• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maradona: Blatter e Platini morën pak, të ishin dënuar me burgim të përjetshëm

by Java News
27/02/2016 14:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-kapiteni i Argjentinës, Diego Maradona, thotë se prej një kohe të gjatë, presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, dhe shefi i futbollit europian, Michel Platini, duhet të ishin dënuar me burgim të përjetshëm dhe jo pezullim 6- vjeçar për shkelje të etikës. Dyshja e drejtuesve të lartë të futbollit u pezullua fillimisht për 8 vjet, por kjo masë u reduktua në Apel në 6 vjet këtë javë, për një pagesë prej 2 milionë frangash zvicerane (2.03 milionë dollarë), që ishte bërë për francezin në vitin 2011 nga FIFA, me miratimin e Blatterit, për punën e bërë një dekadë më parë. Të dy ish-drejtuesit mohojnë çdo keqbërje.

“Më duket se vendimi i Komitetit të Etikës në FIFA ishte i gabuar, – tha Maradona, 55 vjeç, për “Reuters TV”. – Duke pasur aq shumë dëshmi kundër këtyre njerëzve dhe duke parë se si ata e kishin grabitur futbollin për kaq shumë vite, duhet të kishin dhënë për të dy burgim të përjetshëm.” FIFA është kapur në krizën më të rëndë, në historinë e saj 112-vjeçare, me përfshirjen e shumë ish-zyrtarëve të saj në abuzime, të akuzuar për vepra të lidhura me korrupsionin në Shtetet e Bashkuara. Blatter është në mesin e atyre, që do të përballet me një hetim paralel zviceran.

Maradona, i cili luajti 91 ndeshje me kombëtaren e Argjentinës dhe fitoi Kupën e Botës në vitin 1986, beson se zëvendësimi i Blatter në FIFA nuk duhet të jetë i motivuar nga paratë. “Unë do të doja të shihja një president, i cili nuk është i interesuar për t’u bërë milioner në sajë të topit, sponsorëve apo Kupës së Botës, sepse kjo është mënyra për të mbledhur një peshë të mirë parash, – shtoi legjenda e futbollit botëror. – Ky është lloji i njeriut që unë dua për të udhëhequr FIFA-n dhe do të ketë mbështetjen time”.

Ai, gjithashtu, e ka quajtur kandidatin e votuar president i FIFA-s, tashmë, Gianni Infantino, deri dje Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, një tradhtar: “Ai është një tradhëtar absolut, për shkak se vazhdon të punojë sikur asgjë nuk po ndodhte, ndërsa shefi i tij (Michel Platini) ishte në mes të akuzave të rënda, i pezulluar për 6 vjet, pothuajse pas hekurave. Ky është një veprim shumë i gabuar i Infantinos, që kandidoi për president të FIFA-s.”/Telesport

Next Post

Zgjedhja e Thaçit President/ Vuçiç: Aspak i kënaqur, ne se kemi votuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com