• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Margarita Xhepa: Unë dhe Vërria tek “Koncert në vitin ’36”

by
19/08/2015 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Margarita Xhepa: Unë dhe Vërria tek “Koncert në vitin ’36”

Pas vdekjes së kapedanit të kinematografisë shqiptare, Albert Verrisë, artistë të shumtë shumtë shqiptarë kanë shprehur vlerësimet për kolegun e tyre me të cilin kanë luajtur mjaft role të spikatura. Kolegia e tij në filmin “Koncert në vitin ‘36”, Margarita Xhepa, në injë intervistë për “Gazetën Shqiptare” është shprehur se ndihet e hidhëruar nga humbja e një aktori të madh, një njeriu pozitiv që donte njerërzit dhe punën. “ Një njeri i mrekullueshëm, një dhimbje për në artistët, sepse brezi i Bertit që erdhën të parët nga Akademia e Arteve, do të mbeten të paharruar për punën e madhe, për dashurinë që kishte për teatrin dhe për artin, për kinematografinë, për rolet e panumërta me artin e tij, me pasionin. Berti ishte njeri pozitiv, sepse e donte punën dhe njerëzit. Në festivale ishte gazi i shoqërisë me humorin e tij. Do na mungojë shumë dhe ndjej shumë keqardhje. E prita me shumë dhimbje lajmin e ikjes së tij”, tha Xhepa.

Aktorja Margarita Xhepa foli edhe për dokumentarin që u realizua për të kujtuar filmin “Koncert në vitin ’36”: “Së fundmi u bë një dokumentar për atë film. Një ide e bukur mes dy kohëve, se si kujtohet një film. Shkuam në Libohovë me Bert Ndreniken dhe Bert Vërrinë dhe kujtuam se si e kemi xhiruar. Libohovitët na pritën me një respekt të madh dhe dashuri të jashtëzakonshme. Humorin e krijuan Bert Verria dhe Bert Ndrenika. Kujtuam mbi një muaj xhirime në atë qytet të bukur mes mikpritjes së madhe.
Për aktoren, filmi që bëri me Albert Verrinë do të mbetet për të një nga pjesët më të bukura në kinematografi. “Ne kishim role që na vinin përballë dhe në kundërshtim me njëri-tjetrin. Berti ironizonte kastën e vjetër dhe ishte kundër nesh që kishim shkuar atje për koncert. Por, pasi mbaronin xhirimet, e rrethonim njëri-tjetrin dhe duheshim shumë e kishim respekt. Berti ishte shumë i këndshëm në shoqëri. Ndihmonte, e donte punën. Ishte gazi i shoqërisë”-shpreh Xhepa.
Në filmin Koncert në vitin ’36 tregohet vizita e dy artisteve shqiptare në qytetine Lushnjës në periudhën e monarkisë. Në këtë film Verria luante rolin e Nuri Beut , i cili bënte pjesë në kastën e qytetit dhe në rolin e një personazhi negatiV, ai kundërshtonte koncertin./Droni/

xhepa

Next Post

Ekstradohet në SHBA shqiptari, kërkohej prej 10 vitesh (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

GJKKO arsyeton përse rrëzoi SPAK-un: Dosja ‘Sterilizimi’ nuk ka grup kriminal

March 5, 2026
“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

“Nuk lëmë asgjë në dorë të fatit”/ Raketa iraniane drejt Turqisë, shqiptari në Izmir zbardh mesazhin e Erdogan

March 5, 2026
Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

Nga Irani në Ukrainë, si po e ndryshojnë luftën moderne dronët kamikazë

March 5, 2026
Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

Rusia u bën thirrje qytetarëve të vet të mos udhëtojnë në Kosovë

March 5, 2026
Kryeministrja italiane nuk heq dorë: Kampet e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë sipas planit

Italia çon sisteme mbrojtëse në vendet e Gjirit, Meloni: Kemi 2000 ushtarë atje, asete detare edhe në Qipro

March 5, 2026
U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

U kap me armë e kokainë dhe kërcënoi një shtetas, arrestohet 31-vjeçari

March 5, 2026
“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

“Postblloqe dhe radhë për bukë…”, frikë në Iran teksa sulmet SHBA-Izrael intensifikohen

March 5, 2026
Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

Nuk zbatoi vendimin gjyqësor, SPAK kërkon gjobë prej 700 mijë lekësh për Bardh Spahinë

March 5, 2026
“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

“Kina do të nxitë në mënyrë sistematike hapjen e nisur prej saj”

March 5, 2026
Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

Nën hetim punonjësja e Postës në Elbasan, si i përvetësoi mbi 300 mijë lekë

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In