• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Margaret Whitehead: Trump është i rrezikshëm

by Aalison Pearse Stevens
03/09/2016 13:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka një numër të madh mbështetësish të zëshëm, saqë krijohet përshtypja se e gjithë Amerika e përkrah. Margaret Whitehead, nga Instituti Hudson në Uashington, e shpjegon në këtë mënyrë:

“Donald Trump është mjeshtër për paraqitjen në publik apo media, televizion, Twitter e të tjera… Ai flet me gjuhën e njerëzve të thjeshtë, me gjuhën që flitet në shtëpi. Kandidatja tjetër, Hillary Clinton, flet me gjuhë të politikanëve të arsimuar, ka sjelljen e atyre që janë në pushtet. Kështu që Trump, përballë saj, duket njeri i thjeshtë, që adreson nevojat e përditshme dhe dëshirat e amerikanëve. Por, nëse flasim për shanset e tij që të zgjidhet, nuk mendoj se i ka të mira”.

Margaret Whitehead ka shërbyer në Zyrën e Zonjës së Parë, Barbara Bush. Ajo është në mesin e atyre intelektualëve amerikanë që tradicionalisht kanë votuar për Partinë Republikane. Por, në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, nuk do të veprojë ngjashëm.

“Ka shumë arsye për këtë, e në vend të parë është siguria kombëtare. Kemi qenë dëshmitarë të dështimeve të tij (Trumpit) në këtë sferë dhe kjo i ka frikësuar shumë njerëz. Njerëz nga të dyja partitë, përfshirë ish-sekretarët e shtetit, Henry Kissinger dhe James Baker, kanë shkruar një letër, duke protestuar kundër Trumpit dhe duke theksuar se ‘nuk do të ishte gjë e mençur zgjedhja e tij’. Asnjëherë në historinë e zgjedhjeve tona nuk kemi pasur letër të tillë. Kjo tregon se njerëzit janë të shqetësuar. Mendoj se ai është i rrezikshëm”, thotë Whitehead në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Shumë vëzhgues thonë se trendi republikan i mbështetjes së anti-intelektualizmit ka kulmuar me emërimin e Trumpit si kandidat presidencial. Whitehead pajtohet dhe thotë se fushata për zgjedhjet e sivjetme është ndër më të shëmtuarat në SHBA. Whitehead e cilëson atë si “turp” për secilin amerikan.

“Duket sikur kemi humbur qëllimet tona, sikur kemi shkatërruar njerëzit që kanë përvojë në diskutime për çështje të rëndësishme. Në rastin e Trumpit, ai nuk ka pasur as platformë politike deri vonë, gjë që është e padëgjuar në politikën amerikane”, thotë Whitehead.

Trump shquhet edhe për retorikë të ashpër. Ai ka thënë se do të dëbojë nga SHBA-ja të gjithë migrantët e paligjshëm, se do t’iu ndalojë hyrjen myslimanëve dhe se do të ngrejë mur në kufi me Meksikën. Trump po ashtu ka thënë se do të bashkëpunojë me presidentin rus, Vladimir Putin. Sipas disa analistëve, zgjedhjet e sivjetme në SHBA janë shumë interesante, pasi Hillary Clinton është një kandidate e aftë që nuk është e preferuar në masa, ndërsa Trump është i paaftë, porse populli e do.

“Në vendvotime, kjo do të jetë një dilemë e madhe”, thotë Whitehead.

ma.me

Next Post
Tronditet kisha, peshkopi anglikan deklaron se është ‘gay’

Tronditet kisha, peshkopi anglikan deklaron se është 'gay'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

Pse krimi shqiptar është problem për SHBA-të? Hoxha: Si ia pa DEA potencialin në Ekuador…

January 15, 2026
Shtëpia e Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

“Shqipëria shihet pozitivisht edhe në Shtëpinë e Bardhë të Trump”

January 15, 2026
Cili ishte gabimi i Ramës dhe çfarë pritet prej tij në Himarë!

Shembja e Iranit dhe pasojat për Shqipërinë

January 15, 2026
Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

Dëshmia e kameramanit që filmoi masakrën e Reçakut: Sa hyra në fshat pashë një trup pa kokë…

January 15, 2026
Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

Qeveria miraton planin e punësimit për 2026, kush janë kategoritë që do të kontraktohen

January 15, 2026
Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

Zyrtari i Trump: Ka potencial për një konflikt Kosovë-Serbi, Presidenti ta mbajë një sy në rajon

January 15, 2026
“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

“Nuk mund të merren të dhënat e telefonave, pa vendim gjykate”/ GJK frenon SPAK-un, avokati shpjegon vendimin

January 15, 2026
Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

Tre fëmijë, një nënë e masakruar publikisht dhe institucione që u zgjuan me vonesë. Kush dështoi në Durrës?

January 15, 2026
Zelensky: Sulmet e Rusisë me raketa kërkojnë një përgjigje të fortë

Zelensky: Vizita e ministres shqiptare në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje

January 15, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In