• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Profil/ Marie Logoreci, një Greta Garbo shqiptare

by
13/09/2015 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Profil/ Marie Logoreci, një Greta Garbo shqiptare

Marie Logoreci, një Greta Garbo shqiptare

Mexhit Prençi

Një shoqëri nëse nuk vlerëson njerëzit e shquar të pallatit të lavdisë së kombit të vet, është në grahmat e fundi nëse nuk ka vdekur akoma, do të thoshte Lorka. Marie Logoreci është një nga këto personalitete. Më 23 shtator ka 95-vjetorin e lindjes. Ministria e Kulturës dhe Teatri Kombëtar këtë muaj duhej ta kishin shpallur “Muaji i Marie Logorecit”, të kishin organizuar veprimtari kushtuar kësaj aktoreje më të shquar të teatrit tonë, për të cilën regjisori Piro Mani artikulon: “Unë e them me bindje se Marie Logoreci është Eleonara Duzë, MV5BMTQ0MDkxMzcyNV5BMl5BanBnXkFtZTcwMjYxMjMzMQ@@._V1__SX961_SY541_Greta Garbo, Sara Bernan, Jermillova.” Nëse Tetari Kombëtar është vërtetë teatër kombëtar, (unë e vë në dyshim) nuk është vonë të bëjë atë që duhet bërë, për këtë figurë me taban kombëtar e cila me aktrimin e saj, ka realizuar me art magjik karakterin shqiptar të Gruas dhe Nënës në disa role malësoresh me karakter të fortë, sidomos të zonave të Veriut.

Edhe media, gjatë këtyre tri javëve, shpresoj se do ta bëjë punën e saj, për të nderua figurën e kësaj aktoreje elitare, ndër më të shquarat e teatrit shqiptar, në raport me kohën.

Janë botuar artikuj të shumtë, kritika e studime në harkun kohor që nga 1945 e gjer kur Maria u nda nga kjo botë në qershor të 1988-ës. Një studim me vlera konsideroj temën e diplomës së aktores Yllka Mujo “Marie Logoreci, aktore realiste dhe me personalitet”.

Ndërsa libri i parë “Marie Logoreci – Artiste e Popullit” është botuar nga Shtëpia Botuese “Logoreci” në vitin 2000. Është një tip i veçantë monografie – një sprovë, formësuar, strukturuar dhe redaktuar nga Mexhit Prençi.

Për figurën e saj unike, mund dhe duhet të shkruhen libra me këndvështrime të ndryshme, të larmishme e me forma dhe struktura origjinale, pa përsëritur autori vetveten apo pa kopjuar të tjerët, siç po ndodh në realitetin e sotëm kaotik, në përpjekjet mjerane të hajdutëve ordinerë për të përvetësuar punën mendore të tjetrit, duke mos shënuar as referencat, si nga disa studentë të magjistraturës dhe doktoraturës, ca gazetarë e gazetare në media po edhe nga botues provincial në përpjekjet marroke gjer në përvetësimin e autorësisë së librit.

Për Marie Logorecin, kushdo që di të shkruajë bukur, nuk e ka fare të vështirë të bëjë artikuj, ese, vështrime kritike, studime apo libra, sepse jeta dhe veprimtaria aktoriale e saj është e gjerë, mjeshtëria artistike e lartë. Maria artiste dhe Marie qytetare e familjare, janë unikale. Rolet e saj janë tipe dhe karaktere të ndryshme e të larmishme që do të kërkonte specialistë e profesionistë për të zbuluar e paraqitur me profesionalizëm individualitetin e saj artistik. Mund të shkruhen libra të ndryshëm, të larmishëm e të veçantë për jetën e saj familjare e sociale. I biri mund të shkruajë e të rrëfejë gjithë marrëdhëniet e tij me nënën dhe artisten, që të na sjellë episode të freskëta, momente, situata e ngjarje origjinale. Një tjetër,mund të shkruaj një libër publicistik me artikuj të botuar në shtypin e kohës që nga viti 1947 e gjer në ditët tona. Ndërsa kritikët e studiuesit mund dhe duhet te skruajnë libra studimorë për mjeshtërinë e aktores dhe sidomos për personalen artistike të saj.

