• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Maqedonia/Zëvendëskryeministri Osmani: Marrëveshja, kapitull i ri për rajonin

by Java News
14/06/2018 07:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bujar Osmani, zëvendëskryeministër i Maqedonisë për Integrime Evropiane, ka thënë se marrëveshja me Greqinë për emrin e shtetit maqedonas shënon hapjen e një kapitulli të ri për rajonin.Dy shtetet u morën vesh këtë javë që shteti maqedonas të marrë emrin Maqedonia e Veriut, dhe kjo, sipas Osmanit, është një nga tri datat më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë. Ai ka thënë se tash Maqedonisë do t’i hapen dyert për integrim në Bashkimin Evropian dhe anëtarësim në NATO.

“Mendoj që është një prej datave më të rëndësishme në historinë e Maqedonisë. Ajo që është 8 shtatori 1991 nga pavarësia, 13 gushti i marrëveshjes së Ohrit, data e tretë është 12 qershori, ditë kur mendoj se u rrënua edhe një Mur i Berlinit në Ballkan që do të mundësojë përfundimisht integrimin e rajonit në NATO dhe konsolidimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Do të shënohet si dita që hap një kapitull të ri evropian për Maqedoninë dhe rajonin”, ka thënë ai për Interaktiv të KTV-së.Osmani ka thënë se edhe shqiptarët në Maqedoni e kanë pritur pozitivisht emrin e ri, “pasi emri ka qenë pengesë për anëtarësim në NATO dhe BE”.

Ai ka thënë se menjëherë pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë, Greqia do të informojë NATO-n se janë tejkaluar problemet dhe se më s’ka pengesa për zgjerim të NATO-s. Ka thënë se emri i ri hap rrugë për anëtarësim edhe në BE, por sipas tij kjo është më komplekse.

Sa i përket zërave kundër marrëveshjes, Osmani ka thënë se “është e natyrshme të ketë reagime sepse jo të gjitha palët janë të kënaqura”.

“Protesta ka para parlamentit. Shpresoj të mos jenë të dhunshme. Është e natyrshme se ka reagime sepse është emocionale. Janë emocione të akumuluara për 27 vjet. Të ngarkuara nga agjenda të ndryshme dhe ato shpërthejnë. Do të ketë edhe tentativa për pengim nga aktorë dhe faktorë që s’kanë interes në anëtarësimin në NATO. Energji e rezistencës ndaj anëtarësimit në NATO do të ketë forma të ndryshme, por është proces i pakthyeshëm. Kjo marrëveshje edhe përkundër çdo tentative për rezistencë do të shohë dritën e saj”, ka thënë më tej ai. “Marrëveshja është kompromis. Kompromiset gjithmonë nuk kënaqin pritjet dhe kërkesat e të gjitha palëve. Shumica e forcave në të dy vendet konsiderojnë se marrëveshja garanton dinjitetin e të dy palëve dhe stabilitetin në rajon. Do të ketë rezistenca, diku të stimuluara e diku origjinale, por mendoj se marrëveshja do të ketë sukses”.

Ai ka thënë se në pasaportat e maqedonasve tani do të shkruajë “qytetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Osmani ka folur edhe për mbledhjen e përbashkët që pritet të mbahet mes qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë. Ka thënë se gjithçka është në rregull dhe se ka mbetur vetëm caktimi i datës nga dy kryeministrat.

“Me vendim të qeverisë, jam koordinator i Maqedonisë për mbledhjen e përbashkët. Ne dhe grupet kemi punuar intensivisht dhe kemi punuar deri në detaje rendin e ditës. Kanë mbetur vetëm çështjet teknike e caktimit të datës, që është punë e kryeministrave varësisht prej agjendës. Si koordinatorë unë dhe Enver Hoxhaj jemi gati për këtë mbledhje”, ka thënë në fund ai, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Tare sjell një tjetër shqiptar te Lazio për 7 milionë euro

Tare sjell një tjetër shqiptar te Lazio për 7 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

Irani dhe Omani drejt një marrëveshjeje për ngushticën e Hormuzit, pa rifilluar dialogun me SHBA-të

August 3, 2026
Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori

Sherri për një vajzë dyshohet se i mori jetën 24-vjeçarit shqiptar në Itali! Identifikohet autori

August 3, 2026
21 mijë maturantë garojnë në universitete, Xhelaj: 77% janë nxënës që mbaruan këtë vit

21 mijë maturantë garojnë në universitete, Xhelaj: 77% janë nxënës që mbaruan këtë vit

August 3, 2026
Misteri i jahtit në Palasë, 4 personat mohojnë të kenë qëlluar me armë. Lirohen nga policia

Misteri i jahtit në Palasë, 4 personat mohojnë të kenë qëlluar me armë. Lirohen nga policia

August 3, 2026
“Operacioni July” në Durrës, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar për 6 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje

“Operacioni July” në Durrës, arrestohet 44-vjeçari i dyshuar për 6 vjedhje dhe tentativa vjedhjeje

August 3, 2026
Kuba në errësirë totale pas urdhrit të Donald Trump, bie rrjeti energjitik në mbarë vendin

Kuba në errësirë totale pas urdhrit të Donald Trump, bie rrjeti energjitik në mbarë vendin

August 3, 2026
Hashim Thaçi mbetet në paraburgimin e Hagës, i refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh

Hashim Thaçi mbetet në paraburgimin e Hagës, i refuzohet garancia prej 50 mijë eurosh

August 3, 2026
Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik! Nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë

Vdekja e minatorit në Bulqizë, arrestohet drejtuesi teknik! Nuk zbatoi rregullat e mbrojtjes në punë

August 3, 2026
Humb kontrollin e mjetit, 28-vjeçarja përplaset me barrierat e urës në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë

Humb kontrollin e mjetit, 28-vjeçarja përplaset me barrierat e urës në hyrje të fshatit Stan-Karbunarë

August 3, 2026
Media libaneze ngrenë alarmin: Izraeli ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në jug të Libanit

Media libaneze ngrenë alarmin: Izraeli ka përdorur bomba me fosfor të bardhë në jug të Libanit

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com