Lajmi i trishtë se artisti i njohur, Koço Devole humbi jetën pas betejës me ‘Covid-19’ i ka hidhëruar të gjithë miqtë, të afërmit e dashamirësit e artit të tij.
Aktorë, moderatorë e këngëtarë që kanë pasur fatin të punojnë me Devolen, e kanë kujtuar me momentet krah njëri-tjetrit duke treguar vlerësimin e madh që kanë gëzuar gjatë gjithë kohës për të. Një ndër ta është dhe aktorja e Mariana Kondi, mike dhe kolege e Koço Devolës.
“U largove koleg, u largove shpejt! Mbas teje aty dhe ne te vendi pa gënjeshtra! Lamtumir! 😢” – shkruan aktorja e humorit, Mariana Kondi. /d.c












