Maqellarë/ Masë me burg për zyrtarët që u kapën me 5 mln lekë

Maqellareeee 770x422

 

 

Dy të ndaluarit e dy ditëve më parë në Maqellarë të Dibrës të dyshuar për veprën penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” dolën këtë Shtunë para togave të zeza në gjykatën e shkallës së parë në Dibër për t’u njohur me masën e sigurisë.

Gazetari Enver Doçi, raporton për “BalkanWeb” se Gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurores së çështjes, duke i lënë shtetasit Denis Xholi me detyrë jurist i Bashkisë Bulqizë dhe Abjon Ceku 25 vjeç në arrest me burg.
Avokati mbrojtës Halil Zhuka tha se nuk ka prova që ato ta kenë kryer këtë vepër penale.

Kujtojmë që simpatizantë të Partisë Demokratike, bllokuan dy ditë më parë në Maqellarë mjetin me të cilin udhëtonin Denis Xholi e Abjon Ceku. Gjatë kontrollit të policisë u gjetën 5 milion lekë të vjetra, materiale udhëzuese për të votuar dhe postera elektoral.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com