• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, May 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Maqedonia, vendi i liderëve të pasur

by
14/08/2015 18:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maqedonia, vendi i liderëve të pasur

Një shtëpi modeste me pak mobilie, Volkswagen Buba e vitit 1987 dhe pronë tjetër me vlerë prej vetëm 2 mijë dollarësh amerikanë. Kjo është fleta anketuese e Presidentit të Uruguait, Jose Mujisa, i cili është i njohur për titullin e presidentit më të varfër në botë.

Në Maqedoni është e vështirë të gjendet një fletë të tillë anketuese modeste. Edhe pse të dhënat që shkruhen nuk janë të plota, funksionarët në Maqedoni megjithatë kanë me se të “lavdërohen”.

Llogari të plota bankare, depozita të afatizuara, toka, aksione, shtëpi dhe banesa figurojnë si pronësi edhe të liderëve të partive më të mëdha politike në Maqedoni: VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Kryetari i Qeverisë, Nikolla Gruevski, hyri në politikën e Maqedonisë si ministër i Ekonomisë, një sektor i cili pothuajse nuk kishte buxhet dhe mjete themelore për punë në vitin 1999.

Në vitin 2003 ai u zgjodh si kryetar i VMRO-DPMNE-së, kurse vetëm pas tre vitesh u ul në postin e kryeministrit. Që nga viti 2006, ai është kryeministri i Republikës së Maqedonisë.

Është një sekret publik që Gruevski së bashku me familjen jeton në një nga këto banesa, në rrugën “Pavell Shatev”, por është një enigmë se në cilin emër është regjistruar banesa në të cilën, gjoja, banon kryeministri.

Në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Gruevski ka deklaruar një listë mjaft të gjatë të pronave që cilat zotëron. Në listë mund të shihen mbi tridhjetë depozita në denarë dhe deviza, libreza të kursimeve dhe kartela kreditore. Edhe në vitin 2007, kryeministri ka deklaruar se ka në pronësi 12 kartela kreditore, si dhe depozita, libreza të kursimeve… me atë dallimin se atëherë Gruevski ka deklaruar se posedon 31.000 euro, 6.100 franga, 1.200 dollarë amerikanë, 565 funte dhe 85.000 denarë ose të gjitha së bashku janë 40.179 euro.

Kryeministri edhe tani ka deklaruar se zotëron kartela dhe depozita, kurse për gjysmën e tyre “nuk ka shkruar të dhëna” në kolonën për prejardhjen e parave dhe të pronës. Gjegjësisht, të dhëna për prejardhjen e parave nuk ka shkruar për rreth 15.400 eurosh në depozita bankare, 1.6 milionë denarë apo për rreth 27 mijë eurosh, 1.312 frangash zvicerane, 204 dollarësh amerikanë dhe 246 funtesh britanike.

Në bazë të deklarimit të definuar si “fitime në mënyrë tjetër”, si depozita bankare Gruevski ka deklaruar se zotëron 6.6 milionë denarë ose rreth 108 mijë euro, 31. 928 euro, 4.984 dollarë, 1.054 franga dhe 595 funte. Gjithsej, Gruevski si depozita bankare ka deklaruar 48.839 euro, 5.188 dollarë, 2.366 franga zvicerane, 8.330.542 denarë dhe 841 funte britanike.

Llogaritur me euro, prona e përgjithshme e Gruevskit e deklaruar në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit del se është 200.433 euro (sipas kursit të sotëm të këmbimit të NBM-së), që në krahasim me vitin 2007 është pesë herë më shumë. Të paktën, në krahasim me atë që e shkruanin atëherë mediat duke iu referuar të dhënave të Komisionit kundër Korrupsionit.

Zaevi “peshon” rreth 750.000 euro

Para se të promovohej si shef i Socialdemokratëve, Zaevi është konsideruar si një njeri për të cilin politika është një luks për shkak të statusit të një qytetari të pasur të Strumicës.

Megjithatë, numrat në fletën e tij anketuese edhe atëherë edhe tani flasin për diçka tjetër. Në fletën anketuese, si pronë të përbashkët Zaevi ka deklaruar një shtëpi me vlerë prej 18.450.000 denarësh ose 300.000 eurosh, pastaj një banesë me vlerë prej 1.854.000 denarësh ose 30.146 eurosh dhe një tokë bujqësore me vlerë prej 2.460.000 denarësh ose 40.000 eurosh. Përveç kësaj, Zaevi ka deklaruar se zotëron edhe një hapësirë afariste me vlerë prej 3.690.000 denarësh ose 60.000 eurosh. Si një pronë e përbashkët janë edhe aksionet me vlerë prej 12 milionë denarësh, ose 195.121 eurosh, si dhe 616.506 denarë ose 10 mijë euro si të ardhura nga shitja e një automjeti. Si një pronë personale Zaevi ka deklaruar edhe një kërkesë në bazë të një huazimi të dhënë me vlerë prej 4.300.000 denarësh ose 69.918 eurosh dhe një depozitë të afatizuar në deviza me vlerë prej 984.000 denarë apo 16.000 euro. Gruaja e tij ka pasur të ardhura nga shitja e një automjeti në shumën prej 92.250 denarë, kurse ka një depozitë të afatizuar në deviza me vlerë prej 153 mijë denarësh. Një depozitë në deviza kanë edhe fëmijët e tij në vlerë prej 1.233.000 denarësh.

