• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Grantet/ BE miraton paketën e mbështetjes për Shqipërinë për vitin 2021, përfiton 64.9 milionë euro

by Java News
19/12/2022 17:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datën 14 dhjetor 2022 ka hyrë në fuqi, përmes botimit në fletoren zyrtare, Marrëveshja Financiare IPA 2021, miratuar me VKM nr. 765, datë 12.12.2022, prej së cilës Shqipëria do të përfitojë një shumë prej 64.9 milionë euro grante në fushat e drejtësisë, mjedisit dhe novacionit.

Më konkretisht, projekti BE për Drejtësinë synon të mbështesë autoritetet shqiptare përmes investimeve kyçe të synuara dhe ngritjes së kapaciteteve në zbatimin e reformës, me fokus të veçantë në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së sistemit të drejtësisë dhe përmirësimin e mëtejshëm të profesionalizmit në vendosjen e drejtësisë për qytetarët.

Gjithashtu, projekti BE për të drejtat e pronësisë – faza II, do të vijojë aktivitetet e tij përmes përmirësimit të të dhënave hapësinore dhe informacionit për të drejtat ligjore të pronësisë, të cilat do të korrigjohen, përditësohen dhe bëhen të aksesueshme për publikun, ri-ndërtimit të shërbimeve publike kadastrale shtetërore dhe veprimet përgatitore për ngritjen e sistemit të monitorimit të tokave bujqësore, të bazuar në parcelat e tokës sipas standardeve të BE-së.

Ndërkohë, projekti BE për ekonominë qarkulluese dhe rritjen e gjelbër, së bashku me projektin BE për natyrën, do të kontribuojnë në përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit, zhvillimin e ekonomisë qarkulluese dhe rritjes së qëndrueshme të gjelbër në Shqipëri, si dhe përafrimin e politikës së Shqipërisë për ruajtjen e natyrës me kërkesat e BE-së, me fokus të veçantë në zbatimin e direktivave të shpendëve dhe habitateve.

Projekti BE për novacionin – Faza II, do të mbështesë Shqipërinë për të përshpejtuar transformimin drejt një ekonomie më të orientuar nga inovacioni dhe të bazuar në njohuri, duke zhbllokuar kapitalin e saj njerëzor dhe potencialin sipërmarrës, e në këtë mënyrë duke rritur konkurrencën e saj./m.j

Next Post
Rindërtimi në Baldushk/ Rama: 28 familjet e fundit marrin shtëpitë e reja falas, festojnë Vitin e Ri në pronën e tyre!

Rindërtimi në Baldushk/ Rama: 28 familjet e fundit marrin shtëpitë e reja falas, festojnë Vitin e Ri në pronën e tyre!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!

Rama: Shqipëria është më pranë se kurrë BE-së, Diella ka përshpejtuar punën!

July 11, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, ndërron jetë i moshuari

July 11, 2026
Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

Mojtaba Khamenei kërcënon me hakmarrje për vrasjen e babait të tij: Kriminelët do vdesin në shtretërit e tyre!

July 11, 2026
PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

PD mbledh Këshillin Kombëtar më 15 korrik, do votohet për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm

July 11, 2026
Kanye West performon sonte në një koncert në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

Kanye West performon sonte në një koncert në Tiranë, nis zbatimi i masave të qarkullimit

July 11, 2026
Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

Haaland: Mund të kisha luajtur për Anglinë, por zgjodha Norvegjinë falë babait tim

July 11, 2026
Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Vrasja e Pavlin Prekës në Shkodër, Prokuroria zgjat hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

July 11, 2026
Kanye West mbërrin në Tiranë, fotografohet në hotel pak orë para koncertit

Kanye West mbërrin në Tiranë, fotografohet në hotel pak orë para koncertit

July 11, 2026
Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

July 11, 2026
Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

Regjistrimet për klasat e para dhe të dhjeta, Zyra Arsimore Tiranë: Afat deri më 31 korrik! Pranimet do bëhen sipas vendbanimit

July 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In