• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Maratona/ Erion Veliaj: Tirana nuk ka asnjë limit, e kemi vetë në dorë qytetin e ëndrrave tona

by Java News
13/10/2019 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Ka nisur edicioni i katërt i Maratonës së Tiranës, e cila ofron jo vetëm një garë të fortë sportive, por edhe një mundësi për tu argëtuar dhe për të mbajtur trupin në formë. Mbi  2500 vrapues nga Shqipëria dhe më shumë 42 shtete të ndryshme, do sfidojnë veten dhe kolegët e tyre në 3 kategori të ndryshme, “We too”, “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”. Ajo që bën të veçantë këtë Maratonë është itinerari panoramik ku do të kalojë dhe pjesmarrja e disa sportistëve profesionistë nga vende të ndryshme të botës që kërkojnë të thyejnë rekorde.

Në fjalën e tij para nisjes së Maratonës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se kjo garë që është kthyer në një ekseriencë të bukur për kryeqytetin dhe për këtë falenderoi të gjitha pjesmarrësit që kanë ardhur nga të katër anët e botës. “Shumë faleminderit që keni ardhur në Tiranë. Një duartrokitje për ata që kanë ardhur nga Kosova nga qytete të tjera të Shqipërisë, nga qytete të tjera të Europës. Nga Asutralia, Zelanda e Re., Japonia, Kina, Amerika, Kanadaja, Kili. Nga të gjithë bota. Faleminderit që keni ardhur në Tiranës, jam i sigurt që do të largoheni jo vetëm me një eksperiencë fantastike, por edhe me miq të rinj”, tha Veliaj.

Ai shtoi se personalisht do të vrapoi për kauzën e atyre që u dëmtuan nga tërmeti i shtatorit duke dashur që të ndërgjegjësojë sa më shumë qytetar për të ardhur në ndihmë dhe kontribuar në përballimin e kësaj situate. “Dua t’i jap një super përshëndetje, atyre që kësaj here po vrapojnë për një kauzë. Unë kam zgjedhur kauzën time dhe ata që më kanë mbështetur për rindërtimin e shtëpive që u dëmtuan nga tërmeti, janë bërë pjesë e kauzës time. Dua t’i falënderoj ata, por të përshëndes këdo kauzë tjetër. Pashë disa që po vrapojnë për refugjatët. Një super kauzë që gjithë organizatat e OKB-së po bëjnë. Pashë disa aktivistë të tjerë për tema ekologjike, për emergjencën e klimës, për të mbjellë më shumë pemë, për të ruajtur një specie në zhdukje.  Ka edhe nga ata që po vrapojnë thjesht për qejf dhe gallatë. Nuk ka rëndësi nëse po vraponi për qejf apo për një kauzë, mirëserdhët në Maratonën e Tiranës në Edicionin e katërt”, tha Veliaj.

Më tej ai theksoi se këtë vit Maratona vjen me një itinerar panoramik dhe që reklamon zonat më të bukura të Tiranës urbane dhe Parkut të Liqenit Artificial. Gjithashtu ai shtoi se gara të tilla sportive i japin qyteti frymëmarrje, ndaj dhe theksoi se qytetarët e kanë vet në dorë ta bëjnë qytetin më të mirë dhe më të jetueshëm falë angazhimit në sport.

“Këtë vit kemi bërë një miks fantastik, midis zonës urbane të Tiranës. Për t’i treguar edhe pak turistëve ndryshimet në Tiranë, por e kemi miksuar edhe me një pjesë tjetër që është pjesa e Parkut të Tiranës, ku shumë shpejt do të fillojmë stinën tonë të mbjelljeve.  Kështu që shpresoj shumë që do të na bashkoheni, secili të mbjellë një pemë për një ditëlindje për një përvjetor. Për të përkujtuar një njeri të dashur, për fëmijët e tyre. Sot është një ditë që qyteti merr frymë. Kemi ndaluar makinat nga qendra e qytetit. Është në mënyrë për të kujtuar që në fakt për miliona vite njerëzimi ka ecur dhe ka vrapuar, vetëm në 100 vitet e fundit rri te një makinë metalike duke pritur në trafik. Kështu që është një kthim në origjinë për t’u investuar në më shumë shëndet. Qyteti ka asete plot, ka ndërtesa, pemë, sheshe. Aseti numër 1 janë njerëzit, njerëzit. Qytete pa sheshe dhe pa Pazar, ka, por nuk ka qytete pa njerëz. Ndaj shpresoj shumë që t’i kemi sa më të shpeshta këto aktivitete, ditët pa makina dhe një moment ku Tirana jonë të mbushet me oksigjen dhe të investojmë për qytetin e ëndrrave tona”, shtoi Veliaj.

Next Post
Berisha i përgjigjet akuzave të ish- truprojes: Izet Haxhia është vrasës në krah të Ramës!

Dëshmia kundër Berishës/ Avokati i Izet Haxhisë akuzon: U aksidentua se njohu shefin e grupit të shoqërimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD mbledh grupin parlamentar, Berisha: S’e keni idenë sesa të zemëruar janë qytetarët me qeverinë

A do ndërhyjë PD në ligjet e drejtësisë? Flet Sali Berisha

February 6, 2026
Berisha njofton protestën e radhës: Ju pres pas një muaji në Tiranë që të shpëtojmë Shqipërinë

Berisha akuza Ramës: Po kërcënon integrimin, në BE po shqyrtohet zhbërja e procesit për Shqipërinë

February 6, 2026
Mbi 10 mijë të dënuar do përfitojnë nga Amnistia Penale/ Zbardhet drafti i qeverisë, ja kush përjashtohet

447 persona lirohen menjëherë nga burgu, miratohet amnistia penale

February 6, 2026
Java e dytë e shkurtit risjell reshjet intensive: Ja zonat që rrezikojnë përmbytje

Fundjava me mot të paqëndrueshëm, sinoptikanët: Reshjet e shiut në formën e rrebesheve

February 6, 2026
Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

Breshëria e armëve në berberhanen e Lezhës, lihet në burg efektivi që iu kundërpërgjigj autorëve

February 6, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Shkurt 2026

February 6, 2026
Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

Manja paralajmëron drejtësinë: Vërini gishtin kokës! Do ndërhyjmë në sistem!

February 6, 2026
Tentativa për hakerimin e SPAK, ish-drejtori i Burgjeve Agim Ismaili dhe 2 të tjerë merren të pandehur. Veprat penale që akuzohen

Mesazhi i SPAK-ut në rrjetet sociale: Veprojmë të pavarur dhe hetojmë vetëm mbi bazën e provave

February 6, 2026
A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

A do të zbatohet përkohësisht marrëveshja për Mercosur? Von der Leyen po llogarit rreziqet

February 6, 2026
Irena Gjoka dorëhiqet nga shqyrtimi i dosjes “Toyota Auris”

Ja pse çështja e Irena Gjokës u zhvendos te Inspektori i Lartë i Drejtësisë

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In