do rrëzojë Ramën në mars…

December 27, 2025
Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

Media britanike: Shqipëria, ylli i ri i turizmit europian! Kryeson mes destinacioneve më të mira për pushime

December 27, 2025
Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

Presidenti Trump “i prerë”: Fjalën e fundit për paqe në Ukrainë e them unë

December 27, 2025
FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

FOTO/ Humbi vëllain në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet muzikës pas disa muajsh shkëputjeje

December 27, 2025
FOTO/ Televizioni i familjes Berisha i fik sinjalin Salianjit në Durrës

Ervin Salianji nuk ndalet/ Vijon turin e takimeve, sot në mbrëmje me demokratët në Shkodër

December 27, 2025
Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

Mbyllen përkohësisht dy aeroporte në Poloni, shkak sulmet ruse në Ukrainë

December 27, 2025
Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint/ Prokuroria Sarandë çon në gjyq 5 persona, mes tyre kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com