Marina braziliane njoftoi të martën se kishte sekuestruar 3.6 ton kokainë e cila po transportohej nga një varkë në brigjet e shtetit verilindor Pernambuco. Policia e cilësoi këtë si kapja më e madhe e drogës nga Brazili në det të hapur
Sekuestrimi vjen pas një sërë operacionesh të zhvilluara nga Marina për të luftuar transportin e drogës në bregdetin e vendit.
Sipas Marinës, që nga viti 2020 janë sekuestruar mbi 17 ton kokainë, 4.3 ton hashash dhe 14 ton marijuana.
/a.d