Maria në shtëpinë e saj në Shkodër
Maria në shtëpinë e saj në Shkodër

Libër me vlera të veçanta do të ishte të shkruhet për figurat e grave, tipe e karaktere të malësoresh burrëresha që ka realizuar ajo me artin e saj si reflektim i realitetit; duke u dhënë shpirt e gjak nga vetja dhe duke i formësuar më të përsosura se personazhet e jetës dhe të dramaturgut.

Unë si kritik dhe studiues zgjodha qasjen profesionale në formësimin e librit të parë “Marie Logoreci, Artiste e Popullit”. Kam shkruar herët për disa role të saj, por studim serioz konsideroj: “Personalja artistike e aktores dramatike”, botuar në vitin 1998 në gazetën “Rilindja”. Pas këtij studimi më ka ngacmuar ideja të shkruaja një monografi. Rasti erdhi kur një ditë në fillim të viteve 2000, më takon Pjerin Logoreci (i biri i Maries) dhe më fton për një kafe te Piramida. Gjatë bisedës më thotë: “Kam grumbulluar shumë material për mamën, dua të botoj një libër”. Më vjen shumë mirë i them. Maria ka qenë aktore klasi. “Kam menduar, më thotë Pjerini, që ti ta marrësh përsipër. Edhe te Kudret Veça kam besim si specialist i dramës dhe teatrit, por unë të zgjodha ty”. Faleminderit, i them. Dakortësia qe elegante.

Studiova materialet. Ishte bërë një punë e mirë me grumbullimin e tyre, si ato shkrimore botuar më media apo marrë nëpër arkiva të ndryshme, ashtu dhe me sigurimin e fotografive. Bërë përzgjedhjen dhe redaktimin e tyre. I rekomandova të shkruanin kujtimet e tyre disa nga kolegët e koleget më të shquara e në të njëjtën kohë edhe vlerësimet e mendimet e tyre profesionale.

Gjatë punës së seleksionimit dhe redaktimit, mendja më shkonte gjithnnjë: si duhej të formësohej libri, ngrehina e tij. Figurativisht tullat, rërën, gëlqeren, çimenton, hekurin e të tjerë e të tjera i kisha, po duhej gjetur forma, struktura e tij sipas një qasjeje profesionale.

Kisha lexuar monografi te tipeve te ndryshme për shkrimtarë, poetë, artistë të artit dramatik etj. Rrallë fort rrallë më kishin pëlqyer. Është i mërzitshëm për lexuesin ndërtimi steriotipik i monografive, ku autori përsërit në forma të ndryshme mendimet e tij, e shprehet me lëvdata patetike, retorike dhe superlative sa bëhen të pabesueshëm. Kjo më vuri në mendime. Pas një monologu të gjatë rashë në ujdi me veten që të mos isha unë protagonist në rrëfim, vlerësim dhe paraqitje të figurës së Marie Logorecit, por vetë kolegët dhe koleget e saj, kritikët dhe studjuesit që kanë dhënë kontribut në zbulimin e vlerave të artistes Lgoreci.

Marie Logoreci dhe Roza Xhuxha (Anagnosti)
Marie Logoreci dhe Roza Xhuxha (Anagnosti)

Ky vizion më orientoi të formësoj dhe strukturoj librin në katër kapituj. I pari: Opinione dhe kujtime kolegesh. I dyti: Studime profesionale për artisten dramatike. I treti: Marie Logoreci për artin e aktrimit dhe i katërti: Album fotografik në role e shfaqje të ndryshme.

Ky shestim dhe strukturim ka synuar dhe realizuar një tip monografie që nga shumatura e gjykimeve prej specialisteve të teatrit dhe skenës: aktorë e aktore. regjisorë e dramaturgë, skenografë e muzikantë, kritikë dhe studiues të formulonin mendimet dhe vlerësimet e tyre për Marien artiste profesioniste unike, po edhe si qytetare, grua e emancipuar, nënë model dhe dashuruese e luleve.

