• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maratona e Tiranës, interesim nga e gjithë bota. Arrin në 700 numri i të regjistruarve

by Java News
06/09/2017 14:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të dytin vit radhazi Tirana do të kthehet në kryeqytetin e të gjithë vrapuesve profesionist dhe atyre amatorë që do të marrin pjesë në Maratonën e Tiranës që do të mbahet më 15 Tetor. Tashmë edhe si një organizim i certifikuar zyrtarisht dhe i njohur ndërkombëtarisht nga International Association of Athletics Federations dhe Association of International Marathon and Distance Race, Maratona e Tiranës ka nisur përgatitjet, ndërsa në vetëm pak ditë nga hapja e aplikimeve numri i atyre që janë riregjistruar për të marrë pjesë në të ka arritur në mbi 700, ndërkohë që numri i të interesuarve është akoma më i madh.

 Burime nga grupi organizator pranë Bashkisë së Tiranës bëjnë të ditur se aplikantët që janë regjistruar deri më tani janë sportistë profesionistë, por një numër i madh i tyre janë edhe vrapues amator që ushtrojnë vrapimin individualisht. Një interes të madh mësohet se ka pasur edhe nga shtetas të huaj, të cilët gjithashtu kanë shfrytëzuar mundësitë e ofruara online për tu regjistruar në këtë ngjarje sportive me përmasa ndërkombëtare.  

 Itinerari i ri do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit të Tiranës duke mundësuar në këtë mënyrë edhe një promovim të vlerave turistike që ofron kryeqyteti. Ashtu si edhe në vitin e shkuar Maratona e Tiranës do të ofrojë mundësi garimi për të gjitha kategoritë në distanca dhe itinerare të ndryshme, ku gjithkush mund të provojë veten, duke përcjellë në të njëjtën kohë edhe mesazhin për një jetë të shëndetshme përmes sportit. 

Edhe këtë vit Maratona e Tiranës do të garojë në disa kategori si: “Fun Run” ku nxënës të shkollave Tiranës do të vrapojnë në rrugët e Tiranës, ku veç mesazhit për një jetë më të shëndetshme përmes sportit synohet që të evidentohen edhe ata që mund të jenë atletët e ardhshëm. Maratona duke përmbushur të gjitha kriteret ndërkombëtare, do të ofrojë mundësi edhe për personat me aftësi ndryshe, të cilët do të garojnë në kategorinë “We too”. Përveç këtyre dy kategorive amatore dhe me distanca të kufizuara, Maratona e Tiranës do jetë një sfidë edhe për sportistët e vërtetë të cilët do të garojnë në “Half Marathon” (21, 0975 km) dhe “Tirana 10K”.

Ndërkohë që organizatorët ftojnë të gjithë ata që nuk kanë mundur ende të regjistrohen, të aplikojnë përmes faqes online (http://maratonaetiranes.al/kategoria-e-maratones/)

a.ç

Next Post
Njihuni me austriakun që mban në kamion foton e Shenjtores Nënë Tereza

Njihuni me austriakun që mban në kamion foton e Shenjtores Nënë Tereza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të jetonim të dy në fshat”, gruaja e Jakup Krasniqit: Vendimi ishte shokues, kishim bërë plane për…

“Do të jetonim të dy në fshat”, gruaja e Jakup Krasniqit: Vendimi ishte shokues, kishim bërë plane për…

September 17, 2026
“Hashim Thaçi po tenton të zhbëjë Gjykatën Speciale”

U dënua me 25 vjet burg, reagon për herë të parë Thaçi: Qytetarët të ruajnë qetësinë pas padrejtësisë së djeshme!

September 17, 2026
FOTOLAJM / Rama viziton Malin e Shenjtë në Greqi, bashkë me të birin Gregun dhe Vangjel Tavon

FOTOLAJM / Rama viziton Malin e Shenjtë në Greqi, bashkë me të birin Gregun dhe Vangjel Tavon

September 17, 2026
“Sytë” rusë mbi Amerikën 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

“Sytë” rusë mbi Amerikën 14 satelitë spiunë mbi bazën e SHBA para sulmit iranian

September 17, 2026
“Jemi pranë agimit 2030”, Gogu: Punë titanike për integrimin në BE! S’mundet pacienti zero i korrupsionit, t’i hedhë baltë Shqipërisë

65 mijë kërkesa për dëmet në Ukrainë, Gogu: Dëmet që njihen dhe dëmshperblehen sjellin drejtësi

September 17, 2026
Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

Tronditëse në Itali/ Shpërbëhet rrjeti ndërkombëtar i pedofilisë, 10 të arrestuar në Romë

September 17, 2026
Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kurti takon Hamzën pas aktgjykimit të Hagës: Të gjejmë rrugët për të korrigjuar vendimin e padrejtë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

September 17, 2026
Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

Raporti, Rusia po përdor koreano-veriorët për montimin e dronëve luftarakë

September 17, 2026
“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

“Qatargate”, i hiqet imuniteti Dimitris Avramopoulos

September 17, 2026
Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

Aksioni në Fier, 7 të proceduar dhe qindra masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com