• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maradona: Po ta shënoja sot atë gol me dorë, do isha në burg!

by Java News
02/06/2018 10:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Diego Armando Maradona nuk është nga ata që nuk ka guxim ta vërë fytyrën e tij përpara kamerave dhe çdo gjëje tjetër, madje duke pranuar edhe “hilet” e bëra prej tij apo edhe bëmat e jetës. Gjithsesi, në pritje të Botërorit “Rusi 2018”, legjenda e futbollit argjentinas i rikthehet golit me dorë kundër Anglisë dhe nuk ka frikë që të ironizojë, madje duke e treguar të gjithë skenën dhe fjalët që shkëmbeu edhe me arbitrin pas golit me Anglinë, në Kupën e Botës 1986. Nëse atëherë goli i “Dorës së Zotit” u quajt i rregullt, sot me teknologjinë “VAR” ai vështirë se do të akordohej dhe këtë e pranon vetë Diego Armando Maradona, duke parë kamerat e shumta që janë të instaluara sot nëpër stadiume.
maradona dora e zotit

NJË GOL PËR… BURG I intervistuar nga ish-mesfushori i Arsenalit, Robert Pires, Diego përgjigjet në mënyrë të drejtpërdrejtë. “Nëse do ta kisha bërë sot, do të më kishin arrestuar, sepse duket e pamundur se si një grabitje e tillë të më lejohej përpara 80 mijë personave”. Ndoshta, në burg nuk do të kishte përfunduar, por ndoshta një karton të verdhë do ta kishte merituar nga arbitri Ali Bin Nasar dhe pa dyshim që goli do të anulohej. Kjo, për arsyen që edhe në këtë rast, mjaftoi një telekamera pas porte për ta dalluar qartë që goli ishte gjithçka, përveçse i rregullt. “Si e bëra që të dukej gati normale? E bëra me dorë dhe vura menjëherë kokën pas dorës.

maradonFenuik nuk reshte së ulëritur: ‘është dorë, është dorë’, ndërsa unë iu ktheja arbitrit: ‘po çfarë dore, thuaja që ishte gol!’ Dhe në fund gol u akordua. Ishte çmenduri. Cila është kombëtarja më e fortë e Kupës së Botës sipas meje? Nuk di ta them me bindje, por unë kam kombëtaren time ideale në kokë dhe po ua listoj…”, përfundoi Maradona, duke rreshtuar emrat që paraqiten në tabelëma.me

Next Post
Maroku kualifikohet si kandidat për Kupën e Botës 2026

Maroku kualifikohet si kandidat për Kupën e Botës 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In