• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Marcelo Lippi: Është viti i duhur për Juventusin të fitojë Champions

by A R
26/10/2018 21:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juventusi arriti të siguronte një fitore mjaft të rëndësishme në “Old Trafford” ndaj Manchester United duke hedhur një hap drejt kualifikimit të grupeve të Ligës së Kampioneve.

Bardhezinjtë përvese se 3 pikëve të siguruara dhuruan një performancë të shkëlqyer duke kontrolluar gjatë gjithë kohës lojën.

Skuadra e Allegrit u komplimentua shumë në atë ndeshje dhe nuk kishte si të mos mungonin komplimenta dhe nga një nga figurat më të dashura për “Zonjën e Vjetër”.

Marcelo Lippi, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, pranon se nuk mund ta humbte këtë sfidë, madje e ka shijuar në maksimum.

Juventusi i tij shpeshherë ishte sfiduar dhe shpesh e kishte mundur Manchesterin e yjeve si Giggs, Beckham e Scholes, e fundit pikërisht në “Old Trafford”, 1-0 me gol të Alessandro Del Pieros në sezonin 1996- 1997, përpara se ai dhe bardhezinjtë të fluturonin në Tokio dhe të fitonin Kupën Kontinentale, pas suksesit ndaj Ajaxit në Europë.

Dhe për sa i përket duelit të së martës, Lipi tregon: “I shijova çdo minutë. Të shihje Juventusin që dominonte në një stadium të atillë ishte madhështore, speciale, emocionuese. Realisht ishte një ndeshje spektakolare. Ajo që më goditi ishte mënyra sesi dominuan në një prej stadiumeve më të frikshëm të botës, në një ndeshje që edhe u komplikua në pjesën e dytë, por pikërisht aty treguan personalitet dhe konfirmuar rritjet e tyre totale, për të arritur tek objektivi final.”

Sigurisht që dy arkitektët ishin mbi të gjitha Masimiliano Alegri dhe Kristiano Ronaldo, dy personazhe që nuk e ndjenë absolutisht presionin dhe ky është detaji që mund të bëjë diferencën deri në fund, sipas Marcelo Lippit.

“Ndërsa shihja ndeshjen që po luante Juventusi, përsërisja me veten: Po, ky është viti i duhur për të rikthyer Champions-in në Torino.Dhe dy faktorë të rëndësishëm për të arritur këtu janë Allegri dhe Ronaldo. Massimiliano është tashmë një trajner i nivelit botëror, por nuk duhet ta shndërrojë në një fiksim fitoren në Europë. Tek ai shoh shumë ngjashmëri me veten dhe jam i bindur kur them se duke qëndruar të qetë dhe të përdorim armët që kanë, ky është viti i duhur për të arritur te tripleta. Pastaj, përveç pjekurisë dhe zgjuarsisë së Allegrit në menaxhim, nuk mund të shmanget faktori Cristiano Ronaldo.”/a.ç

Next Post
Profili/Gjenerali Lleshi, ministri që mëton të vazhdojë betejën me krimin

Profili/Gjenerali Lleshi, ministri që mëton të vazhdojë betejën me krimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In