• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Margarita Xhepa 90 vite ikonë, ditëlindja mes miqve e artistëve: Sa të kem shpirt në trup, teatri s’largohet!

by Java News
02/04/2024 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mes aktorëve, kujtimeve e urimeve për një jetë sa më të gjatë, Tinka Kurti festoi sot ditëlindjen e 90-të në një ceremoni festive të organizuar nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Vajza që erdhi nga Lushnja në Tiranë, pa pasur një ‘valixhe’ me vete, aq e varfër ishte familja e saj sot është një ndër aktoret ikonë të teatrit dhe filmit shqiptar.

Miqtë e suprizuan

“Kur sheh Margaritën dorëzohesh. Ajo është ylli botës, yll i skenës, e yll i jetës. Mbi të nuk vë asnjë. Lum ai që ka mundësi të ketë miqësi aq shumë që kam unë me te, e si di ajo me trajtu njerëzit. Unë jam e lumtur që jam mikja jote” thotë Tinka Kurti

Të flasësh për tu është të flasësh për dashurinë. Mendoj që për breza të tërë, që kanë kaluar e që do të vijnë do të mbetesh simbol dashurie, jo vetëm për nga syri bojëqiell e flokët bjonde që pavarësisht nga mosha e koha mbeten të pandryshuara. Njerëzit harrojnë se tek artistja që ka peshën e personazheve pa fund nuk janë 100 vjet por vite pa fund, se je pjesë e memories dhe kulturës së bukurësi shqipare. Privilegj që pata rastin të punojmë bashkë” është urimi i regjisorit Kujtim Çashku.

Ndërsa aktorja Rajmonda Bulku e uron që të ketë role deri ‘në frymën e fundit’

Një ekspozitë me kostumet që aktorja ka veshur gjatë roleve të saj në teatër apo dhe foto ishte organizuar për nder të saj.

E në fund Tinka Kurti fryu qiririn e datëlindjes së parë.

“Në qytetin tim të Lushnjes ishte zakon që nuk i festonim ditëlindjet e vajzave. Edhe djemtë e mi donin që unë ti festoja por i thoja nuk jam mësuar. Kjo është datëlindja e parë në moshë madhore” tregon ajo.

E kur kthen kokën pas kur dhimbjet gërshetohen me gëzimet’ Tinka e ndjen veten me fat që ka pasur në jetë regjisorë që i kanë besuar asaj rolet dhe gjen rastin ti përmende një nga për t’i shprehur mirënjohje.

“Jam shumë mirënjohës regjisorëve të teatrit dhe filmit. Që nga regjisori i parë Kujtim Spahivogli, Mihallaq Luarasi, Piro Mani, Viktor Gjika, Kujtim Çashku…. Jam shumë mirënjohës” thotë Tinka Kurti ndërsa shton: Arti emancipon shoqërinë“

Teatri është pasioni dhe jeta, e për Margarita Xhepën ‘sa të kem shpirt në trup teatri nuk largohet kurrë”

Prandaj fjalën e saj të rastit e mbylli me një batutë me Tinka Kurtin

“Me Tinka Kurtin kemi hyrë fare të re në Teatër dhe siç duket e kemi marrë me tapi e dashur që të kalojmë dhe të 90-tat. I them Tinkës: kemi ditët e numëruara. Por Tinka më thotë:  Jo Jo, ti po deshe ik unë e kam marrë kadalë. kadalë”

***

Ikona e kinematografisë shqiptare

Aktorja e madhe, Margarita Xhepa, feston sot ditëlindjen e 90-të. Ajo ka lindur më 2 prill të vitit 1934-ës në Lushnjë.

Xhepa është një nga figurat ikonë të Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare.

Artistja shumë e dashur nga shqiptarët u aktivizua fillimisht në Estradën e Shtetit dhe më pas në Teatrin Popullor.

