• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marinimi/ Si të pjekim në skarë mish, peshk, perime, djathë e fruta

by Java News
09/08/2016 22:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pjekja e mishit dhe e peshkut e ka zanafillën që kur njerëzit filluan të ndezin zjarrin dhe ne, edhe sot e kësaj dite, vazhdojmë të pjekim dhe na pëlqen shumë kjo gjë. Thuhet që mjeshtër të skarës kanë qenë grekët, të cilët përcaktuan dhe tre rregullat e saj: verë, mish dhe femra.

Të kalosh ditën me një skarë të mirë në kopsht, është e këndshme, pasi është një rast i mirë për t’u mbledhur me miq apo të afërm, kurse zonjat do të kënaqen edhe më shumë, sepse skara, në përgjithësi, është detyrë e të zotit të shtëpisë.

Era e mishit të pjekur që mbush gjithë kopshtin, bën që të na shkojë goja lëng ende pa u ulur në tavolinë. Ama, siç shkruan Living, që kjo drekë ose darkë të jetë e përsosur dhe të kënaqemi të gjithë, duhet t’u kushtojmë vëmendje disa detajeve, transmeton Telegrafi.

Fillimisht, duhet të vendosim se çfarë do të pjekim: mish, peshk apo perime.

Nëse vendosim të pjekim mish të kuq, duhet të kemi parasysh që më i mirë është mishi i lopës, sepse i reziston më shumë temperaturave të larta. Natyrisht, nuk mund të mungojnë bërxollat, si dhe salsiçet e proshuta. Mishi duhet të jetë edhe me pak dhjamë, sepse ai bën që mishi të mbetet i butë pas pjekjes. Trashësia e fetave të mos jetë më e vogël se 2 cm, nëse duam mish jo shumë të pjekur. Nëse duam mish të bardhë, fillimisht duhet ta marinojmë, në të kundërt, mund të thahet gjatë pjekjes. Nëse duam të bëjmë skarë peshku, mund të përdorim çdolloj peshku, përfshirë edhe frutat e detit.

Për një skarë vegjetariane, mund të zgjedhim perime të stinës, ato që na pëlqejnë më shumë, dhe mund t’i shoqërojmë edhe me djathëra të prera në feta të trasha. Nuk mund të mungojnë limoni, vaji i ullirit, uthulla, gjethet e rozmarinës, dafina, sherbela, piperi e majdanozi.

Wine-Marinated-Shish-Kabob-2-1024x808

MARINIMI PER MISHIN E KUQ – rregullohuni sipas sasisë së mishit

Marinimi i zakonshëm: e vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë copa hudhre, rozmarinë të grirë, piper dhe verë të kuqe derisa mishi të mbulohet. I përziejmë të gjitha bashkë dhe e vendosim tasin në frigorifer për rreth 2 orë.

Marinimi me birrë: e vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë një thelb hudhër të grirë, lëkurën e një portokalli organik, disa gjethe sherbele dhe piper kokërr. Hedhim birrë derisa të mbulohet mishi, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për të paktën 2 orë në një mjedis të freskët.

Marinim me mjaltë: në një tas, hedhim 50 ml mjaltë, 30 ml uthull molle, piper dhe trumzë. Hedhim mishin, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për jo më shumë se 30 minuta në mjedis të freskët.

Marinimi me uthull balsamike: e vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë uthull balsamike dhe vaj ulliri në sasi të barabartë, lëng limoni, borzilok të freskët dhe piper kokërr. E përziejmë mishin dhe e lëmë të marino¬het jo më shumë se 30 minuta në një mjedis të freskët.

Grilled-Chicken-Skewers

MARINIMI PËR MISHIN E BARDHË

Në një tas, përziejmë 130 g kos, 1 lugë të vogël kerri, majdanoz të grirë, lëngun e një limoni, piper kokërr dhe një thelb hudhër në copa. Më pas, hedhim copat e mishit, i përziejmë dhe i lëmë të marinohen për 2 orë në një mjedis të freskët.

cdec7958fc7543bb882dcef5df29340f

MARINIMI PËR PESHKUN

Marinimi i zakonshëm: e vendosim peshkun në një enë. Më pas, shtojmë pak majdanoz të grirë, hudhër të grirë, lëng limoni dhe gjethe trumze (nëse i keni).

Shënim: në të gjitha rastet, përpara se mishi të piqet në skarë, duhet të kullohet mirë nga lëngu i marinimit, si dhe të thahet me letër thithëse kuzhine.

grilled-vegetables

MARINIMI PËR SKARË VEGJETARIANE

Në skarë, mund të pjekim edhe perime, si: patëllxhan, kunguj, speca, domate jo të bëra shumë. I presim perimet në feta 112 cm. Ato vendosen në nxehtësi të ulët derisa të piqen njëtrajtësisht dhe të marrin ngjyrë. Për t’i marinuar përdorim marinimin e zakonshëm: i lyejmë me pak vaj ulliri, por vaji nuk duhet të rrjedhë, sepse do të krijoheshin flakë gjatë pjekjes.

Djathërat në skarë s’kanë nevojë të marinohen. Djathërat më të përshtatshme për skarë janë: Scamorza e bardhë dhe e tymosur, Gruviera ose djathëra të tjerë deleje, por të jenë të fortë. Pasi i pjekim në skarë, mund t’i shërbejmë me pak vaj ulliri e majdanoz ose borzilok, ose me thërrime arrash, me mjaltë etj.

Në skarë, mund të pjekim dhe fruta në feta, si: ananas, pjepër, pjeshkë të ndara në mes etj. Këto mund t’i shërbejmë duke i spërkatur me sheqer kaf, me thërrime arrash, me pak mjaltë, fëstëkë, akullore me vanilje etj. /Telegrafi/

Next Post

“Kërcënonte Bundesligën”; ndalohet i dyshuari si terrorist i ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In