Faik Stojna, ish-i dashuri i Marjeta Karaj që urdhëroi djegien e ish-të dashurit të saj Menduh Shaban Kurt Dedës për 1 milion lekë të reja borxh, ka deklaruar se është kërcënuar dhe ai nga Karaj.
Marjeta Karaj e ka kërcënuar Stojnën që njihej si ‘Faja’ me fjalët: Do të të djeg dhe ty si Menduhin!
Vrasja e Menduh Kurt-dedës, 61-vjeçarit që u vra pesë vite më pare u zbardh vetëm pak ditë më pare. Raportohet se proteza e dhëmbëve që mbante Kurt Deda dhe një pjesë e njërës këmbë që nuk ishte shkrumbuar tërësisht, kanë qenë provat e para që kanë çuar grupin hetimor drejt analizës së ADN-së. Mostrat kanë dalë në përfundimin se bëhej fjalë për 61-vjeçarin që rezultonte i zhdukur.
Qëllimi i radhës ishte zbulimi i autorëve dhe kjo është bërë përmes një zinxhiri qeni, i njëjti me të cilin ishte lidhur 61-vjeçari para se të digjej, por që i shpalluri në kërkim Besmir Karaj, e kishte përdorur për qenin e tij për pesë vitet në vijim.
/e.d