• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marifetet tregtare të Trump

by Java News
16/03/2018 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Imbalancat dhe pabarazitë e gjeneruara nga ekonomia botërore nuk mund të luftohen duke mbrojtur pak industri me lidhje të forta politike, duke përdorur arsye qartazi qesharake të sigurisë kombëtare si një justifikim. Një proteksionizëm i tillë është një marifet, jo një axhendë serioze për reformën e tregtisë.

Nga Dani Rodrik

Lehja e presidentit të SHBA Donald Trump në politikën tregtare ka qenë deri tani shumë më e fortë se sa kafshimi. Por kjo mund të jetë duke ndryshuar. Në janar, ai rriti tarifat mbi lavatriçet dhe panelet diellore të importuara. Tani, ai ka urdhëruar tarifa të rënda për çelikun dhe aluminin e importuar (25% dhe 10% respektivisht), duke e bazuar këtë lëvizje mbi një përjashtim rrallë të përdorur nga rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë për arsye të sigurisë kombëtare.

Shumë komentatorë kanë reaguar me tepri ndaj mundësisë që imponimi i këtyre tarifave të shkaktojë një “luftë tregtare” dhe akoma më keq. Një ekspert i quajti tarifat mbi çelikun dhe aluminin kufizimet më domethënëse që nga viti 1971, kur presidenti Richard M. Nixon vendosi një tarifë 10% për të gjitha importet në përgjigje të deficitit tregtar të SHBA, dhe parashikoi se, “kjo do të ketë pasoja të stërmëdha për rendin botëror të tregtisë.”Wall Street Journal shkroi se tarifat e Trump ishin “gabimi më i rëndë në politika i presidencës së tij – një pretendim mbresëlënës nëse shohim gabimet e administratës së tij në lidhje me Rusinë, FBI-në, Korenë e Veriut, imigrimin, taksimin, nacionalizmin e bardhë dhe shumë të tjera.

Realiteti është që masat tregtare të Trump përbëjnë vetëm patate të vogla. Në veçanti, ato janë shumë të dobëta në krahasim me shkallën dhe objektivat e politikave proteksioniste të presidentit Ronald Reagan në vitet 1980. Reagan rriti tarifat dhe shtrëngoi kufizimet në një gamë të gjerë industrish, përfshirë tekstilet, makinat, motorët, çelikun, lëndën drusore, sheqerin dhe elektronikën. Ai është i famshëm se i bëri presion Japonisë të pranonte kufizime “vullnetare” në eksportin e makinave. Ai imponoi 100% tarifë në disa produkte japoneze të elektronikës kur Japonia aludohet se dështoi të mbante të larta çmimet e mikroçipeve të eksportuara.

Njësoj si politikat e Trump dhunojnë frymën, por jo germën e marrëveshjeve të sotme të tregtisë, kufizimet tregtare të Reagan shfrytëzuan vrima që gjenden në marrëveshjet ekzistuese. Ata ishin po aq shumë një devijim nga praktikat dominuese të kohës sa frika për një “proteksionizmë të ri” u bë e gjithëpërhapur. “Ka shumë rrezik që i gjithë sistemi do të shkatërrohet,” shkroi në atë kohë një avokat i tregtisë “ose që sistemi global do të bjerë në realitetin e zymtë të viteve 1930.”

Këto paralajmërime rezultuan tepër alarmiste. Ekonomia e botës nuk u prek shumë nga rikthimi i përkohshëm te proteksionizmi në viteve ’80, nga tendenca e përgjithshme drejt liberalizimit të tregtisë. Në fakt, ai proteksionizëm mundet edhe të ketë sjellë përfitime. Proteksionizmi i Reagan funksionoi si një valvul sigurie, e cila çliroi avullin politik, duke shmangur në këtë mënyrë telashe më të mëdha.

Dhe sapo makroekonomia e SHBA u përmirësua, ritmi i globalizimit u përshpejtua. Marrëveshja e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut, OBT (e cila në mënyrë eksplicite ndaloi vetëpërmbajtjet “vullnetare” në eksport të përdorura nga Reagan), dhe bumi i eksporteve të Kinës pasuan në vitet 1990, siç ndodhi edhe me heqjen e kufizimeve që kishin mbetur mbi financat ndërkufitare.

Proteksionizmi i Trump mund të ketë pasoja shumë të ndryshme; historia nuk ka nevojë të përsërisë veten. Sa për një gjë, edhe nëse ndikimi i tyre i përgjithshëm mbetet i kufizuar, kufizimet tregtare të Trump kanë një cilësi më të njëanshme ballore. Shumica e proteksionizmit të Reagan u negociua me partnerët tregtarë dhe u dizajnua për të lehtësuar barrën ekonomike mbi eksportuesit.

