Si duket prezantueses shqiptare i pëlqen flia dhe sa herë që vjen në Kosovë e shijon këtë ushqim tradicional.
Bëhet fjalë për Marina Vjollcën, e cila aktualisht ndodhet në Kosovë dhe po shijon në maksimum flinë kosovare.
“U kënaqa. Fli. Kosovë”, ka shkruar përbri fotografisë së publikuar në Instagram, Marina, e cila ditë më parë prezantoi festivalin Summer Fest në Ulqin.
Por, nuk dihet nëse prezantuesja me kë e ka ndarë këtë ushqim, pasi kohët e fundit u raportua se ka nisur një lidhje me reperin kosovar, Getoar Selimin.