FRAGMENTE: (Nga teksti i Piro Manit, Kolë Jakovës, Yllka Mujos dhe Mexhit Prençit)

 

PIRO MANI: AJO ISHTE PERSONIFIKIM I EPIKES

“Që në rolet e para që ndaja, sigurisht, Maria kishte role kryesore se edhe vetë shkrimtarët i kishin shkruar për të: “Përkolgjinajt”, “Cuca e Maleve”, “Përmbytja e madhe”. Mënyra si Maria punoi me këto personazhe, botën e të cilave e njihte mirë, ishte mahnitëse, vetë natyra e saj nuk e pranonte artificialen, të huajën. Maria në çdo sekondë ishte Ajo. Kishte një sinqeritet poetik plot vërtetësi artistike që dilte nga shpirti i Maries e ishte i saj. Nuk huazonte Maria, nuk e pranonte protezën, prandaj rolet e saj ishin të pastër, të kulluar, të thellë, pasionantë, të logjikshëm, të sinqertë, që komunikonin me spektatorin. Këto fjalë janë pak letrare, prozaike, sa keq që nuk mund të thuhen në poezi. Nga interpretimet e saj nuk më harrohen kurrë, Alisa te “Rrënjët e thella”, Kristina te “Komploti i të dënuarve” apo edhe roli i vogël, por që është figurë shumë e qëndisur, magjistarja te “Halili dhe Hajria”, një kararkter mjaft i njohur.

Mendoj se kulmi i Maries ishte Gjela te “Përmbytja e madhe”. Ajo ishte një figurë simpatike, një figurë kontrapuntuale e si e tillë ishte një copë e vërtetë e asaj malësie, e psikologjisë së saj, një copë shkëmb i atyre maleve. Ajo ishte një dhimbje. Harmonia e interpretimit, muzikaliteti, vërtetësia e madhe e veprimit psikofizik, mënyra si e dëgjonte partnerin, si gjestikulonte, të gjitha këto krijuan një figurë që do ta krahasoja me Nënën Kurajë të Brehtit të luajtur nga Helen Vaiger (e shoqja e Brehtit). E them i bindur se Gjela e Marie Logorecit është në atë nivel me Nënën Kurajë të Helen Vaiger. Gjela e Maries ishte një personazh që nuk e ka patur më skena jonë. Sigurisht një pjesë e të rinjve sot nuk e dinë se ç’është ky rol i Maries, por ata që e ekanë parë në skenë shpërthimin emocional nuk do të harrojnë sytë e saj, zërin e saj. Ajo ishte Marie Logoreci.

Kritika shqiptare i është shumë borxhlie teatrit në përgjithësi e Marie Logorecit në veçanti. Unë them me bindje Marie Logoreci është Eleonora Duzë, Greta Garbo, Sara Bernar, Jermellova”.

KOLË JAKOVA: LOKEN E KAM SHKRUAR PËR MARIEN

“Ata që e njohën së afërmi Marie Logorecin, sidomos në lidhje me punën në skenë, ndjejnë një dhimbje krenare tani që ajo nuk është mes nesh. Sa më tepër kohë të shkojë, aq më shumë do të rritet figura e saj si aktore, aq më tepër do të kujtohen rolet e saj të papërsëritshëm. Si u çlirua Shqipëria mua më emëruan drejtor të të parit Teatër të Shtetit. Teatri nisi punën me aktorë partizanë, të ardhur nga mali, si Besim Levonja, Anton Pano etj., amatorë të qyteteve të ndryshme të vendit, të dashuruar pas artit të skenës që kishin luajtur edhe më parë si Loro Kovaçi, Mihal Popi, Mihal Stefa, Xhevat Serezi, Gjon Karma. Veç këtyre në teatër kishim edhe vajza të reja si Behije Çela, Marta Buda, Liza Vorfi. Problemet e teatrit ishin të shumta dhe të vështira. Aktorë si Mihal Popi, Kadri Roshi dhe ndonjë tjetër kishin vetëm katër klasë fillore, kurse Besim Levonja nuk kishte qenë kurrë në shkollë. Ndaj duheshin aktorë dhe aktore të reja.

