Në Kuvend pritet që të vazhdojë sot seancën e 32-të në të cilën do të shqyrtohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve.
Shqyrtimi vjen në lexim të tretë pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e ka nënshkruar dekretin për ligjin dhe e ka rikthyer sërish në Kuvend.
Ndërkohë, VMRO-DPMNE ka dorëzuar mbi 35.000 amendamente për ligjin. (b.an)











