• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Marëshalli ynë me një këmbë në var lufton të bëhet sërish…’/ Ironia e Bejkos me ultimatumin e Berishës: Ai nuk i’a dha partinë që ta mbajë për vete

by Java News
05/01/2022 10:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko ka ironizuar me ultimatumin që Sali Berisha i ka dhënë Lulzim Bashës për lirimin e selisë së PD. Me një postim në Facebook, teksa e quan Berishën ‘Mareshall’, Bejko tregon ‘historinë’ e tij, zhvendosur në një kontekst tjetër, në komunizëm. Bejko përshkruan përpjekjet e ‘Mareshallit’ për të rimarrë partinë që e konsideron pronë të tij, ‘jo vetëm se e do populli, por edhe për inat të këtyre të poshtërve, imperialistëve amerikanë’.

Sipas Bejkos, ‘Maareshalli’, i cili nuk e kursente herë pas here ndonjë gotë raki, nuk arri të kuptojë se ku mbaron mirazhi dhe ku fillon e vërteta.

Postimi i plotë:

Dorrëzohu! Je i rrethuar!

Nuk ke nga shkon qen bir qeni….” -“Prit Meço, prit, Marëshalli ynë zemërgjerë na tha që t’i themi se e ka edhe një mundësi shpëtimi.

Thuaj se nëse dorëzohet pa luftë, i falet jeta atij dhe atyre pak mbështetësve që i kanë mbetur në sarajet e Toptanëve. Është djalë i ri për ta mbyllur kaq shpejtë jetën e tij.

Naa, se harova për pak. Thuaj edhe se nëse dorëzohet sot, nesër do ketë gjithë mundësitë që të aspirojë prapë të jetë kryetar partie dhe kryeministër. Marëshalli nuk i’a dha partinë që ta mbajë për vete, por që ta kthejë mbrapsht tek i zoti sa herë që t’ i dojë qejfi atij. Është shumë i ri dreqi, të ardhmen e ka përpara shejtani, ça pati kështu?! Ai e di që partia është pronë e Marrëshallit.

Marëshalli ynë, që iu bëftë dita njëmijë, është me një këmbë në var, dhe prapë ja ku është, po lufton të bëhet sërish kryeministër jo vetëm se e do populli, por edhe për inat të këtyre të poshtërve, imperialistëve amerikanë”.- i tha komisari Ald dhe u largua drejt qendrës komerciale Toptani ku e priste establishmenti dhe grupi i bluzë-zinjve të ardhur enkas nga Londra në ndihmë të Marrëshallit të madhërishëm.

Meço, pasi morri porositë e rastit nga komisari Ald, nxorri sërish kokën te cepi i kalasë dhe ia filloi avazit nga e para pasi rëkëlleu edhe një dopio raki skrapari që ia pati dhënë para dy ditësh vet Mondi, nga ajo që i mbeti pa pirë natën e vitit të ri:

-“Dorëzohu qen, dorëzohu se përndryshe në datën 8 do tërhiqesh paqësisht zvarrë, dëgjove apo jo… qen bir qeni, se na çave k…. Liroje urgjentisht zyrën se është e Marëshallit. Dëgjove apo jo?! Diiigjiii leeegeeen…!” Po nuk arriti ta mbaronte fjalinë, kishte pirë aq shumë saqë iu morrën këmbët e u rrëzua shakull në the, në pllakat e ftohta të gurit të Sarajeve.

Nga goja filloi t’i dilte shkumë, kurse muret e godinave aty pranë filluan ti dukeshin nga dy, nga tre, nga katër…në gjendje mirazhi, u kujtua se dikush nga grupi i pati thënë se kishte një lajm të keq për ti dhënë të tillë që mund ta penalizonte vazhdimin e mëtejshëm të revolucionit paqësor; Marëshalli ka dalë pozitiv me covid ditët e fundit të dhjetorit… lëvizi edhe një herë kokën. Të ishte e vërtetë vallë?! Rakia që i kish dhënë Mondi, nuk po e linte të qetë të kuptonte se ku mbaronte mirazhi, dhe ku fillonte e vërteta… Punë dreqi, kjo rakia, – tha me vete, dhe mbylli sytë në një gjumë të thellë, ashtu i shtrirë mbi pllakat e ftohta të Sarajeve, aty pranë gardhit të PD-së…

g.kosovari

Next Post
Nuk e lejoi të fliste për marrëdhënien me Einxhel, e motra e Dj Dagz ka një mesazh për moderatoren

Nuk e lejoi të fliste për marrëdhënien me Einxhel, e motra e Dj Dagz ka një mesazh për moderatoren

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyfishohen çmimet e gazit në Evropë, rezervat bien në nivelin më të ulët historik -

Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman

September 18, 2026
Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

Volkswagen tërheq mbi 208 mije automjete për shkak të një defekti në sistemin e drejtimit

September 18, 2026
Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

Triumf pa partnerë, retorika e ashpër e AfD-së që po bllokon rrugën drejt qeverisjes

September 18, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

“Shuplakë” Serbisë dhe Bosnjes, presidentja e KE vizitë në Shqipëri, Kosovë, Mal i zi dhe RMV

September 18, 2026
Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

Lehtësohen procedurat për pronat dhe oborret, trajtim “në bllok” dhe zero kosto për legalizimin e ndërtimeve

September 18, 2026
84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

84 votat e mazhorancës si sinjal politik për sponsorët e flamingove

September 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ra ky mort e gjyqtarët po mësojnë rrogat e tyre

September 18, 2026
DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

DETAJE / Kardinalit shqiptar Ernest Simoni i vjedhin banesën në Firence

September 18, 2026
Rusia rikthehet në një kompeticion të FIFA-s pas katër vitesh pezullim -

Rusia rikthehet në një kompeticion të FIFA-s pas katër vitesh pezullim –

September 18, 2026
Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

Skandal me portretin e heroit kombëtar Çerçiz Topulli në Kalanë e Gjirokastër

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com