Pas humbjes turpëruese në shtetin prej nga vjen – Florida, kandidati republikan Marco Rubio ka hequr dorë nga gara për të marrë nominimin e partisë së tij për President. “Duket se Zoti nuk deshti që unë të bëhem president.
Edhe pse ky mund të mos jetë viti për mesazh premtues për të ardhmen e Amerikës, unë ende mbesë me shpresë dhe optimist për të ardhmen e vendit tonë”, u ka thënë Rubio përkrahësve të vet në Miami.
Donald Trump e fitoi bindshëm Floridën me 46 % para Rubios që mori 27 % të votave. Trump i merr këtu të gjithë 99 delegatët.