• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Maqedonia zgjedhje, shqiptarët në sherr, Tirana sodit

by Ben Andoni
09/12/2016 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Gjendja e vërtetë “e unitetit” të komuniteteve shqiptare në shtetet me popullsi mikse ballkanike mund të shikohet lehtë në Maqedoni. Për më tepër aty mund të kundrosh edhe sesa të përçarë janë vetë shqiptarët, sesa pa ide për të ardhmen, por edhe sa pa forcë është Tirana zyrtare, që t’i ndihë. Kjo është edhe gjendja aktuale në orët e fundit, kur të gjitha partitë politike në Maqedoni, po i përmbyllin fushatat zgjedhore.

Edhe pse ka muaj që përfliten dhe diskutohen zgjedhjet dhe mezi u arrit data e tyre, këto të fundit kanë një tregues real përballë: Të ardhmen e përfolur të Maqedonisë. Ato mbahen mbas skandaleve të frikshme politike të përgjimeve, urrejtjes etnike kryesisht ndaj shqiptarëve, por edhe përballjes me alternativat për emrin dhe gjetjen e gjuhës së munguar për të marrë anëtarësimin në NATO.

Shqiptarët marrin pjesë si zakonisht me disa formacione, ku më të fuqishmet, paçka problemeve të fundit mbeten BDI-ja dhe PDSH-ja. Këto të dyja pretendojnë të kenë veçmas më shumë nga 10 vende, kurse BESA parashikohet me 3-4 mandate, sipas Menduh Thaçit të PDSH-së, teksa Aleanca për Shqiptarët, e përbërë nga LR-PDSH, UNITETI dhe RDK-ja ka pak gjasa për të arritur objektivat që i kanë vendosur vetes.

Por, e keqja nuk mbaron këtu, pasi për shkak të humbjes së besimit, mos mbajtjes së premtimeve dhe humbjes së rolit të Tiranës zyrtare, shqiptarët e Maqedonisë janë tejet të përçarë. Madje aq shumë saqë Zoran Zaev, kryetari i LSDM-së dhe përfaqësues i Listës së kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit në NJZ4, pretendon se do të marrë deri edhe votat e shqiptarëve në bastionet e tyre! I çuditshëm ky personazh që mori jetë pas përgjimeve në vend, por edhe mënyra disi jo e ndershme sa i përket qasjes me shqiptarët.

Sa për premtimet, gjëja e cila ka qenë më brengosëse ishte se veç joshjes së fashave të ndryshme të komunitetit, ka ardhur radha e administratës që të vuajë kulaçin (lexo kërbaçin) e të gjithë politikanëve (këta të fundit përsërisin se nuk preken paçka kë votojnë!) ndaj i duhet të dëgjojnë me kujdes.

Politika shqiptare në Maqedoni ka një rregull zgjedhor të pafolur, që i bashkangjitet partisë fituese maqedone. Me sa duket, kjo do të funksionojë sërish dhe këtë e kupton nga Ali Ahmeti i BDI-së, që është prej kohësh, i lidhur me qeverinë në fuqi, ndërsa ai vetë krejt skeptik prej partizave shqiptare të dala, ku shumë syresh janë të dala nga formacioni i tij. Ai nuk ka hezituar që tashmë fushatën ta bëjë një-kahëshe: Votoni BDI-në, por jo të bënte përpjekje për shqiptarët e bashkuar.

Ndërkohë shqiptarët po përballen me shumë probleme të integrimit, mosrespektimin e marrëveshjes së Ohrit, gjuhës, ashtu si edhe ato që do të rrjedhin prej kazusit “Monstra” dhe “Sopoti”, që me sa duket nuk do kenë zgjidhje të shpejta.

Vetë Maqedonia në dinamikën e saj ka treguar më së miri trendin ballkanik të kaosit, kurse sa i përket shqiptarëve ka përshfaqur realisht sesa të përçarë jemi nga mungesa e ideve dhe mungesa e një vetëdije të sinqertë kombëtare.

Për fatin e keq, Tirana jo vetëm nuk e bën më dot rolin e qendrës së shqiptarëve, por me nivelin e saj të korrupsionit, paraqitjen e dobët ekonomike dhe diplomacinë e saj të brishtë nuk mund t’i bashkojë më, përveçse t’i sodisë. Maqedonia është në udhëkryq, por shqiptarët janë realisht në zgrip të një gjendje pashpresë, që edhe këto votime nuk mund ta ndryshojnë. Këtë e kupton edhe kur lexon Ali Ahmetin dhe Menduh Thaçin, që ndërrojnë njeri-tjetrin në pushtetin maqedon, duke akuzuar me të njëjtën retorikë po njëri-tjetrin. (Javanews)

Next Post
Kripë e kafe në urinë, si manipuluan sportistët rusë testin e dopingut

Kripë e kafe në urinë, si manipuluan sportistët rusë testin e dopingut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

Kush është (dhe ku është) Khamenei, Ajatollahu që nuk është larguar nga Irani që nga viti 1989

February 28, 2026
“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

“Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”, Netanyahu bën thirrje për ndryshim regjimi

February 28, 2026
Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

Irani nis kundërpërgjigjen ndaj sulmit të SHBA-së dhe Izraelit, regjimi iranian lëshon raketa drejt shtetit hebre

February 28, 2026
Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po bëhen në Korridorin VIII

Shembja e rrugës në aksin Librazhd-Prrenjas, Rama: Nuk ka asnjë lidhje me punimet që po bëhen në Korridorin VIII

February 28, 2026
Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

Rama dhe Vuçiç i shkruajnë Brukselit: Na integroni tani në tregun e përbashkët dhe në Shengen!

February 28, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

February 28, 2026
Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

Sulmi mbi Iranin, MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë në Izrael: Tregoni kujdes

February 28, 2026
“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

“Ulërima e luanit”/ Izraeli dhe SHBA-të sulmojnë me raketa Iranin

February 28, 2026
“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In