Në këtë kohë erdhi Maria. Këndonte në Radio. Ti duhet të vish në teatër!,- i thashë. – Mu më pëlqen të këndoj- m’u përgjigj. E po mirë, herë pas here edhe do të këndosh. Regjisorët Pandi Stillu e Sokrat Mio që e morën në prova thanë fjalët më të mira. Në një pjesë të huaj, Maries iu dha roli kryesor, bashkë me Naim Frashërin. Suksesi i të dyve qe i madh. U afirmua si aktore me merita. Më pas ajo luajti edhe role të tjera, në ë cilat u dallua gjithnjë e më tepër.

Maria shkëlqeu në çdo rol, si dramat tona kombëtare ashtu edhe tragjeditë e Shekspiri, në dramën spanjolle etj.

Kur po mendoja të shkruaja dramën “Toka jonë”, kam pas parasysh Marien në krijimin e Lokes, të cilën për të e kam shkruar. Mendoja se vetëm ajo mund ta luante. Regjisori Pandi Stillu e pranoi mendimin tim dhe ajo e mori rolin me gëzim të madh. Veç provave që bënte në studio punonte edhe në shtëpi deri natën vonë. Pas disa ditësh më tha: “Ti po më çmend. Natë e ditë nuk më hiqet nga mendja figura e Lokes. Përpiqem ta largoj, por nuk mundem… Kam filluar ta dua”. Premiera e kësaj shfaqjeje qe me të vërtetë një ngjarje e shënuar”. /Shtator 1998

YLLKA MUJO: AKTORE REALISTE DHE ME PERSONALITET

“Aktorja Marie Logoreci sikurse çdo artist i vërtetë, ka krijuar në skenën e Teatrit Popullor personalitetin e vet artistik. Interpretimi i saj është thellësisht realist. Duke qenë një vërejtëse e mprehtë e jetës së popullit, e jetës së njerëzve të thjeshtë; perceptuese e veçantë edhe e imtësive të jetës e të realitetit që zhvillohet përreth saj, ajo ka

Marie Logoreci në rolin e Gertrudës në tek Hamleti e U. Shekspir, viti 1960
Marie Logoreci në rolin e Gertrudës në tek Hamleti e U. Shekspir, viti 1960

