• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Margariti sqaron deklaratën për TKOB: Nuk do të privatizohet, por kemi kërkuar të vetëmenaxhojnë të ardhurat

by Ardit Rada
29/09/2020 16:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti ka sqaruar propozimin e saj, “për një opera që del nga varësia totale e shtetit”, i cili solli shqetësim tek artistët duke menduar privatizimin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Margariti në News 24 ka shpjeguar se me deklaratën e saj nuk ka dashur të thotë që menaxhimi i TKOB do t’i kalojë privatit, por që ky institucion të ketë mundësi të vetëmenaxhohet falë të ardhurave që marrin nga shfaqjet. Ajo tha se paratë e mbledhura nuk duhet t’i hedhin në arkën e shtetit por t’i vetëmenaxhojnë.

“Si çdo herë merren fjalë të veçuara dhe jepen sfumatura që nuk ekzistojnë është momenti edhe për një sqarim. Në një analizë 4 vjeçare ajo që doja të ndaja është që teatri ka potencial dhe mundësi të dalë nga varësia totale, të mos presë nga buxheti i shtetit, pra të gjenerojnë më shumë të ardhura nga të ardhurat të ketë arkën e tij, ta mirëmenaxhojë për të rritur standardet qoftë në teknologji, pra të ketë një buxhet të dedikuar për veten e vetë”,- tha ajo.

Margariti sqaroi se, TKOB do vijojë të jetë shtetëror, do vazhdojë të mbetet i tillë. Ndaj nuk duhet të merren fjalë të copëzuara për t’i dhënë ngjyrime politike”.

Sa për penalizimin e këngëtarëve gjatë pandemisë, Margariti theksoi se ka bërë takime me ta, por shton se duke qenë se ata nuk janë shumë mirë të formalizuar në treg, është e vështirë të përllogaritet humbja e tyre.

“Ne kemi rishikuar metodikën për ndihmën e tyre me projekte të brendshme. Rastet mund të jenë sporadike, ne kemi krijuar festivale apo aktivitete, të gjitha formulat janë menduar nuk kemi kthyer asnjë kërkesë të tyre dhe sado simbolike. Këto aktivitete kanë filluar jo në masën që vetë artistët do të donin. Për t’ju ardhur në ndihmë i kemi kërkuar dokumentet që llogaritin humbjen e tyre.

Ne kemi bërë takime të dedikuara edhe në ministri. I ftoj të paraqesin sipas rregullave humbjen e tyre pra qoftë kontrata që kanë humbur, do të donim përllogaritjen e tyre, deklaratë të të ardhurave të tyre. Këtu kemi pasur problematika që nuk mund t’i zgjidhim. Na ndodh që nuk janë të formalizuar brenda kornizave ligjore me sigurimet, pra punojnë me kontrata sporadike”,- tha ajo.

/e.rr

Next Post
Trump vs Biden: A do të mbajë Amerika zgjedhje të ndershme në nëntor?

Sonte përballja e parë Trump-Biden / Covid-19 dhe taksat, dy pikat e nxehta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

SPAK dërgon për gjykim 6 zyrtarë të Bashkisë Divjakë/ Akuza, shkelje e barazisë në tendera

April 13, 2026
Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

Dëmtuan stolat e “Loro Boriçit”, procedohen 6 tifozë pas ndeshjes Vllaznia-Teuta

April 13, 2026
Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

Rama inspekton punimet në “Lungomare 4”: Projekt modern që transformon bregdetin e Vlorës, nevojiten zgjidhje të reja për parkimin

April 13, 2026
Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

Një muaj pas arrestimit, Britney Spears shtrohet në një qendër rehabilitimi

April 13, 2026
Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

Dogana shqiptare: Bllokim i përkohshëm për mjetet e tonazhit të rëndë në kalimet drejt Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjes

April 13, 2026
Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

Nga Moglica tek linja e re e Kosovës, Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike

April 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e martë 14 prill 2026

April 13, 2026
Mbreti i Panairit

Sikter Mysafir

April 13, 2026
Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

Detaje nga ngjarja në Fier, vëllai i pronarit të banesës: Hajduti ngeci në dritare, u gjet i pajetë në mëngjes

April 13, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Partia Demokratike duhet të hyjë në politikë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In