Ajo spikati në plejadën e kohës përmes interpretimit të rolit të Ofelisë të tragjedisë shekspiriane “Hamleti”, vënë në skenë në vitin 1960 prej regjisorit rus Bortko.

Në skenën e teatrit, Xhepa ka luajtur mbi 150 role, mes të cilave veçojmë: Ledi Milfordin në dramën “Intrige e dashuri” (F. Shiler), Melën në dramën “Morali i zonjës Dulska” (G. Zapolska), Dafinën në dramatizimin e romanit “Lumi i vdekur” (J. Xoxa) dhe nënën në inskenimin e romanit të Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”.

Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936 (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976).

Në rolet e tjera nga dramaturgjia botërore spikasin Klea te “Dhelpra dhe rrushtë” (Figereido), Lena te “Xhaxha Vanja” (Çehov), Ledi Milford te “Luiza Miler” (Shiler), Zonja Berling te “Vizita e inspektorit” (Pristli), Zonja Lomen te “Vdekja e një komisioneri” (A. Miller), Ana Andrejevna te “Revizori” (Gogol), Marsela te “Qeni i kopshtarit” (De Vega), Mashenka te “Mashenka” (Afigenov), Shejla te “Morali i zonjes Dulska” (Zapolska), apo Dado tek “Elektra” e Sofokliut, nën drejtimin e regjisorit grek Dhimitri Mavriqis, në Teatrin Kombëtar të Greqisë, në Athinë.

Veç roleve në teatër, ka realizuar edhe 32 role në kinematografi, duke punuar me shumicën e regjisorëve shqiptarë. Me K. Dhamon xhiron “Vitet e para” dhe “Gjurmët”, me I. Muçajn e K. Mitron “Dimri i fundit”, “Tokë e përgjakur”, “Një djalë edhe një vajzë” dhe “Apasionata”, me Viktor Gjikën, “Gjeneral gramafoni”, me E. Musliun, “Rrethi i kujtesës” dhe “Vitet e pritjes” (E. Musliu), me Kujtim Çashkun, “Dora e ngrohtë”, me Dhimitër Anagnostin, “Gurët e shtëpisë sime”, me P. Milkanin, “Pranvera s’erdhi vetëm”, me S. Kumbaron, “Koncert në vitin 1936”, me Gj. Xhuvanian “E diela e fundit” dhe “I dashur armik”.

Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar, për të shkëlqyer në dramën “Streha e të harruarve”, një tjetër sukses në karrierën e saj 50-vjeçare.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 31 rolesh.

Xhepës i janë akorduar gjithashtu edhe titujt “Artiste e Popullit”, “Nderi i Kombit”, dhe Urdhri i Lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”./m.j

Next Post
E papritur: Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit. Detaje

E papritur: Ndahet nga jeta babai i Sara Gjordenit. Detaje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon efektivët

Skenë si në filma, shqiptari i burgosur për trafik droge arratiset nga spitali në Greqi! Grupi i armatosur e me makina “policie” neutralizon efektivët

September 12, 2026
VIDEO/ “Lajm i bukur”- Rama: Rikthimi i Deas së Butrintit në shtëpinë e saj pasuron edhe më shumë thesarin e trashëgimisë sonë!

VIDEO/ “Lajm i bukur”- Rama: Rikthimi i Deas së Butrintit në shtëpinë e saj pasuron edhe më shumë thesarin e trashëgimisë sonë!

September 12, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

John Goci konkurron Donald Trump, sa do të shkojë ankandi?

September 12, 2026
Vendi përfshihet sot nga reshjet, ulen temperaturat. Erë e fortë në zonat bregdetare

Ikën vapa, vijnë shirat e vjeshtës! Pas stuhisë gjatë natës, ja si parashikohet moti këtë të shtunë, bien temperaturat

September 12, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Miratimi për punën e Presidentit Trump nga votuesit e tij në pikën më të ulët

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të plagosur

Aksident i rëndë në Himarë, automjeti përmbyset në rrugë, tre persona të plagosur

September 12, 2026
Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com