Marina gjermane njoftoi sot se kishte shpëtuar më shumë se 10 000 refugjatë këtë vit në detin Mesdhe, prej të cilëve mbi 500 imigrantë, në brigjet libiane, ditën e Krishtlindjeve.
“Anijet e marinës gjermane kanë shpëtuar 10 528 persona që prej 7 majit 2015, datë në të cilën anijet kanë filluar operacionet e tyre të shpëtimit”, theksoi “Bundeswehr” në faqen e saj të Internetit.
Një prej anijeve ka ndërhyrë dje në mëngjes, ditën e Krishlindjeve, 40 kilometra nga brigjet libiane, për të shpëtuar 539 persona në bordin e tre gomoneve dhe një anijeje prej druri.
Anija gjermane mbështetej gjatë këtij operacioni nga një fregatë dhe një anije patrullimi italiane.