arritur gjithmonë të mbledhë atë material jetësor që është poleni i figurës së ardhme që do të krijonte me aktrimin e saj. Në këtë argument qëndron baza realiste e artit të saj. Nga ana tjetër aktorja Marie Logoreci nuk ka qenë vetëm një konstatuese dhe regjistruese e thjeshtë e fakteve; por edhe mjeshtre e shndërrimit të materialit perceptuar nga jeta në realitet artistik, ngritur në një stad më të lartë, veçanërisht në krijimin e karaktereve. Aktorja i ka trupëzuar karakteret pikërisht duke u nisur nga karakteristikat esenciale të personazhit të veprës së autorit, i cili ndonëse është paraqitur në mënyrë letrare nga ai, është konsideruar nga Marie Logoreci si një etyd i cili do të plotësohet dhe përsoset, duke u bazuar gjithmonë në perceptimet e saja vetjake. Të gjitha këto e përcaktojnë aktoren Marie Logoreci si një artiste të metodës krijuese të realizmit. Pa mohuar aspak meritat e regjisorëve, mund të them pa e tepruar se ajo është një nga ato aktore tek të cilat iniciativa krijuese origjinale ka ndjekur hap pas hapi zbërthimin dhe konkretizimin e individualizimit të personazhit. Artistja Logoreci e përjeton tërë atë proces që zhvillohet në shpirtin e artistit që nga kontakti i parë me materialin letrar, nga ai që quhet leximi i parë i pjesës, tek zbërthimi e deri tek trupëzimi i gjithë atij kompleksi ideoemocional të personazhit. Ky orientim artistik e ka udhëhequr në punën e saj krijuese nga njeri rol te tjetri dhe në vitet e pjekurisë së saj. Maria jo vetëm që nuk e ka nënvleftësuar asnjëherë punën serioze teknologjike, por ajo ka qenë shembull i një procedure të ndërgjegjshme në zbërthimin dhe konkretizimin e portreteve të personazheve që ajo ka rikrijuar. Ajo kurrë nuk e ka mësuar rolin mekanikisht, por e ka përvetësuar atë. Duke hyrë thellë në jetën e dytë, në jetën e heroinës që interpretonte, ka arritur në interpretimet e saja më të mira atë unifikim të individualitetit të saj me individualitetin e rolit sa e dimensionon dhe gjallëron figurën çka e bën bindëse dhe të besueshme nga publiku, duke i dhënë krejt natyrshëm edhe mendimet edhe ndjenjat e saj:të dhimbjes, protestës, revoltës, urrejtjes;por edhe cinizmin, hipokrizinë e ligësinë që burojnë nga esenca e rolit. Duke u nisur nga bota e brendshme e personazhit dhe jo nga kostumi apo tiparet e portretit te retushizuar, aktorja ka nxjerrë gjithmonë tiparet specifike dhe esenciale të figurës me realizëm dhe forcë bindëse, duke arritur një komunikim të sinqertë me spektatorin”. (Nga tema e diplomës, 1976)

MEXHIT I PRENCI: MAGJIA E ARTIT TË AKTORES DRAMATIKE

“Teoricieni amerikan i letërsisë Rene Velek, duke analizuar teorikisht fenomenin e identitetit artistik pyet: “Përse e studiojmë Shekspirin?” Dhe përgjigjet vetë: “Është e qartë se nuk na intereson ajo që ai ka të përbashkët me të gjithë njerëzit, sepse atëherë, njëlloj si atë do të mund të studionim cilindo tjetër; nuk na intereson tek ai as ajo që ka të përbashkët me të gjithë njerëzit e Renesancës, me të gjithë elizabetianët, me të gjithë poetët, me të gjithë poetët dramaturgë elizabetianë, sepse në ato raste do të mund të studionim Dekerin ose Hejvadin. Do të thoshim se duam të zbulojmë atë që është personale e Shekspirit, atë që e bën Shekspirin Shekspir; është e qartë se ky problem i takon të veçantës dhe vlerësimit”.

Sipas kësaj optike synoj të paraqes magjinë e artit të Marie Logorecit, atë të veçantë të personales artistike të saj që e bën Marien Marie Në realizimin mjeshtëror të roleve dhe kryeroleve, mishërimin artistik origjinal dhe shpirtëzimin e tyre, spikat forca dramatike, epike dhe tragjike e interpretimit, elemente këto që mundësojnë të arrish të kokludosh se Maria është Marie, aktore dramatike.

Rol parësor në formësimin e aktores dramatike kanë vetë të dhënat natyrale si: temperamenti i fuqishëm, dinamik e shpërthyes; zëri i plotë, kumbues, një zë burrëror; sytë e mëdhenj, të zi e zhbirues; të vetëndjerit e lartë, një dhunti kjo e çmuar dhe e pazëvendësueshme te aktorja dhe, – plastika e natyrshme që e ka burimin jo vetëm në dhuntitë natyrale të aktores, por edhe në zbulimin e plastikës së rolit dhe krijimin e marrëdhënieve të ndërsjellta midis vetes e figurës duke arritur një integrim të sinqertë. Këto dhunti dhe veçori psikofizike përbëjnë atë të domosdoshme, pa të cilën nuk mund të realizosh karaktere dramatike.