Llogaritur me euro, Zaevi “peshon” rreth 750 mijë euro (ose më saktë 744.496 euro sipas kursit të sotëm të këmbimit të NBM-së), nga të cilat 431.000 janë pasuri të patundshme, rreth 20 mijë eurosh janë letra me vlerë, rreth 12 mijë janë në bazë të “të ardhurave të tjera”, ndërsa rreth 40 mijë euro janë depozita bankare.

Sa është pasuria e Ali Ahmetit

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, zotëron rreth 140 mijë euro (ose më saktë 138.276 euro), nga të cilat pasuri të patundshme në vlerë prej 120 mijë eurosh, rreth 12 mijë euro në depozita bankare dhe pasuri të tundshme në vlerë prej 7 mijë eurosh. Kjo është pasuria e tij të cilën e ka deklaruar me fletën anketuese në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të Maqedonisë. Si pasuri e patundshme posedon një tokë bujqësore me një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë në Shqipëri me vlerë prej 30 mijë dollarësh amerikanë dhe një shtëpi në Kërçovë me sipërfaqe prej 254 metrash katrorë, e cila është vlerësuar me 100 mijë dollarë amerikanë.

Ahmeti ka deklaruar depozita bankare në vlerë prej 758.482 denarësh, për të cilat është shkruar se “janë fituar në një mënyrë tjetër”. Ai nuk ka deklaruar se zotëron automjet, por vetëm Volksëagen Polo të vitit 2010, me një vlerë prej 7000 eurosh si pronë e bashkëshortes.

Për dallim nga viti 2013, Ahmeti është më i varfër për më shumë se 300 mijë euro. Në fletën më të re anketuese të Ahmetit nuk qëndron shtëpia në Shkup, me një sipërfaqe prej 803 metrash katrorë, vlera e së cilës ishte 150 mijë euro, si dhe toka bujqësore në Kërçovë, e cila ishte vlerësuar me rreth 153.000 eurosh.

Sipas raportit të Entit Shtetëror të Revizionit nga viti 2006, vëllai i Ahmetit, gjoja ka lidhur një marrëveshje me “NP Kullotat” në vlerë prej 120 mijë eurosh (mjete të Ministrisë së Bujqësisë), për të ndërtuar katër stane, e për të cilat mediat shkruanin se bëhet fjalë për vila luksoze. Për çdo stan, në bazë të “modernizimit” nga arka e “NP Kullotat”, siç thuhet në raportin e Entit Shtetëror të Revizionit, janë paguar nga rreth 30 mijë eurosh.

Vetëm Thaçi është regjistruar në Kadastrën e patundshmërive

Më shumë se 20 vjet aktiv në skenën politike, lideri i Partisë Demokratike të Shqiptarëve (PDSH), Menduh Thaçi, peshon më shumë se gjysmë milioni euro. Ai zotëron saktë 613.406 euro (sipas kursit të sotëm të këmbimit të NBM-së) si pasuri të patundshme, të tundshme dhe depozita bankare, të dhënat që janë të deklaruara në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK).

Rreth 75.000 euro janë të deklaruara si borxh në bazë të kredisë.

Nga ajo që është deklaruar në KSHPK, në emrin e tij personal figurojnë dy shtëpi në Tetovë, nga të cilat e para është me sipërfaqe prej 1.186 metrash katror dhe është vlerësuar me 213 mijë euro, ndërsa e dyta është me sipërfaqe të përgjithshme prej 205 metrash katrorë dhe është vlerësuar me 750 mijë euro. Shtëpia e parë është fituar në bazë të trashëgimit, ndërsa e dyta në bazë të kontratës së shitblerjes.

Si një pronë e tundshme janë deklaruar dy automjete, nga të cilat në emrin e tij figuron automjeti i tipit “BMW” nga viti 1996, me vlerë prej 50 mijë eurosh, ndërsa automjeti “Peugeot” i vitit 2005 vlerësohet me rreth 7000 eurosh dhe është deklaruar si pronë e bashkëshortes. Të dy automjetet është deklaruar se janë fituar në bazë të kontratës së shitblerjes.

Thaçi gjithashtu ka deklaruar se ka kërkesa në bazë të një huazimi të dhënë në vlerë prej 23.300 eurosh. Për këto mjete është deklaruar se janë fituar ” në një mënyrë tjetër”.