Vetëpërmbajtjet vullnetare në eksporte (VER sipas akronimit në anglisht) të viteve 1980 në makina dhe çelik, u administruan nga vendet eksportuese. Kjo i mundësoi kompanive japoneze dhe europiane të bashkëpunojnë në rritjen e çmimeve të tyre të eksportit për tregjet e SHBA-së. Për më tepër, këto kompani mund të jenë bërë edhe më fitimprurëse falë kufizimeve tregtare amerikane. Por ka pak mundësi që eksportuesit koreano-jugor të makinave lartëse ose eksportuesit kinezë të paneleve diellore do të kenë të njëjtin fat sot. Unilateralizmi i Trump do të shkaktojë më shumë zemërim ndaj partnerëve tregtarë dhe për rrjedhojë ka gjasa do të shkaktojë hakmarrje.

Një kontrast tjetër me masat e epokës së Reagan është se ne po jetojmë sot në një fazë më të përparuar të globalizimit dhe problemet që kanë shoqëruar këtë globalizim janë më të mëdha. Shtyrja drejt hiper-globalizimit e viteve 1990 ka shkaktuar ndasi të thella mes atyre që lulëzojnë në ekonominë botërore dhe mbajnë vlerat e saj dhe atyre që mbeten të varfër. Për rrjedhojë, forcat e nacionalizmit dhe nativizmit ka gjasa janë më të fuqishme sot nga sa kanë qenë në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa politikat e Trump supozohet se synojnë të rivendosin drejtësinë në tregtinë botërore, ata përkeqësojnë në vend që t’i zbusin problemet. Siç tregojnë Jared Bernstein dhe Dean Baker, tarifat e Trump ka gjasa do të sjellin përfitime për një minorancë të vogël të punëtorëve në industritë e mbrojtura në kurriz të shumicës dërrmuese të punëtorëve në industritë e tjera. Imbalancat dhe pabarazitë e gjeneruara nga ekonomia botërore nuk mund të luftohen duke mbrojtur pak industri të lidhura politikisht, duke përdorur arsye dukshëm qesharake të sigurisë kombëtare si justifikim. Një proteksionizëm i tillë është një cicmic, jo një axhendë serioze për reformë në tregti.

Një axhendë serioze reforme duhet të jetë kontrolli i proteksionizmit të përdorura nga kompanitë e ilaçeve dhe profesionistëve të aftë, të tillë si mjekët, argumentojnë Bernstein dhe Baker. Axhenda e vërtetë është të trajtohen problemet e dampingut shoqëror dhe autonomisë në politika duke rinegociuar rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë në mënyrë shumëpalëshe. Dhe ajo duhet të shënjestrojë fushat ku përfitimet nga tregtia janë ende shumë të mëdha, të tilla si mobiliteti ndërkombëtar i punëtorëve, dhe jo fushat që japin përfitim për vetëm disa interesa të caktuara.

Por është arena vendëse ajo ku puna më e madhe duhet të bëhet, Riparimi i kontratës sociale në shtëpi kërkon një gamë politikash shoqërorë, në taksim dhe inovim për të krijuar terrenin për një version të shekullit të 21 të Marrëveshjes së Re[i]. Por me uljen e taksave për korporatat dhe derregullimin, Trump po lëviz në drejtim të kundërt. Herët apo vonë, natyra shkatërrimtare e axhendës së brendshme të Trump do t’i bëhet e qartë edhe votuesve të tij. Në atë pikë, lufta tregtare e modës së vjetër mund të jetë e parezistueshme, një masë që do të ofrojë heqje vëmendje dhe maskim politik.

[i] New Deal është marrëveshja sociale e famshme e viteve 1930, me programe sociale të shumta të ndërmarra në Shtetet e Bashkuara pas Depresionit të Madh.

Project Syndicate-Birn

Next Post
Kontradikta mes lobistit dhe PD për 500 mijë $, pikpyetjet për lidhjet ruse

Investigimi amerikan për lobimin rus në favor të Bashës, gjen jehonë edhe në mediat gjermane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

“Presidenti Donald Trump planifikon të vizitojë Greqinë”, ambasadorja amerikane në Athinë jep detaje

February 2, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Qeveri teknike, ose vdekje? Gërdeci, prova e parë!

February 2, 2026
“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

“Kushte moderne për 650 nxënës e mësues”, hap dyert pas rindërtimit shkolla ‘Lef Sallata’ në Vlorë

February 2, 2026
Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

Iu kundërpërgjigj me armë zjarri atentatorëve në Lezhë, ndalohet me urdhër të prokurorisë efektivi i policisë

February 2, 2026
Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

Frika e kaosit të udhëtimeve gjatë verës, shtyhet deri në shtator zbatimi i Sistemit të Hyrjes/Daljes në BE

February 2, 2026

SPAK po tenton të konsiderojë krim përpjekjen e Veliajt për t’u mbrojtur me avokatë të huaj

February 2, 2026
“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

“E kam shkruar me lot!”/ Iu rikthye muzikës pas tragjedisë në familje, Gjesti publikon foton: Kapitull i ri!

February 2, 2026
“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

“Foltorja”/ Sali Berisha para Kryeministrisë: Do të dalim në protesta deri në fitore

February 2, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Mërgata shqiptare, nga kujtesë e së kaluarës në subjekt aktiv

February 2, 2026
Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

Skema mashtruese për kredi online, zëdhënësi i Policisë së Shtetit: Qytetarët të tregojnë kujdes!

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In