Motrat Vjollca janë të njohura për bukurinë dhe fizikun për tu lakmuar. Falë bukurisë së tyre, ato marrin dhurata dhe pranojnë oferta të panumërta.
Së fundmi është përfolur për një lidhje në mes të reperit kosovar, Getoar Selimi dhe prezantueses seksi të Top Channel, Marina Vjollca.
Madje dje janë publikuar edhe disa foto të ‘çiftit’ duke shuar kurreshtjen e të gjithëve duke pranuar indirekt se ata janë së bashku. Por gjithçka është prishur në orët e mbrëmjës, transmeton ORAinfo.
Një foto e postuar nga Luana në “Instagram” në orët e vona të së dielës ku pranë saj shihet Geti, si duket ka irrituar motrën e saj Marinën.
Kjo e fundit në orët e para të mëngjesit ka postuar një foto ku shihet pranë ish të dashurit të motrës së saj, Adrian Gaxhës. Lind pyetja se cila nga motrat është ndjerë e tradhëtuar dhe se përveç bukurisë, a po garojnë ato edhe në dashuri?/ORAinfo/