Si depozita bankare, Thaçi në emrin e tij personal ka deklaruar rreth 173 mijë euro, prej të cilave 1.463.198 denarë janë në llogarinë e tij bankare, rreth 99.000 euro janë depozita në deviza, ndërsa 3.134.416 denarë janë deklaruar si mjete në librezën e tij të kursimeve. Për të gjitha këto depozita bankare Thaçi nuk ka dhënë detaje për prejardhjen e tyre.

Nga ana tjetër, sipas dokumentit të cilin SCOOP-Maqedonia e ka marrë nga Agjencia për Kadastrën e Patundshmërive e RM-së, Thaçi “është regjistruar në Kadastrën e Patundshmërive” edhe atë në tetë fletë anketuese, të gjitha në Tetovë. Nga këto prona të patundshme, gjashtë janë në Komunën Kadastrale Tetova 1, një është në Tetova 2 dhe një është jashtë qytetit.

Pasuria e vërtetë me prejardhje të panjohur

Ish-kryetari i Komisionit Kundër Korrupsionit, Dragan Malinovski, ka dyshime në numrat e publikuar në lidhje me gjendjen pronësore të liderëve. Ai veçanërisht është i habitur nga fakti se në disa raste nuk deklarohet prejardhja e një pjese të pronës e cila deklarohet.

“Ata janë detyruar me ligj për të dhënë edhe këtë të dhënë. Duhet ta plotësojnë fletën anketuese sipas formularit. Mosdhënia e një të dhëne të tillë do të thotë fillimi i një procedure administrative para DHP-së. Nëse gjendet një pronë që nuk është deklaruar apo një pronë e cila nuk është deklaruar se si është fituar, atëherë DHP-ja përcakton një tatim me një normë tatimore progresive prej 70%. Nëse ka elemente të veprës penale, atëherë do të përfshihet edhe prokuroria”, thotë Malinovski. “Shikoni këtu, mendohet për gjithë pasurinë familjare të funksionarit, e jo vetëm pasurinë e tij personale”, shton ai.

Sipas tij, KSHPK-ja duhet të ndërmarrë masa, gjegjësisht të ngrejë një procedurë kundërvajtëse, pastaj një procedurë administrative para DHP-së, dhe nëse ka prova për një vepre penale – të parashtrojë një padi në Prokurorinë Publike.

Malinovski thotë se mosplotësimi i kolonës për prejardhjen e pronës është pjesa beninje e problemit me mungesën e transparencës së funksionarëve.

Edhe Vanja Mihajllova, eksperte për anti-korrupsion, thotë se me mosplotësimin e kolonës për prejardhjen e të hollave ose të pronës tjetër shkelet neni 36 i Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas saj, jo vetëm te disa prej funksionarëve kryesorë të shtetit, por ky problem me mosdeklarimin e prejardhjes së pasurisë është i pranishëm pothuajse te të gjithë funksionarët.

“Në gati çdo fletë anketuese mungon ndonjë e dhënë. Komisioni Kundër Korrupsionit deri më tani është dashur të fillonte procedura për këtë gjë, të cilat janë të detyruara në bazë të nenit 36 ​​të Ligjit për Parandalimin e Korrupsionit”, thotë Mihajllova.

Kryetarja e Transparency International Maqedoni, Sllagjana Taseva, thotë se liderët e partive duhet të deklarojnë edhe pronën e të afërmve të tyre, dhe jo vetëm pronën e tyre personale. Ajo mendon se gjendja e deklaruar pronësore e liderëve është mjaft reale sepse e njëjta mund të kontrollohet.

“Transparenca mundëson që qytetarët të komentojnë dhe të japin mendimin e tyre, apo të raportojnë se të dhënat janë të pasakta”, shton Taseva.

Next Post

Sharon Stone pozon nudo në moshën 57 – vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

Hiqet monitorimi për Sarkozy, Gjykata e Parisit lehtëson masën ndaj ish-presidentit francez

May 7, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Idealizimi i tepruar i sistemit zgjedhor

May 7, 2026
Spahiu: Avokati i arrestuar nuk kreu vepër penale, por shkelje etike dhe rregulli në seancë

Spahiu: Në demokracitë perëndimore garë për kryetar bën partia që humb zgjedhjet dhe jo ajo që fiton

May 7, 2026
“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

“Doktori është dhe Doktori do të jetë”, Shehi për zgjedhjet në PD: Këtë teatrin ta kursenin!

May 7, 2026
Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

Hantavirusi, BE aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile, nesër vendosen protokollet e karantinës

May 7, 2026
PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

PD të premten protestë, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë

May 7, 2026
Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

Tronditet Saranda! Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, detajet e para

May 7, 2026
Alesia Balliu i kundëpërgjigjet Boçit: Opozita nuk mund të jetë antiligjore

Berisha i vetëm në garë, Balliu: Pronari real i PD nuk është Saliu, por Shkëlzeni!

May 7, 2026
Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

Taksat mbi pagat në Evropë, sa u mbetet në xhep beqarëve dhe sa kursejnë familjet me fëmijë?

May 7, 2026
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Sherr në një mobileri Nikël, përfundojnë në spital dy vëllezër, autorët në kërkim

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In