• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marina Fara pushton rrjetin me ekpozimin e “aseteve”, puna e bukuroshes si juriste

by A R
14/05/2016 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me format e një kukulle, ajo është shndërruar në modelin që po ndiqet nga vajzat në rrjetet sociale, pasi gjithmonë ka një foto ku prezanton look-n dhe stilin e jetës që bën. Marina Fara është vajza e vetme e këngëtares Eli Fara, e cila ndryshe nga nëna e saj, që njihet në skenë, ajo komentohet për protagonizmin e saj në rrjetet sociale Edhe pse në jetë është larg botës së spektaklit, pasi ushtron profesionin e juristes, ka arritur të bëjë për vete shumë fansa.

Marina zbulon në këtë intervistë për gazetën “Panorama” pikën e fortë për të qenë tërheqëse dhe me famë pa nevojën e ekranit, dhe sa përputhen tek ajo jeta virtuale me atë reale.

Fiziku yt perfekt po i çmend rrjetet, cilat janë sekretet e linjave prej kukulle?

Fiziku është njëkohësisht gjenetik dhe përkushtim për të mbajtur atë çka gjenetika të dhuron. Tashmë je shndërruar në personazhin protagonist në rrjetet sociale, nisur nga fotot e bukura që poston.

marina

Është jeta jote një “reality show” që u ofrohet portaleve?

Mendoj se përditshmëria ime është po aq e njëjtë dhe njëkohë- sisht e veçantë sa e çdo njeriu tjetër. Nuk mendoj që jeta ime është kthyer në një “reality show”.

Të jesh ikonë Instagrami për çfarë të shërben, cila është kënaqësia e këtij lloj popullariteti që ke fituar?

Instagrami dhe rrjetet e tjera janë një risi në jetën tonë të dixhitalizuar tashmë. Mendoj që është ende në fazat e një eksperimenti social, si për mua dhe për çdo vajzë apo djalë tjetër që ka arritur popullaritet në të.

marina-2

Të shkruajnë mesazhe persona që kërkojnë të njihen me ty, dhe si u përgjigjesh?

Aq sa koha më lejon, mundohem t’u përgjigjem pyetjeve të ndryshme të njerëzve, por di të ndaj jetën time të përditshme dhe mos ta konfuzoj atë me realitetin virtual.

Cila është pika jote më e fortë e atraksionit, pra si i tërheq ndjekësit e tu?

Nuk do ta përkufizoja si një pikë të fortë, thjesht mundohem të ndaj me ndjekësit e mi, si çdo vajzë tjetër në rrjetet sociale, fotot e mia dhe pse jo ndonjëherë dhe gjendjen emocionale në të cilën ndodhem.

Personat që të shkruajnë janë më shumë meshkuj apo femra?

Mendoj se janë të barabartë, por nuk kam bërë ndonjë analizë statistikore. Komentohesh si vajzë showbiz-i, por në fakt ti ushtron profesionin e juristes.

marinaaa

Si ndikon kjo famë në punën tënde të përditshme?

Siç e përmenda më sipër, njeriu duhet të jetë i aftë të ndajë botën virtuale me atë realen, pra të prekshmen. Nuk besoj se fama ka ndonjë ndikim në punën time si juriste.

Miqtë e tu më të afërt janë pjesë e artit apo administratës?

Janë nga të dyja fushat. Unë jam rritur mes artistësh dhe punoj me pjesëtarë të administratës, kështu që rrethi im miqësor përbëhet nga të dyja fushat.

ja_vajza_seksi_e_kengetares_el_1

Para ca kohësh bëre bujë me fotot pranë futbollistëve të Kombëtares. Me cilët prej tyre ke komunikim të shpeshtë apo shkëmben miqësi?

Vazhdoj të jem shtetase shqiptare dhe, si për çdonjërin prej nesh, Kombëtarja e futbollit është krenari. Si çdo bashkëkombës tjetër, ashtu edhe unë e kam për kënaqësi të kem një foto me ta. Mendoj që ajo foto nuk përbën lajm për ta komentuar më tej.

Nëna jote këngëtare, Eli Fara, e ka shprehur dëshirën e saj hapur se do të të shohë sa më shpejt të veshur nuse. Sa pranë je vendimit më të rëndësishëm të jetës?

Çdo prind ka dëshirë të shohë fëmijët e tij apo saj të lumtur dhe të stabilizuar në atë lumturi. Por kjo nuk do të thotë që duhet të varemi te një partner jete për lumturinë tonë.

eli-marina-fara

Je e dashuruar dhe çfarë kriteresh ke në një lidhje?

Po jam e dashuruar me shumë gjëra, vende, ide… Dua të them se njeriu duhet të dashurojë shumë gjëra e jo vetëm persona fizikë. Çdo hap i ndërmarrë në jetë duhet të jetë me dashuri dhe respekt për veten, në radhë të parë.

Hyn te tipat romantikë apo praktikë në një marrëdhënie?

Një miks mes te dyjave, fundja asgjë nuk është bardhezi.

Cili është djali i njohur që të intrigon për ta njohur?

Nuk kam ndonjë personazh specifik, nuk po më vjen ndërmend për momentin…

auto_1881221440254811

Duket se bën jetë princeshe, por sa e rrethuar je nga luksi në të vërtetë?

Bëj jetën që mund të përballoj. E mira nuk ka fund, kështu që nuk mund të bëj krahasime me askënd tjetër, sepse çdo njeri jeton ndryshe, me mundësi të ndryshme.

I ke renditur pasionet që do t’i bësh realitet dhe kur mund të të shohim në një skenë spektakli?

Çdo gjë që më plotëson shpirtërisht apo profesionalisht bën pjesë në pasionet e mia, të cilat përpiqem të mos i kufizoj vetëm brenda një fushe. Prandaj nuk mund të them nëse do më shihni apo jo ndonjëherë në skenë./Panorama/a.m.

Next Post

Kadare flet nga shtëpia e lindjes: Dekriminalizimi jetik, kjo koha e tretë e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

Refuzohet ekstradimi i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, gjykata e shpall “të arratisur”

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In