Historia e teatrit njeh aktorë që janë cilësuar dramatikë, ashtu siç njeh dhe të tjerë që janë përcaktuar aktorë komikë, lirikë, tragjikë etj. Aktorët dramatikë kanë diçka të përbashkët, ashtu siç kanë dhe aktorët komikë e lirikë, ndaj zbulimi i asaj që është personale tek Marie Logoreci, do të ishte pikënisja më e sigurtë për të vlerësuar atë të veçantë që e bën Marien të jetë Ajo, dhe jo dikush tjetër, apo disa të tjerë.

Argumenti i dytë është zbulimi i dramave që bart një personazh dhe mishërimi artistik i tyre me individualitet personazh-Marie. Një ndër këto figura është Lokja te “Toka jonë” e Kolë Jakovës. Ky karakter dramatik bart disa drama të fuqishme, të cilat Maria i zbulon, i përjeton dhe i shpreh ashtu siç mund t’i shprehë vetëm ajo

Do të veçoja dramën e gruas së ndershme që vuan dramën e gruas së përdalur, kurdisur gjithçka nga Tuç Maku; dramën e dhimbjes të divorcit me fëmijët e saj dhe dramën e tokës (pronës), rrëmbyer prej Tuçit. Ndalem te drama e divorcit. Artistja Logoreci, dhimbjen, tronditjen, tragjiken që përmban vetë dhimbja, i shpreh jo me lotë, jo me të qara, as e mekur dhe e drobitur, por me një dhimbje burrërore, një dhimbje-protestë, ku nëpërmjet tërë veprimeve psikofizike derdhet urrejtja. Një i vetëndjerë i lartë, i harmonizuar me aftësinë e ndryshimit e tjetërsimit në raport me situatën, që dhimbjen e shndërron në një forcë proteste. Duke njohur strukturën shpirtërore të karakterit të malësores, që burrërinë në situata të rënda e konsideron virtyt, Maria shpirtëzoi interpretimin e figurës së Lokes, sipas këtij parimi estetik duke i dhënë përparësi elementit të mposhtjes së vuajtjes dhe dhimbjes, ku racionalja dhe emocionalja në interpretim shkrihen duke patur përparësi e para”.

Next Post

Ti i çuditshmi populli im!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

Fenomeni që po alarmon shkencëtarët. “El nino” dhe “La nina” pritet të godasë Tokën

February 2, 2026
“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

“Diskursi i Berishës nuk ka ndryshuar, si ta bindësh Qorin dhe Shehajn?”, Haxhiu replikon me deputetin e PD

February 2, 2026
Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

Të pathënat e Miss Albania 1991, nga skena e parë e bukurisë te shtëpia pa drita dhe rrëfimi i Valbona Selimllarit

February 2, 2026
Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

Miku i Lapajt, sherr LIVE me Shehajn: Je i dënuar nga gjykata! Mos na bëj si…

February 2, 2026
“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

“Zgjedhorja” / Sondazhi: Mbi 70% e shqiptarëve duan që opozita të marrë pjesë në komision

February 2, 2026
Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

Meloni ironizon afreskun që bëri bujë: Jo, përfundimisht nuk jam si një engjëll!

February 2, 2026
“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

“Në Shqipëri ka perversitete si ato të Epstein”, Curri: Mendojnë se duke e bërë këtë, do kalojnë vdekjen

February 2, 2026
A do ia heqë Trump non gratën Berishës, po Ramës a do ia tregojë vendin?

“Marrëveshja PD-PS është mbyllur! Kjo që shohim është teatër…”

February 2, 2026
Luan Baçi para tubimit të opozitës: Bashkohuni dhe paraqisni shqetësimet tuaja! Foltorja do kthehet në ortek

Mbledhja e grupit të PD, Baçi: Pjesëmarrja në Reformën Zgjedhore dhe Territoriale, formale, por e domosdoshme

February 2, 2026
“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

“Këtu flitet për perversitetin e elitave”, gazetarja shqiptare në SHBA, për Epstein: Të majtë e të djathtë po prisnin që…

February 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In